Andi Bushati: Rama më shumë se reformën në drejtësi, do Metën. Kërkesa e Majkos për zgjedhje është utopi

13 Mars 2016, 16:47Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Ish- kryeministri socialist Pandeli Majko ka thyer akullin dhe është treguar më i guximshmi ndër kolegët e tij duke shpallur publikisht se partia e tij e ka kundërshtare LSI-në në lidhje me reformën në drejtësi. Klithma e Majkos, se PS është vetëm në këtë proces dhe kërcënimi i tij (se për këtë duhet shkuar drejt zgjedhjeve të reja) është një akt për tu përshëndetur. Jo vetëm sepse ai prej kohësh e shpërfill gjuhën e drunjtë që po qesharakëzon shumë kolegë të partisë së tij, jo vetëm se ai vendos pikat mbi “I” duke theksuar se LSI dhe PD janë shumë më pranë njëra-tjetrës në këtë proces, por mbi të gjitha se ai nuk ka frikë të tregojë me zë të lartë, një gjë që tashmë e kanë kuptuar të gjithë.

Natyrisht përpos këtyre cilësive, qëndrimi i Majkos ka një problem. Ai niset nga premisa sikur në këtë proces socialistët janë në anën e kulluar të historisë. Sikur frika reale e kundërshtarëve të tyre, se Rama mund të kapë drejtësinë nuk qëndron. Sikur paranoja, gjithnjë e vërtetuar këtej pari, se “të huajt” janë të priur të flirtojnë me ata që janë në qeveri, nuk duhet marrë parasysh. Sikur droja se edhe një reformë perfekte, mund të shndërrohet në nul nga një pushtet i koruptuar, nuk duhet përfillur.

Mes dy linjave që janë shfaqur sot, asaj që koalicioni i fshehtë PD-LSI nuk e do reformën pasi ajo mund të çojë pas hekurave krerët e tyre dhe asaj të dytës, që pretendon se ky koalicion i trembet një revanshi të Ramës për qëllime politike, Pandeli Majko nuk ka asnjë dilemë. Ai duket se beson se armiqtë e reformas duan më shumë fatin e tyre politik se Shqipërinë dhe prandaj për të zgjidhur nyjen gordiane me këta “armiq të vendit”, ai i propozon zgjedhje të parakohëshme, kongresit të afërm të socialistëve.

Natyrisht këtu nuk është vendi, ti hyjmë debatit nëse është i drejtë qëndrimi i dy herë kryeministrit të krizave, se PS është në kahun moral të kauzës për drejtësinë apo jo. Personalisht unë mendoj, se ka diçka të vërtetë në të dy versionet. Pra edhe në faktin se Berisha dhe Meta nuk duan ta lënë sistemin në duart e amerikanëve duke u frikësuar për fatin e tyre personal, por edhe në faktin se Rama po mundohet ta manipulojë atë për interesat e tij politike.

Por, në këtë rast kjo ka pak rëndësi.

Edhe sikur Majko të ketë tërësisht të drejtë, edhe sikur partia e tij të mendojë kokë e këmbë vetëm në interes të Shqipërisë edhe sikur ky debat të jetë thjeshtë bardhë e zi, një ndarje mes socialistëve të mirë dhe koalicionit të djeshëm qeverisës që përfaqëson të keqen, ai sërish ka një problem.

Sepse formula që jep Majko, ajo e zgjedhjeve të parakohëshme, nuk është një zgjidhje.

Sepse pyetja që shtrohet pas saj është: çfarë do të zgjidhin këto zgjedhje?

Duke qenë se sipas Majkos, PS do të shkojë drej tyre pasi mbeti vetëm për reformën, a do të jetë e detyruar të hyjë vetëm edhe në garën elektorale? A është e gatshme të ndahet nga LSI? Të prishë me të jo vetëm kontratën e qeverisjes, por edhe atë për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm? A është në fund të fundit, i aftë Edi Rama, të rrezikojë pushtet për të bërë shtet?

Pandi Majko e di mirë se e gjitha kjo është një ëndër utopike.

Si njeriu i parë i rëndësishëm në PS, që denoncoi koalicionin e turpshëm të një prillit, si politikani që ka deklaruar vetë se nga qeveria e dogjën qëndrimet që ka mbajtur ndaj Ilir Metës, ai e di që Rama dhe partia e shndërruar në garnizon, nuk ka guximin të ndahet nga vëllai i koruptuar armik. Jo vetëm sepse janë edhe vetë po aq e koruptuar, por se mbi të gjitha: më shumë duan pushtetin sesa Shqipërinë (për të përdorur shprehjen kaq në modë këto ditë).

Sepse Rama do më shumë Ilir Metën sesa reformën në drejtësi.

Pikërisht për këtë, propozimi i Majkos për zgjedhje, nuk është një zgjidhje.

Ai ka vlerë se e vë mbartësin e tij, në rangun e një politikani që thotë të vërtetën, se i jep atij rastin të distancohet nga metastazat e lsizimit që kanë kapluar tërë koalicionin, por ai nuk i ofton rrugedalje, as reformes dhe as një qeverisjeje që do të vazhdojë të zvarritet pas Ilir Metës.

Lapsi.al

12 komente në “Andi Bushati: Rama më shumë se reformën në drejtësi, do Metën. Kërkesa e Majkos për zgjedhje është utopi”

  1. shqupasi says:

    Me ty jam dakord vetem per ate. qe LSI dhe PD , nuk e duan kete reforme . sepse kane bere kaq shume zullume. sa qe e dijne se po e miratuan, i bejne varrin vetes.

  2. Luani usa says:

    Gazetar dhe analist ne Shqiperi shumica jane te kohes primitive sic jane Andi Bushati,Prec Zogaj,Armand Shkullaku,Lutfi Dervishi,Fatos Lubonja…., me perjashtim te gazetareve dhe analist te kohes bashkohore Andrea Stefani dhe Lorenc Vangjeli..

    1. mirel says:

      Ai Andrea Stefani eshte me trapi dhe mediokri.
      Andi eshte inteligjent, po varet kur shkruan ndonjehere ka influenca, ndersa kohet e fundit me eshte dukur me asnjanes dhe I sakte.

      1. spartaku says:

        Mirel! Andi Bushati me disa pseudogazetare te tjere te tv.klan,si gogoleshi Shkullaku(qe eshte me i peshtiri),si dhe Fevzot e ca minje te tjere,jane me palaçot e cirkut kinez.Ata jane bashkepunetore te kryekrimineli Sali Berisha,qe financohen nga ai bastard.

  3. dr says:

    Nje llogjike e perkryer nga Bushati .

  4. Treviso says:

    Nuk ka ngelur gje tjeter por populli duhet ti drejtohet shteteve te bashkuara te Amerikes dhe BE-se qe te vendosi medhune reformen. Reforma eshte per te ndihmuar popullin dhe per te formuar shtetin ligjor. Mafja politike nuk e miraton kete reforme se eshte kunder tyre. Kush eshte ai politikan nderkombetare qe nuk e din kete? Reforma nuk eshte vetem per te miren e shqiptareve por dhe per SHBA dhe BE. Si behet per te miratuar refo rmen nga politikanet? SHBA duhet ti cilesoi me emra politikanet e korruptuar, duke e nisur nga kryekrimineli, krimineli dhe Ilir floriri.
    Prokuroret dhe gjukatesit e korruptuar te mbajne rradhen pas politikaneve. Reformen le ta kalojne politikanet e ndershem , si te djathte dhe te majte.

  5. Arben says:

    POPULLI SHQIPETAR DO DREJTESI.

    REFORMA DUAN POLITIKANET PER TE JUSTIFIKUAR PUNEN E TYRE.

    POPULLI DO THJESHT DREJTESI.

  6. qytetar says:

    Reforma ne drejtesi sjell shume te mira ne shqiperi ,nuk eshte vetem per te futur Berishen me shoket e tij ne burg ,por Reforma ne drejtesi ka nje rendesi te vecante dhe per ardhjen e investitoreve te huaj ne Shqiperi ,qe do te hapi shume ftonte pune .
    ANTISHQIPETARI BERISH PO I PRISH SHUME PUNE SHQIPERISE . RAMA KA RENE NE NJE UDHE KRYQ ,QE NJK DEL DOT ,SEPSE NUK KA VOTA . SHWIPETARET SI TRUSHPLARE QE JANE ,JANE AKOMA ME BERISHEN QE E SHKATARROJ SHQIPERINE .
    PER HIRE TE SE VERTETES RAMA PO NDERTON SHTETIN QE E GJETI RRUMPALLE . TURP PER ATA QYTETARE QE I JAPIN VOTEN METES DHE BERISHES .

  7. Farudini says:

    Bushat, analize brilante, pa doreza dhe drejtperdrejt. Ky eshte realiteti ne ps i ushqyer nga rama.
    Nese Majko e ka seriozisht keto duhet ti ngreje me force ne parti, pa u ledhatuar nga puc pucet e Rames sharlatan.

  8. Lufte psikollogjike says:

    Majko duke qendruar larg detyrave shtetrore,ka haruar se PS,duhet ta filloj “dekriminalizimin nga largimi i ish pushtetarve te pushtetit lokal,qe sot kane kapur detyra te rendesishme shtetrore.
    Keta ish pushtetar lokal jane te koruptuar,pothuajse si ata te PD-s,per te ruajtur pushtetin dhe privilegjet personale,bejne aleanca me te djathtet ne dem te elektoratit qe i ka votuar.
    PS-ja mos mendoj se ne gjirin e saj jane “engjejt”,shpesh reformat e saj nuk shkojne ne drejtimin e duhur,por ne skemat e manipulimit,prej te cilave Greqia e ka provuar me kohe deshtimin.

  9. "Horri i Bulevardit" says:

    Me jep nje truall per ndertim pallati, me fut filanen ne kete pozicion pune, me bej kete se po nuk ma dhe, te dal kunder.
    Kjo eshte llogjika e pseudogazetareve dhe pseudoanalisteve, ne salistan.
    Kesaj llogjike si ka shpetuar as Andi Bushati, as Lubonja dhe shume te tjere, qe sot sulmojne kryeministrin Edi Rama.

  10. shaban says:

    Ligjin e ben maliqi.Le te behen sa te duan reforma n’dac per drejtesine n’dac per dekriminalizimin maliqi gjithmone del mbi ato.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje