Me autoritetet e huaja jemi të përulur dhe gjithë komplekse. Me autoritet vendase tregohemi agresivë dhe mohues. Përse për të njëjtën kategori, d.m.th. autoritetet kemi dy standarte kaq të kundërta dhe si të prera me thikë?
Në verën e vitit 1998 m’u desh te shoqëroja në Tropojë dhe Kukës dy diplomatë amerikanë, ish ambasadorë të dalë në pension. Sa kish filluar vala e refugjatëve kosovarë, që pas një viti do të merrte trajtat e një eksodi biblik. Ambasadorët po peshonin mundësitë e një projekti për pritjen e të ardhurve.
Gjatë një takimi në Bajram Curri u kërkuan të pranishmëve t’u rekomandonin 2-3 emra njerëzish me autoritet, që të pranoheshin e respektoheshin nga shumica e krahinës. Në heshtjen që pasoi u hodha një vështrim të shpejtë të pranishmëve. Në çipat e buzëve dukej thuajse e njëjta nënqeshje, një përzierje ironie me një tis të largët turpi.
‘Për shembull ndonjë nga komandantët e luftës së dytë botërore, ose ndonjë intelektual të shquar me origjinë prej këndej’, shpjegoi njeri nga ambasadorët për të nxitur bashkëbisedimin.
Një ish-ushtarak nisi të fliste për spastrimet periodike në krerët e ushtrisë si dhe në lidershipin e kastës politike gjatë diktaturës. Ambasadori që kish shërbyer gjatë në Pakistan, Afganistan dhe vende të tjera aziatike me –stan ndërhyri dhe tha se mungesa e figurave publike, të pranuar nga shumica është dukuri e shoqërive tribale.
Vetëtmthi më erdhi në kokë një thënie që atë çast e menodova si të Kadaresë: Shqipëria ha bijtë si Saturni. Pastaj vetiu më shkoi mendja tek fushtatat antikadare që nisnin çdo vjeshtë në prag të dhënies së çmimit Nobel.
E kam vrarë mendjen shpesh pse na mungojnë figura publike që të jenë gjallë dhe të pranohen nga shumica si njerëz me autoritet, fjala dhe vepra e të cilëve të gjenerojnë besim dhe bashkim, ose thënë ndryshe kohezion social.
Është vështirë të bëhesh profet në fshatin tënd. Sipas shën Markut, kështu mediton Krishti në një çast lodhjeje nga skepticizmi dhe mosbesimi i atyre që e rrethojnë. Jezui që, sipas Ungjillit më pas u njoh si bir i Zotit dhe shpëtimtar i njerëzimit, vepronte asokohe në një territor të ngushtë, njerëzit e njihnin si birin e Jozefit dhe Marisë, ndaj e kishin vështirë të mendonin se fqinjët e rëndomtë kishin rritur vet Mesinë.
Skepticizmi i vendit të vogël, i hapësirave të ngushta, ku gjithsecili njeh gjithsecilin me libër shtëpie e me inventar katandie, mund të jetë njeri nga shkaqet pse jemi të prirur të mos i pranojmë figurat publike apo, akoma më keq t’i përbaltim e t’i zhbëjmë.
Zullumit të vendit të vogël i shtohet edhe varfëria. Nuk mjafton që hapësirën gjeografike e kemi të ngushtë, po kaq të ngushtë dhe asfiksuese e kemi patur dhe e kemi edhe hapësirën ekonomike. Në rrethana të tilla, kur të mirat materiale e shpirtërore janë me pakicë dhe s’mjaftojnë për të gjithë, shpërndarja e tyre bëhet jo mbi bazën e meritës, por mbi bazë lidhjesh familjare, fisi, klani etj. Nuk ka aq rëndësi kush është i zoti, por i biri i kujt je, në cilin klan bën pjesë etj..
Me gjasë vepron edhe një faktor tjetër: për një fatalitet historik elitat tona jo rrallë nuk kanë arritur të bëjnë elitën, t’u përgjigjen kërkesave më të mprehta të kohës, të jenë në lartësinë intelektuale dhe morale që duhet t’i karakterizojë.
Marrim p.sh. elitat politike. Gjatë Luftës së Dytë Botërore shumica e rinisë nuk ndoqi elitën tradicionale, por u lidh me komunistët, që përgjithësisht nuk ishin sojlinj. Një nga arsyet, thonë disa historianë, ishte dhe zbehja e reputacionit të elitës çifligaro-borgjeze, zbehje që kish ndodhur në dekada varfërie e mungese reformash demokratizuese. Sa për shembull kujtojmë stërshtyrjen e reformës agrare.
Elita politike komuniste aq popullore në fillim përfundoi në vitet 1970-1980 me disa figura groteske, jashtë kohe e jashtë vendi, larg nivelit arsimor e kulturor të elitës intelektuale. Në këto kushte, Shqipëria do ta niste tranzicionin postkomunist me politikanë rishtarë. Vërtet shumë prej tyre ishin intelektualë dhe specialistë të zotë në fushat e tyre, por në politikë e filluan nga zeroja.
Tingëllon si një ironi historike fakti që sot, pas çerek shekulli tranzicion, elita politike nuk është në lartësinë e rishtarëve të fillmviteve ’90. Përmendet shpesh fakti që në parlamentin e parë postkomunist i vetmi deputet pa arsim të lartë isht Sabri Godo, njeri tejet i zgjuar, shkrimtar i shquar dhe njohës i mirë i disa figurave të rëndësishme historike. Parlamenti i sotëm është mbushur me anonimë të pashkolluar ose të pajisur me diploma nga kioskat universitare që u hapën falë ‘largpamësisë’ së politikës. Nuk po flasim këtu për reputacionin moral të parlamentarëve dhe shtetarëve tanë. Sikur të mos mjaftonte damka e të korruptuarit tani mbi ballin e elitës sonë politike është shtuar edhe damka e kriminelit.
Thënë shkurt elitat tona politike për gati një shekull nuk kanë përparuar, por kanë bërë pas si të ishin karavidhe.
Një varg aksidentesh historike kanë bërë që edhe sot e kësaj dite të mos kemi një sistem meritokracie me efikasitet të plotë. Lidhjet e gjakut, të klanit, të përkatësisë krahinore apo politike vazhdojnë të zbehin lidhjet e interesit, vlerësimin sipas aftësive dhe kontributeve.
Sot e kësaj dite tregohet një anekdotë që thotë se Pashai i Janinës dërgoi si dhuratë një kalë dorí në një fshat të jugut, me porosinë që t’i jepej të parit të katundit. Pas dy-tre javë diskutimesh, që përditë e më shumë po merrnin trajtat e grindjes, fshati e ktheu dorínë tek i zoti me mesazhin: Pasha i madh, jemi gati të bëjmë angari e t’i dërgojmë djemtë e armatosur sa herë që të të duhen, por mos na kërko që të caktojmë të parë.
Shqipërisë iu desh të hyjë në kohët moderne pa e njohur zhvillimin industrial. Ky lloj zhvillimi jo vetëm që revolucionarizon prodhimin ekonomik, por edhe transformon thellë marrdhëniet sociale. Krijon bashkësi të mëdha njerëzish që nuk i lidh gjaku apo përkatësia fisnore e klanore, por interesi, konkurrenca dhe meritokracia. Kalimi nga lidhjet e gjakut tek lidhjet e interesit është kufiri që ndan tradicionalen nga modernia.
Edhe gjatë diktaturës, kur erdhi dita që Shqipëria të kishte industri dhe institucione të mëdha kulturore e arsimore, lidhjet mes bashkësive që punonin në to nuk u përcaktuan tërësisht nga interesi, konkurrenca dhe meritokracia. Politizimi ekstrem bënte që në plan të parë të dilnte përkatësia politike. Kësaj i shtoheshin mbeturinat e përkatësive krahinore e klanore dhe të gjitha bashkë krijonin një mjedis mbytës për konkurrencën dhe meritokracinë.
Afërsisht e njëjta gjë vazhdon dhe sot e kësaj dite. Vërtet kemi hyrë në kapitalizëm, por një pjesë e mirë e sipërmarrjes e ka më lehtë të përfitojë nga lidhjet e shkurtra me politikën sesa të rropatet nën trysninë e konkurrencës dhe të ndërtojë mekanizmat e meritokracisë.
Vetëkuptohet se mungesa apo zbehja e mekanizmave që i vlerësojnë dhe i përzgjedhin njerëzit sipas aftësive ndikon për keq në krijimin e personaliteteteve që njihen nga shumica dhe pranohen si autoritete që u peshon fjala.
Sikur të mos mjaftonin gjithë këto pengesa me rrënjë në të shkuarën dhe degë e gjeth’ në të sotmen, vjen e shtohet edhe një tjetër faktor pengues, tërësisht modern.
Është fjala për mediat dhe modën e njerëzve të shquar, celebrity-ve, që ato po kultivojnë. Jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë, pjesa më e madhe e ikonave të famshme që ofrojnë mediat vijnë nga sporti, argëtimi e politika. Një pjesë e mirë e këtyre janë të famshëm, jo për vlera dhe kontribute, por thjesht sepse të tillë përvijohen nga mediat.
Lek Plepi u bë personazh popullor kohë më parë megjithëse nuk para ia thoshte si këngëtar. Në rrjetet sociale është klonuar një personazh i quajtur Nard Ndoka, që ka marrë nga deputeti i nderuar vetëm emrin dhe portretin e jashtëm, kurse përmbajtjen e merr nga Nastradini, Sanço Pança, Shvejku etj.
Siç e përmendëm, moda e njerëzve që bëhen të famshëm vetëm e vetëm se duhen njerëz të famshëm është dukuri botërore. Po ndër ne ka një specifikë: personazhe të tillë i gjen me shumicë jo vetëm në mediat rozë, por edhe në ato më seriozet. Si në shumë fusha të jetës akoma nuk kemi arritur të vemë kufij mes bodrumit të shoqërisë dhe kateve të banuara, përziehen e bashkëjetojnë në mediat tona edhe njerëz edhe minj.
Popullariteti mediatik nuk para pyet për vlerat, i rëndësishëm është sensacioni, klikimet, audienca. Muaj më parë, pothuajse njëkohësisht, mediat tona botuan njoftime për dy të rinj me origjinë shqiptare, Martin Shkreli dhe Laura Mersini. Shkrimet për të parin janë ku e ku më tepër se për të dytën.
Martin Shkreli pasi bleu monopolin e një ilaçi jetik kundër SIDA-s dhe kancerit, i vuri një çmim 60 herë më të lartë dhe fitoi kështu urrejtje masive jo vetëm në ShBA. Kozmologia Laura Mersini u përmend për prova të reja dhe më peshë në favor të teorisë ‘multivers’ që supozon se universi ku gjallojmë nuk është i vetëm.
Shkreli është emigrant i brezit të dytë, me baba shqiptar dhe nënë kroate. Mersini është shkolluar në Universitetin e Tiranës dhe vetëm në 1994 ka ikur jashtë për të vazhduar studimet.
Vështirë që logjika njerzore të shpjegjë pse pse mediat tona i kushtuan shumë më tepër vemendje Shkrelit sesa Mersinit.
Arsyet pse na mungojnë figurat publike, që të rrezatojnë vlerat tona më të mira dhe t’u dëgjohet fjala, mund të jenë këto që renditëm më lart, mund të jenë edhe të tjera. Por një gjë mbetet e sigurt: mungesa e figurave të besueshme dhe me autoritet ndikon thekshëm keq në forcimin e fibrës sociale që lidh e bën një shoqëri, në krijimin e kohezionit social.
Kur i shton kësaj mungese edhe atë të institucioneve të pavaruara që krijojnë besim e pranohen nga shumica, nis e bëhesh pesimist. Ngrehina jonë sociale të ngjan jo me një mur solid e të qendrueshëm, por me një ledh të ndërtuar gur mbi gur në të thatë, pa llaç, kseroledh siç thoshin të parët.
Ngrehina të tilla çahen e rrëzohen në tronditjen më të parë. 1997-a nuk është dhe aq larg.
Pervec kenaqesise estetike qe me dha leximi i Capajevit, mesova dhe fjalen Kseroledh.
Dakord persa shkruan pervec komenteve per Lek Plepin dhe Nard Ndoken. Ne fakt te dy jane shume paqesore dhe te parrezikshem. Nuk eshte ne nderin e autorit te merret me viktima te medias, sic do te ishte ne nderin e tij te merrej me autoret e promovimit te antivlerave, me Xhungen e Nexhmies, Gjebrean e Rrokut , etj…
Nje shkrim me vlere , nga i cili duhet nxlerre edhe perfundime me vlere . Nje trajtim realist dhe me sens kombetar, qe duhet ti beje njerezit t`i
vene gishtin kokes , ne se do te mendojne per femijet e tyre dhe brezat e ardheshem , sa nuk eshte teper vone .
Respekt dhe falenderim per z. Gjokutaj .
O zoteri Corraj! E lexova me nje fryme opinionin tend..Por ne rreshtin e fundit!!!…Pse Xhunga eshte rreziku kryesor i shoqerise? Ka 25 vite.. kush i vodhi, vrau e poshtroi shqiptaret? kush po pengon vedin per tu bere si gjithe EUROPA-te ciles i perkasim? Keta personazhe jane rreziku i shoqerise shqiptare? Emrat e personazheve ..sipas gjykimit te seicilit…..
haaa!!
ashtu esht!
shqiptarqinjte
shqiptarinjte
shqiptardhinjte
shqiptarqente
s din dhe s dun me bo shtet se e kan te ligen ne gen.
dhe bota vje verdall me gjet njers me pesh ,njers te respektu,(si ne kodin mafjoz te nderit kjo gje)qe te vendosin rregullin. qe te gzojn respect nga komuniteti.!! po mir; shtet vullnetar komunist do bejn prap kta amerikanet apo shtet me ligje ku edhe ai I forti te perulet para ligjit.
po kjo esht vet fillimi I korrupsjonit dhe krimit
se njerrs me pesh,njers t fort,qe kan shoqni,qe kan respekte… .. kta tipa der me tash kan kap shtetin dhe shoqnin shqiptare.
shtetin nuk e bejn njerzit qe kan respect ne komunitet se a kan respect drog dilerat ne masen rinore a s ka kush,por shtetin e bejn ligjet.
po ka ardh koha me thon qe shqiptart nuk zbatojn ligjet. jan njerz kriminela dhe shtet pa ligje dhe rregulla.
dhe pas kesaj ngelet vec nji zgjidhje tjeter :diktatura. gje qe na con ke enveri,gje qe amerika se don. dhe pranon me mir krim demokratik sesa enver.komunist.
ka gallat se der kur do vazhdoj kjo?!
haaa….
Estrada vazhdon
bumerangu I asaj qe osht bo per cerekshekulli me “njeriun e ri” shqiptar qe punonte dhe sakrifikonte cdo gje per shtet. ai njeri u degjeneru. tash s keni per t gjet mo budallenj qe t punojn per shtet.
mir t ju bohet.
e harrut se cfar helmi hodhet mbi ata qe punuan apo edhe dhan jeten per shqipni?
tash s ka me njeri qe ta haj sapunin per djath.
po bone keq gjen keq
I shajtet ato gjenerata qe ndertun vendin per 50 vjet dhe tash kerkoni po njers te atill qe te marrin ne dor fatet e vendit.
hani kar!
un edhe sikur nji gjys mundsije te kem qe te normalizoj dicka ne shqipni ,un se perdor ate.
apo qe te kapen shqiptaret te ngrihen mir dhe pasandaj te fillojn me t shajt,ic ben sala me “eterit”…
ata “eterit e djeshem” ishin njers te respektuar nga komuniteti dhe mbajten gjall shtetin,dhe si ata tipa po kerkojn prap kta amerikanet. por,kta amerikanet kan gabu. se kta kan rrit salen si gjarper ne gji,dhe ata “eterit” nuk jan mo budallenj me u bo kurban per dynjon,shtetin.
le t hajn kar tash ata qe I shajten tash e 25 vjet.
pse e ben? tash ta majn n sum.
Ja ke fut kot ka shume shtete te vogla sa Shqipria por nuk doli asnje te beje mrekulli si Jezusi qe permende me lart dhe keta qe pretendojne me qene te pare nuk kan asnje vlere me shume se ata qe jane njerez normal dhe kjo e ka munduar popullin Shqiptar .Keta qe behen te pare jane diktatore dhe mashtruesa dhe populli i paragjykon me te drejte se e din si perfundojne ne dhunues psikologjik socjal e fizik .
Thelbi i kesaj persiatje eshte komenti i @Corraj
rralle e per malle Bravo Capajevi
ne kohen e pushtetit popullor te enver hoxhes “diktatures” si thone keto Capajevat ( nje emer turbo-rus) kam qene perballe dhe shume here kunder atij sistemi dhe keto GAZETARE TE ZERIT POPULLIT kane qene per mua dje sot dhe neser njerezit me te urryer.. ku do permendja dhe bacen Anika Dokles…
ne tropoje i nderua Capajev akoma nuk i hiqet nga mendja Profeti Enver Hoxha dhe besoj qe kur shikojne se si turbo komunste si puna juaj berishes,dokles,mehmet elezit (lezetit) besnik mustafes ,ismail kadarrenes,azem hajdareve..izet haxhive qe nga boleferkues te “diktatorit” u bete hijena qe nuk u ngopet me kockat e enverit per 30 vjet..besoj se i iken truri nga vendi..i keni paralizuar..e keni cmendur ate vend..sidomos kur shisni mend me zyrtare amerikane qe i keni bombarduar ne ZP-it tuaj
ke te drejte per KSEROLEDHET..por mos harro se dhe ju jeni CAPAJEVROMA….
pra njerzit me autoritet qe kishim jane fuckberishizur…fuckaderezuar……par jeni kthyer KAMELEONE..
KU TI KERKOJ RRENJET E TUA CAPAJEV
SI NJE TRAP MADHESHTOR
NGRIHESH MESH MALESH SHKERDHATASH…
””’
Njihu capajevroma me poezite e kameleoneve qe u kthyen nga engjej ne vampire
Ku t’i kërkoj rrënjët e tua, Parti?
Si një rrap madhështor mbi këtë vend të lashtë
Ke mbirë ndanë udhës ku shkojnë shtrëngatat
Ato rrahin të të shkulin,
Por ti veç vaditesh
Prej shqotës së tyre
Dhe mes shqotave rritesh.
“Çast nga pranimi në Parti”
Vargje të Ndoc Gjetes
Kur po plotësoja autobiografinë
Me shkrim të pastër dhe të bukur.
Më dukej sikur hidhnin valle gërmat dhe firma
Nën ritmet e zemrës sime të lumtur.
Pastaj kur më dhanë për herë të parë
Teserën e Partisë shokët e komitetit,
Më dukej sikur mbaja në dorë
Tërë peshën e shqetësimet e planetit.
Enveri midis nesh
Vargje të Ndoc Paplekës
Sot Shqipëria s’ka dy milionë,
Por dyqind milionë…
Tha plaku nga Valbona-
Këtu edhe toka qet zjarr,
Edhe guri qet zjarr,
Edhe ahu qet zjarr,
Edhe pushka qet zjarr,
Edhe zemra qet zjarr,
Po të japë kushtrimin
Enveri.
“Këngët e rinisë”
Vargje të Natasha Lakos
Parti,
Mijëra mëngjese kam hapur sytë
Dhe kam gjetur dritën tënde.
Parti;
Mijëra ditë fjalën e parë e kam këmbyer me ty;
Parti;
Në mijëra ditë më bëre trime,
Parti;
T’u bëftë dita një mijë!
“Meditim nga uzina e çelikut”
Vargje të Sulejman Matos
Nga konturet e hekurta të kësaj uzine
Dëgjoj këngën e hekurit si ngjitet lart,
Për një këngë të tillë ëndërruam në shekuj,
Kur na munguan armët dhe luftuam me sfurqe,
Kur na mungonte plori i parmendës.
Kjo tokë e vaditur me djersë dhe me gjak
E ruajti këtë këngë thellë në gji
Për këto ditë të bardha, ditët e Partisë.
Ditëlindja e madhe
Vargje të Xhevahir Spahiut
Shtëpi e varfër,
Sup më sup me shoqet,
Dalë nga të çarat e dheut,
Dalë nga dhembjet e popullit.
Në strehët e saj
Erërat frynin,
Të thëllimta.
Akull.
Komunistët çelnin shtegun e një ere të re.
Çelnin në mes të shekullit
Shekullin.
Parti e vendit tim
Vargje të Xhuljana Jorganxhi
Ne mal përmbi këto male
E ngritëm Shqipërinë,
Plot dritë e sotmja jonë,
Më të bukura ditët vijnë
Dhe dora shtrëngon dorën
Dhe bëhet grusht i fortë,
Të gjithë rreth Partisë
Rreth shokut Enver Hoxha
E KUPTOVE CAPAJEVROMA PSE NUK FIGURA PUBLIKE SOT ?..JANE KTHYER NE MONSTRA ..KANE SHITUR LAVDINE E TYRE DHE E KANE VARUR TE GOZHDA E ENVERIT…GOZHDE GJIGANDE PASKA QENE..SHUME PO MBAN..DHE KETO FELLQSIRAT TUAJA KOZMIKE…
Do ndihesha me mire me fjalen SHQIP- LEDH I THATE se sa gerqisht kser-o- ledh
Respekte komentuesit
Kameleone te frikshem
Jane pikerisht keto kerrma qe shqiperia vjen ere
Te qelbur.
Ti zoteri komentues ndoshta sje ne shqiperi
Por kur isheh neper televisione neper Ojq
Kur japin mend e bejne si bamires
Te vjen per te vjelle
Nje shkrimtare qe FIRmos nje denim me vdekje
Per nje shkrimtar te Ri
Del e promovon librin e ENI vasilit
“Un kam vrare ”
I shkoi ndermend valle se ajo kishte vrare dhe nuk ishte denuar.
shifni mer ca po bohet!
po na paskan dal amerikant me kerku njerz t nershem me qeveris n shqipni!
po amerikant I ben lolo dhe terbjet njerzit e nershem qe kishin tan jeten qe punonin per shtet.
amerikanet ishin ata qe I shajten I hoqen prej pune I kercenuan… e cfar turlilloj dreqnash nuk ju bon atyne njerzve te nershem qe ndertun shqipnin pas lufte. dhe shum rrena dhe genjeshtra ju hodhen mbi supe atyre te nershmve per ti degjeneru dhe depersonalizeu..
ca nuk osht thon nga amerikanet dhe miqt e tyre shqiptare per njerzit e nershem te diktatures. fajtoret dhe kriminelet e shqipnise. fajtor pa faj I thon ktij muhabeti.
dhe tash na dalin po ata qe I shajten njerzit e nershem dhe kerkojn po prap njerez te nershem me bo shtet!!!!
hani kar hani! esht kar shqiptar!
kar komunisti mo!
s ka mo trapa !
kush e boni kte corb qe quhet shqipni demokratike le ta shijoj tash!
corb qe vje era mut !!!!!!!!.
hajeni! ju boft mir!
Nuk mund te theksoj ato qe jam dakort ne shkrimin e zotit Gjokutaj, kuptohen, por per nja dy gjera nuk bie dakort. Ne radhe te pare merr si shembull Krishtin dhe e tjerre si ngjarje te vertete. Mua me duket pak paradoksale se nuk eshte e pranuar nga te gjithe se ato qe thuhen kane ngjare. Prandaj mund te merrte nje shembull tjeter. Tjeter eshte se thote se njerezit nuk ju bashkuan çifligareve por komunisteve. Njerezit shkojne atje ku besojne me shume dhe nuk duhen “vrare” ketu se pse u bashkuan me komunistet dhe jo me çifligaret. Ata (çifligaret) dinin vetem te benin ate qe bejne sot demokratet ne te dy anet. Kjo eshte aresyeja . Nuk eshte faji njerzeve. Dhe e fundit qe dua te theme eshte: perse keta njerez shkrimtare, gazetare , intelektuale me pervoje te gjate edhe jete nuk kane ekuiliber per mendimin dhe te verteten? Pse jane aq te rralle njerezit ne vendin tone qe kur i degjon, ndjen qetesi se po thone diçka qe qendron? Kjo ndodh se jane pa “bythe”, por me shume pa koke. Ose me mire , si e thote dhe vete Gjokuta; jane ksiroledh.