Eri i Gërdecit

14 Mars 2016, 11:28Blog TEMA

Nga Rudina Xhunga

Nesër, është 15 mars. Si sot, 8 vjet të shkuara, Eri Durda, i lutej të vëllait, Geraldos, t’i jepte biçikletën. I vëllai nuk pranonte, se 8-vjeçarit nuk i arrinin këmbët. Dinte ta ngiste, po rrëzohej dhe ia gërvishte. Ndaj i vogli, i lutej gjithmonë dhe i madhi nuk ia linte asnjëherë.

Këtë sherr bënë dhe atë 14 mars, ditën e verës.

Të nesërmen, në datë 15, kushëriri i kërkoi të shkonin bashkë te fabrika, për t’i çuar ushqimin nënës së tij. “Merr biçikletën, -i tha, -e ngas unë dhe ti hip pas”.

Eri aq donte. Geraldo flinte. Kur të zgjohej ai, biçikleta do të qe në vend. Një xhiro deri në fabrikë dhe vrap në shtëpi. Por në shtëpi nuk u kthye më kurrë.

Pasi çuan bukën dhe po ktheheshin, kushëriri në timon, Eri pas, fabrika shpërtheu. Flaka i kapi fëmijët në biçiklete. I ndoqi dhe i dogji. Eri shpëtoi kushëririn me trupin e tij të njomë. Flaka dogji atë, ndërsa djali që ngiste biçikletën u dogj vetëm në kokë, sepse Eri qe më i vogël dhe nuk arrinte dot ta mbulonte të gjithin.

Atë ditë që Zamira Durda gjeti të birin duke dhënë shpirt, vdiq edhe ajo.

Nëna e dy fëmijëve të tjerë është gjalle, por nëna e Erit, iku bashkë me djalin e vogël. Kur ai i tha, para se të mbyllte sytë, mami më fal, që mora biçikletën pa leje, i plasi shpirti. Eri po e linte këtë botë, fare pa faj, por kërkonte falje.

Kaq ka kërkuar edhe Zamira, këta 8 vjet, qe dikush t’i kërkojë falje.

I morën djalin e vogël, atë që e ka ende dhomën e paprekur, me lodrat e fëmijërisë, me çantën e shkollës, me detyrat me 10-ta, atë që qeshte dhe e bënte te qeshte. Atë që ia thau lotët dhe ia ngriu vështrimin te dera.

Atë që një natë pas varrimit, i doli në ëndërr vëllait për t’i treguar ku kishte mbetur biçikleta e djegur. Geraldo shkoi të nesërmen dhe biçikleta ishte vërtet aty. Shpirti i Erit nuk ikte, pa kthyer biçikletën që solli fatkeqësinë.

Njeriu fajëson veten, çdo send, çdo pafatësi, kur ndodh një gjëmë, fajëson kë të gjejë dhe kë t’i dalë para. Edhe Zamira Durda, mund të kapej me biçikletën, siç do të bënte çdo grua e zakonshme, por Zamira nuk është e tillë. Ajo nuk ka pasur asnjë mëdyshje qyshkur varrosi të birin. I premtoi qe do gjykoheshin ata që e vranë të voglin. Dhe ata, për të, janë shteti.

Ka 8 vjet, që nuk lë gjyq pa shkuar, nuk dorëzohet, nuk trembet, nuk lëshohet, nuk kthehet pas.

Humbet dhe prapë nis nga e para. Ka vetëm një dilemë, shteti apo pushteti ia vrau fëmijën? Sepse pushteti u ndërrua, këta që erdhën i patën premtuar ndryshe. Dhe po sillen njësoj. I kanë lënë të kuptojë që vdekja e djalit të saj, është e rrethuar nga sekrete shtetërore, nga interesa kombëtare..

A mund t’ia thuash këtë një nëne? Jo, ti mund t’ia thuash, por mos prit që të të besojë, aq më pak të të mirëkuptojë dhe të largohet kokulur te fëmijët e tjerë. Sepse nëse e beson që ajo do të sillet kështu, atëherë nuk e njeh Zamirën, atë gruan që nuk pret mëshire, dëmshpërblim, as vetëgjyqësi, ajo do drejtësi. Do që dikush ta shohë në sy dhe t’i thotë, më fal. Për atë të voglin që si sot, 8 vjet më parë, po grindej te shkallët e shtëpisë, për biçikletën. Ja këtë bën Zamira, çdo datë 14. Kur ne të gjithë festojmë ditën e verës, ajo ulet te shkallët dhe kujton. Çfarë ka bërë për herë të fundit me Erin, në datë 14 të vitit 2008. Sonte në mbrëmje, do e kem në Dritare. Do e kujtojmë bashkë Erin që tha më fal, kur iku nga kjo botë, nëpër flakë. Erin e Gërdecit.

10 komente në “Eri i Gërdecit”

  1. homos albanicus says:

    Eri, dhe shume bashkemoshatare te tij para dhe pas krimit masiv te Gerdecit, paten fatin e keq te lindin ne nje shtet dhe shoqeri te degjeneruar. Ne nje shtet qe nuk ka as parametrat me fillestare as te trasheguara as te krijuara me vone per tu quajtur shtet. Ne nje shoqeri, qe quhet e tille, pasi nuk ka terma te tjere shkencore per ta quajtur rastin e vecante te evolucionit te species albanicus. Nje konglomerat rracash qe u bashkuan per kaprico te historise ne nje territor te cilin nuk e meritojne. Nje konglomerat rracash te cilet jetojne ne nje forme te ashtuquajtur shoqeri fale instinktit per te mbijetuar i cili ka mbetur aty ku ka qene, ne ditet e para te homos erectus. Fatkeqesisht do te kete edhe shume viktima te tjera qe do ti bashkohen Erit te vrare nga mosperfillja e nje shoqerie te tille. Kjo shoqeri ende vret perdite bashkemoshataret e Erit te ngujuar ne kulla te ftohta dhe pa shprese.

    1. Anonim says:

      Nuk kuptoj si njerzit jane shnderuar ne mostra.
      Nuk kuptoj si i shijone fustanet 2000$ te dashures se Xenit, nuk kuptoj si i shihojne Xenit e te tjerve ca llogari ne shume zero. Nuk kuptoj si u prish njeriu keshtu, ku do i cojne, me vete do i marrin, do ndertojne varre si faraonet e Egjiptit. Dhe keti qe erdhen ne pushtet, duke mos ndeshkuar gerdecin, 21 janarin, mbrojne veten e vet, jam kaq te koklavitur me njeri tjetrin.
      Te ne ska qjykates, ka Maliq qe ju edhte dhene ne dore ligji. Ska avokat,por sekser, kete pune ben avokati, ska prokurore por te paafte dhe te panginjur. Nese prokurori con fakte, sado i koruptuar te jete gjykatsi, faktet jane fakte. O Zot ku jetojme, Zoti beju ti avokati ketyre nenave.

  2. Bushi says:

    Sa te jete gjalle Sali Berisha me partine e tij,shqiperia do kete vetem vajtime.Berisha eshte nje kanibald i pa meshirshem,qe rrone vetem duke pire gjak.Ai, ka rrethe vehtes se tij, vampire te tjere,qe i sherbejne deri ne flijim.I gjithe populli shqipetare e mbane mend vitin 1997,kur Berisha dha dorheqjen si president, i imponuar nga revolta e popullit,jane shkrehur me mijra arme automatike ne te gjithe shqiperine,ku tregohej qarte gezimi i popullit,per renien nga posti, i ketij njeriu te urryer.Eshte e çuditeshme,qe ky kanibald qendron ne kembe akom i pandeshkuar.I gjithe populli,pret me padurim ndeshkimin me denim kapital te tij,dhe te familjes se tij,per te gjithe ato te zeza qe i ka bere ketij populli.

  3. ilo says:

    o j nuk dini gje tjeeter vetem te shani sali berishen,,,po a eshte ky muti tjeeter ne pushtet ,,,a erdhi ne pushtet duke thene se do zbardhi 21 janarin do zbardhi geerdecin ,,,pse nuk i permend ,,,,jo o njerez nuk e ka fajin sali berisha nuk e ka fajin vetem ai them ,,po si sali berisha si eedi rama si cdo politikan se 25 vite te gjithe jane njesoj jane nje muta vetem per popullin ketyre nuk ju bjen mendja,,,edhee nje gje ketyre vetem po ju ra ndonje semundje se gjithemone do jeene ne pushtet si sala si edi si iliri,,,,turp per politikanet shqipetar,,,

  4. Shqipria ime says:

    Ahhh mban kriminela kjo tok

  5. fieraku NGA ferrasi says:

    @ Bushi po ky tjetri ca beri
    E demshperbleje delijorgji n per stresin qe kishte
    O Busho ketu eshte dhjere muhabeti
    Bravo zamira
    Nuk je si disa qurravece te perndjekur qe nuk kerkojne denim per ATA qe ju pushkatuan te dashurit por kerkojne si lypsare demshperblim.

  6. ilirjan says:

    Force dhe vetem force! – ky eshte i vetmi ngushellim per zemren e nenes Zamire, per te vendosur drejtesine, per te shkuar e qete tek i biri, diten qe do te vendose nena Natyre.
    Cdo prag 15Marsi zemrat e shqiptareve te ndershem, te thjeshte dhe te drejte ndihen keq: te rivrare dhe plagosur – prag ringjalljeje. Megjithe dredhite dhe makinacionet qe perdori dhe perdor Berisha-kryevrasesi me sejmenet e vete besnike, megjithe tradhetine dhe dhelperine e Edi Rames se bashku me sejmenet e vet besnike, do te vije dita kur gjaku i zhuritur i gerdecareve do te vendose drejtesine mbi shkaktaret.
    Nuk mund te largoj nga kujtesa vargun e gjate te shqiptareve zemer-plagosur, nisur nga krateri drejt Tiranes, me flamurin mbi krye, sikur nje mbulese frenuese per shperthimin e mijerave kunder vrasesve, qe e kishin hak, e meritonin te njejtin fat qe pesuan gerdecaret.
    Ne krye Te kolones gjigante ecte Hipokriti, Ai qe i rrahu shpatullat kryevrasesit Sali: Edi Rama. Si mbyllem syte para nje fakti te tille, dhe pranuam kete mashtrues te na qeveriste pas Saliut?!
    Drejtesia po vonon, por Ajo kurre nuk harron.

  7. Zoti do I ndeshkoje kriminelet, zoti vonon por nuk harron. Duhet qe te kene fatkeqesi ne familjet e tyre te shumtuara qe te kuptojne se cfar kane bere. Zoti I marrte cfar kane me te dhimbsur. Deri sa Sal krimineli, po te jete e mundur vret gjysmen e shqiptareve, vetem Zenushit te tij mos ti futet gjemb ne kembe, harroni se dretjesia do ekzistoje. Trebicka vdiq ne menyre te dyshimte, ju kthye makina, e kish rene ne toke pa asnje plage e vdiq, pikerisht ai donte te thoshte te verteten, por Sali krimineli ja mbylli gojen. E mbani mend si doli kriminel Sali Monstra, e tha une se di se ekziston Gerdeci, nuk e kam njohur kurre kunatin,… etj etje. Zoti ju ndeshkofte ju monstra, e familja Berisha u shofte bashke me cfar ka mbas shpirtit. What goes around comes around…

  8. A says:

    ZOTI nuk do te harroje kurre, vone, vone por nuk harron me te ndeshkuar. Keshtu do te ndeshkohen kur nuk ta pret truri njerezor disa prototipa politikanesh qe kane 25-se vjet qe i sjellin vetem menxyra popullit shqiptar si SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe ky aktuali nje mashtrues ordiner si EDI RAMA. EDI RAMA shume premtoj perpara zgjedhjeve elektorale te pergjitheshme dhe lokale, por nuk mbajti asnje premtim.
    Nje gje po e ben mire qe nuk e tha gjate fushates, por qe eshte hedhur ne veprim: “Popull shtrengo rripin deri sa te keputet rripi dhe mesi”.
    Kurse shperdorimet e rruges se kombit, katastrofen e Gerdecit dhe 4-ter te vraret e 21 Janarit i ka harruar dhe jane futur ne kalendrat greke.

  9. Genti says:

    Sa keq! Eri do te ishte sot 16 vjec, nje adoleshent me deshirat dhe endrrat e tij….Kjo histori prekese duhet te nxise empatine dhe te na tregoje se ambiciet e veprimet tona nuk duhet kurrsesi te nderpresin jetet e femijeve te pafajshem. I uroj Geraldos te behet dyfish i mire, dyfish i edukuar, dyfish i respektuar…per vete dhe per Erin e vogel..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje