Geraldo Durda
Vellai i Edison Durdes, vrare ne Gerdec
Edhe pas 8-vjetesh gjendemi perseri ketu, ne te njejtin vend, per te njejten arsye….Drejtesi per ata qe humben jeten.
Femije, gra e burra te vrare nga babzia per fitim. Vite denim me pak se numri i jeteve te humbura.Ish Ministri Mbrojtjes vijon te mos gjykohet sepse rifitoi mandatin e deputetit, dmth imunitetin.
Skandal qe vazhdon, deri ne kufijte e mosveprimit kriminal nga drejtesia.I biri i ish KM nuk u pyet kurre, as edhe nje here te vetme.Ish Ministri i Drejtesise dhe nje deputet tjeter qe i sherbenin ‘kopsitjes’ se letrave, nuk u pyeten kurre. Sot keta jane te lire, pa ndjer peshen e drejtesise e as peshen e turpit publik.
Ndaj eshte nder ditet me te zeza e te turpshme per drejtesine.
Krimi i Gërdecit ishte shtetëror. Krimi i Gërdecit ka fytyra banditësh me kollare dhe xhupa. Krimi i Gërdecit shfaqi fytyrën e strukturës së pafytyrë të shfrytëzimit të skajshëm. 8 vjet më vonë shpresa për drejtësi është venitur, Drejtësia si institucion ka vdekur. Populli është shpresa e vetme, e fundit dhe e përjetshme.
Tragjedia e Gërdecit është testi më i rëndësishëm për sa i përket mosfunksionimit të shtetit ligjor dhe i rrënjëve të thella të fenomenit të pandëshkueshmërisë në Shqipëri, dhe njëkohësisht ai mund të transformohet në pikënisjen për arritjen e një sistemi gjyqësor të besueshëm e funksional, në shërbim të qytetarit e jo të pushtetit. Nëse ky proçes dështon, besimi tek drejtësia dhe demokracia do të jetë i pamundur për t’u rekuperuar….
Kanë kaluar 8 vjet dhe drejtësia është munguesi më i madh i këtij procesi.
Nga 30 të akuzuarit si përgjegjës për humbjen e 26 jetëve, mbi 300 plagosjeve, dhe dëmeve të tjera materiale:
1 prej tyre mbetet ende i pagjykuar dhe i mbrojtur atekohe nga imuniteti parlamentar;
10 janë shpallur të pafajshëm;
4 të akuzuar për vrasje nuk janë dënuar për këtë akuzë, por kanë marrë nga 10-18 vjet dënim me burgim për vepra penale të tjera si “shkatërrim prone nga pakujdesia” apo “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.
vendimi i Gjykatës së Tiranës i datës 12 mars 2012 nuk i përgjigjet shkallës së tragjedisë dhe përgjegjësive për Gërdecin dhe lë pa autorë vrasjet që shkaktuan vdekjen e 26 viktimave të pafajshme. Vendimi nuk dha drejtësi, por u karakterizua nga një proces gjyqësor i padrejtë dhe deficitar.
Konkretisht:
1. Procesi penal shënoi një rekord seancash gjyqësore (211 seanca) në harkun kohor të thuajse 3 viteve, afërsisht tre herë më shumë se mesatarja e proceseve të tjera të ngjashme. 53% e seancave (112/211 seanca) dështuan për mungesë të avokatëve dhe mosformim të trupit gjykues. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.
2. Pavarësisht dëmeve të mëdha materiale, familjarët e viktimave kërkuan dëmshpërblim vetëm të jetëve të humbura dhe ngritën sipas të gjitha rregullave padinë e tyre civile në procesin penal. Gjyqtarët vendosën të veçonin padinë civile nga procesi penal pa dëgjuar zërin e vetë të dëmtuarve. Me justifikimin se padia civile zvarrit procesin, Gjykata e Lartë shpërfilli padinë civile ndërkohë që shumë prej viktimave lanë pas fëmijë të mitur dhe pa asnjë përkrahje. Procesi penal gjithsesi u zvarrit: 211 seanca në 3 vjet.
3. Në përputhje me nenin 342 të Kodit të Procedurës Penale, familjarët e viktimave kërkuan që gjykata të zbatonte ligjin dhe të zhvillonte seanca në çdo ditë pune dhe jo vetëm dy herë në javë. Pas presionit të vazhdueshëm publik dhe ndërkombëtar, gjykata e shtoi vetëm me 1 ditë më shumë në javë zhvillimin e seancave gjyqësore.
4. Prokuroria e Përgjithshme fillimisht u mohoi familjarëve të viktimave të drejtën për t’u informuar lidhur me hetimet, duke iu përgjigjur kërkesave të përsëritura të familjarëve të viktimave vetëm 14 muaj pas tragjedisë, pasi u përball e u detyrua nga gjykata.
Padrejtësia e hasur në çdo hap nga familjarët e viktimave është padrejtësi në kurriz të çdo qytetari shqiptar. shpreh njëzëri revoltimin qytetar ndaj maratonës së padrejtësive të Gërdecit, dhe kërkojë njëzëri institucioneve përkatëse të tregohen në lartësinë e situatës dhe të përmbushin detyrat me të cilat i ngarkon Kushtetuta dhe ligjet e këtij vendi
Me vjen keq shume per humbjen e vellait tende dhe te tjereve qe humben jeten ate dite.
Duke lexuar shkrimin tende me le pershtypje si nje djale i mire ‘shkolluar’ dhe i mire informuar mbi ceshtjen qe te prek personalishte.
Ti duhet te kuptosh qe me Gerdecin eshte duke u luajtur nje loje politike e pa precedente ne nje shtet tjeter demokrat.
Ta reduktosh te gjithen duke i vene fajin gjyqtareve ose prokurorve (qe me siguri nuk jane uji i bekuar por perkundrazi…) eshte njesoj si te besh lojen politike te atyre qe jane fajtoret e pare dhe te atyre qe gjoja i shajne neper TV e gazeta. Ti duhet ta kuptosh shume mire qe kjo eshte e gjitha nje komedi qe ata bejne dhe gjykatesit e prokuroret qe vete ata i kane zgjedhur ne ato poste duke perfshire dhe policet qe merren me hetimet nuk kane se si te akuzojne doren qe ju ka dhene buke e pare pa fund. Pra, mos u bej dhe ti lolo e kesaj loje horror qe i quajne njerzit mish me dy sy.
Drejtesine ik e kerkoja kryeministrit se ai erdhi e te premtoj drejtesi per Gerdecin apo harrove?
Pyete me cfare kopetence e beri ate premtim? Pse eshte akoma ne qeveri me nje njeri qe levdon ate qe ti quan vrasesin e Gerdecit dhe praktikishte eshte ai qe po i mbron krahet? Kaq e veshtire eshte per te kuptuar? Eshte kollaj te vesh gishtin, dhe ata (Rama,Berisha,Meta) ate duan sepse gjyqtaret jane te paprekshem. Gjyqtaret nuk zgjidhen nga populli keshtu qe nuk i japin llogari askunjte. Te lutem mos e shit vellane per nje vend pune. Kalofshe mire dhe te uroj nje jete shume te lumtur.
Rudina Xhunga shkruan: :”…Atë që një natë pas varrimit, i doli në ëndërr vëllait për t’i treguar ku kishte mbetur biçikleta e djegur. Geraldo shkoi të nesërmen dhe biçikleta ishte vërtet aty. Shpirti i Erit nuk ikte, pa kthyer biçikletën që solli fatkeqësinë.
Njeriu fajëson veten, çdo send, çdo pafatësi, kur ndodh një gjëmë, fajëson kë të gjejë dhe kë t’i dalë para. Edhe Zamira Durda, mund të kapej me biçikletën, siç do të bënte çdo grua e zakonshme, por Zamira nuk është e tillë. Ajo nuk ka pasur asnjë mëdyshje qyshkur varrosi të birin. I premtoi qe do gjykoheshin ata që e vranë të voglin. Dhe ata, për të, janë shteti.
Ka 8 vjet, që nuk lë gjyq pa shkuar, nuk dorëzohet, nuk trembet, nuk lëshohet, nuk kthehet pas.
Humbet dhe prapë nis nga e para. Ka vetëm një dilemë, shteti apo pushteti ia vrau fëmijën? Sepse pushteti u ndërrua, këta që erdhën i patën premtuar ndryshe. Dhe po sillen njësoj. I kanë lënë të kuptojë që vdekja e djalit të saj, është e rrethuar nga sekrete shtetërore, nga interesa kombëtare..
A mund t’ia thuash këtë një nëne? Jo, ti mund t’ia thuash, por mos prit që të të besojë,
po pse akoma po pret drejtesine ti..
Rrugen e gabuar drejtesia e ka marre qe ne hapat e para te perpjekjeve per demokraci. Nuk eshte vetem Gerdeci per autopsi por ai shenon kulmin e degjenerimit te ashtuquajtur drejtesi ne syte e botes. SHperthimi i fuqishem ne Gerdece nuk eshte thjesht shperthimi eksplozionit sic duan ta quajne ata te mafies per ta maskuar me gabimin teknollogjik. Ne jemi te tmerruarr edhe nga fakti se edhe ta quajme thjesht gabim njerzor ashtu si kur nje shofer vret njeres ne aksident rrugor ligji do te veproje se eshte kryer krim. Por ketu dolen te pafajshem dhe nuk doli fare pergjegjesia kush e kish timonin. Eshte e qarte se krimi eshte ushqyer nga politikanet dhe kreret e te quajtur drejtesi dhe keta te fundit jane ushqyer nepermjet krimit.Vetem qorrat ose ata qe duan te genjehen e dine se pergjegjesi i ketyre pasojave eshte Saliu me suiten e vete dhe po nuk dolen para ligjit te gjithe ata qe jane fajtore te vertet asgje nuk eshte per tu vene ne rrugen e mbare. Reforma ka per te ngelur vetem demagogji dhe zhurme koti sikur gjoja po punojme per drejtesine.