“Aty ku ka dashuri për artin e mjekësisë, ka dashuri dhe për njerëzimin”. Kur Hipokrati shkruante këto rradhë për profesionin e mjekësisë nuk besonte se në rrjedhën e kohës do të tingëllonin si një ndër togfjalëshet më hipokritë të mundshëm përballë transformimit që profesioni i mjekut ka pësuar, duke marrë shkas veçanërisht nga realiteti shqiptar. Ky deduksion nuk është një stigmë e ndërtuar mbi bazën e perceptimit publik që ekziston për bluzat e bardha në Shqipëri, por një konstatim i prekshëm për çdokënd që fati i keq e ka shtyrë të kalojë pragun e një spitali. Ankesat e pacienteve dhe shqetësimet e familjarëve janë për sytë e mjekut, që duket se i sheh nga piedestali i indiferencës si hiperbola shëndetsore që dukshem nuk e cekin fare, jo vetëm koracën e tij të ftohtë profesionale, por as ndjesinë e humanizmit që duhet të karakterizoj çdo qenie njerëzore kur has në vuajtjet e të ngjashmit të tij. Dukshëm, alienizimi i mjekut ndaj shqetësimit dhe vuajtjes së pacientit i kalon caqet e një instikti të fituar ndër vite në këtë profesion. Pas tij duket se fshihet pakënaqësia një statusi të munguar, e frikës së ushtruar nga presioni i politikës, frustimit prej mungesës së kushteve minimale për ushtrimin në mënyrë të denjë të një detyre a priori fisnike. E pikërisht për këtë përzierje ndjesish të pakëndshme duket se mjeku gjen tek pacienti valvulën e shkarkimit, duke ushqyer në këtë mënyrë më tej imazhin e krijuar për një figurë të zhveshur nga ndjesitë e të qenurit së pari njerëz. Por në gjithë këtë konstatim sa vetjak aq edhe kolektiv, nuk dua të bëj kurrsesi gabimin e përgjithësimit.
Paçka se personalisht nuk kam as një lidhje të drejtpërdrejtë apo të tërthortë me mjekët, do të ndihesha e padrejtë duke përfshirë të gjithë profesionistët e kësaj fushe në thesin e madh të bluzave të bardha ‘indiferente’. Kam njohur dhe mjekë që ende e pëlqejnë punën që bëjnë, të cilët ndihmojnë pacientët me shqetësimet që ato kanë jo thjesht duke i kuruar fizikisht, por edhe shpirtërisht sepse në rradhë të parë këta mjekë ndihen njerëz. E tillë ndihet dhe Shqiponja Tosuni, mjeke radiologe që ushtron këtë profesion prej disa vitesh me të njëjtin përkushtim dhe pasion, e ndërgjegjshme që t’i shërbesh njerëzve të pamundur më shumë sesa një detyrim që buron prej pagës së përmuajshme, është një “instikt njerëzor” siç preferon ta quaj thjesht ajo. E brumosur pikërisht më këtë thjeshtësi, një cilësi e shëndrruar prej profesionit në një zakon që e ndihmon të jetë e ndërgjegjshme për limitet dhe dobesitë tona si qenie njerëzore, doktoresha Tosuni, të cilën unë e njoha rastësisht ishte një shembëlltyrë e mjekut që nuk e kishte humbur ende ndjeshmërinë njerëzore. Kërshëria të shtynte për të mësuar burimin e këtij pasioni. Po kaq thjesht ajo më shpjegonte se kishte dashur gjithnjë të ishte mjeke dhe për të arritur këtë gjë kishte luftuar shumë. Edhe pse me rezultate të mira në shkollë, doktoreshës me origjinë nga Gjirokastra iu desh të priste ardhjen e demokracisë për të pasur mundësinë e vazhdimit të universitetit. Arsyeja është e njejtë për të gjithë shqiptarët që jetuan dhe u rritën nën diktatin komunist që propagandonte luften e klasave. Shqiponja Tosuni ishte ndër familjet që u privuan nga e drejta e shkollimit për motive politike. Por rregulli i artë në psikikën frojdiane thotë se “dëshirat e mohuara bëhen edhe më të forta”. Ndaj dhe ajo nuk hoqi dorë, por thjesht iu desh të priste dhe disa vite derisa mundësia t’i jepej falë këmbenguljes dhe përkushtimit, që e mban gjallë dëshirën për t’u përmirësuar më tej në profesionin e saj, duke vijuar paralelisht me punën edhe specializime të tjera.
Shëmbëlltyra e saj, e një mjeku, të cilit nuk i ka humbur ndjesia humane, unë e ndesha përtej kufirit, saktësisht në John Theurer Cancer Center në Qendrën Mjekësore të Hackensack University në New Jersey të Shteteve të Bashkuara. Pavarësisht një konteksti krejtësisht të ndryshëm socio-ekonomik sikurse ai i shoqerisë amerikane, por edhe mënyrës sesi funksionin në SHBA sistemi i shëndetsisë, dëshira dhe pasioni i saj më lanë gjurmë. Së pari, për përkujdesjen që tregonte ndaj çdo pacienti dhe së dyti si dëshmi e faktit se alienizimi që mjekët përjetojnë me kalimin e kohës nuk është një institikt i fituar pashmangshmërisht sesa një revoltë e brendshme ndaj një sistemi të shtrembërt shëndetsor që pasi u mohon kushtet dhe infrastrukturën, i ngarkon dhe me barrën e përgjegjësisë dhe llogaridhënies. Ndaj kur politika merr frenat e reformës në shëndetsi, përpara çdo kopjimi të keq që i bën përvojave të Perëndimit, duhet të vendos në qendër promovimin e modelit të mjekut të përkushtuar dhe humanist, sepse vetëm duke i thurur himne vlerave të tilla njerëzore, do të arrijmë të kurojmë shpirtin e njeriut, thelbin e të cilit ende nuk po e kuptojmë se po e humbasim çdo ditë në ndryshkun e egoizmit dhe përfitimit material.
Kjo Nasto shume pene te dobet ka eshte artikulli i disat qe po ben per ju ketu te Tema dhe na ka trashur me copy-past qe ben dhe me keto karlleqet qe thote i duket vetja e zgjuar dashnores se Pekes hhahahah
Nuk e di ne jeni gazetare apo çfare, por zonja Evis Nasto keni bere nje shkrim kot. Nuk e di ne se gazeta ju paguan per kete, do kisha derguar dhe une nje shkrim pak me te mire. Mjeku, para se te shkoje ne fakultet duhet ti falet njerezores , prandaj quhet dhe human -nga latinishtja. Kushtet nuk e rendojne mjekun po e bejne me te forte ne mendje dhe bisturi. Pavaresisht se mund te pickohesh ti dhe ndonje tjeter, gjate luftes, nuk po permend emra se krijoj debat te pavlefshem, kane operuar kocken mjeket edhe me sharr hekuri dhe jeta e tyre i kaloi te 85-at. Pra, dua te te theme se mjeku duhet te kete vetem nje emer: mjek; as aqif, as sotir e as sali… Deri ketu, mesa kuptova nga shkrimi juaj deri diku biem dakort, por…pastaj ju, dukeni se nuk keni pase si qellim problemin e shoqerise dhe mjekut, por si te reklamoje punen e asaj radiologes qe nuk kundershtoj asgje, veç trubullires mendore qe e perzieni ju me Ameriken dhe mjeket ne vendin tuaj qe shikojne vetem per perfitim material. Po e dime , moj zonje qe ne Shqiperi eshte per te uluritur per shume gjera, por partite atje i kane ndare njerezit dhe ata ulurisin per partite dhe jo per vete. Pastaj me thuaj nje njeri qe nuk i do leket sot me shume se te tjerat. psh, vete Ti, ose mjeku gezon te kete sa me shume te semure, pergjegjesi varrezave lumturohet te vdesin sa me shume, gazetaret gezojne kur kur vidhet, vrite apo shkaterrohet nje gje se perben lajm qe ndiqet me interes e keshtu me radhe, prandaj dhe shkrimi juaj duket si nje are serikoje me grure qe s’ka pare shi prej gjashte muajsh. Edhe kjo eshte fatkeqesi per gazetarine e sotme. Megjithate ju dukeni mire me shendet.
Profesionaliteti i kesaj vajze gjendet mes rreshtash,kush ka guxim te bej komente te rendomta u them si lexuese e rregullt e kesaj gazete, kursejini komentet e bera
nga mendje te mbjellura ne toka joproduktive.kursejini komentet maskiliste,pranoni ngritjen ne karriere te gruas me dinjitet,se besoj edhe motrat apo vajzat qe keni e do keni do ta kene per nder te ndjekin figura te tilla gazetareske.
Profesionaliteti i kesaj vajze gjendet mes rreshtash,kursejini komentet e bera nga mendjet e mbjella ne toka joproduktive. Hey, PRANONI QE KA ENDE FEMRA NE KETE REALITET QE MBAJNE NE KEMBE DINJITETIN E VET.
Kemi nevoje per shembuj pozitive ndaj e pergezoj autoren qe e ka sjelle ne vemendje
Kjo nuk eshte te femra apo te mashkulli eshte te produktiviteti i autorit … eshte njesoj sikur ta ket shkrajtur Qimi…. hajde pallim qe i ka bere kur ka qene te UTV-ja….. hahahhaha te gjithe e kane ditur por tani e pallojne dhe komentuesit……. hahaha
nejse nejse duhen edhe oca si kjo ….
nga nje shoqe qe ta do te miren
“Gjino, rritu shpejt te kapesh kokrren e fikut”..dhe nuk e ka patur filmi per kokrren e faikut..ik shko bej nani nani faik trimi se me kete koment tendin te fundit dhe me ate te parit qe ke bere me tjeter emer, “tani”, apo “passionanti” i leshit, shife veten me sa fytyra je..pupu o zot, na ra Tani nga Fiku, dhe jo nga Faiku.
Mortja qe sju ha, ty Faik bashke me Tanin, qe jeni si nje cift geish qe kane ne mes “passionin”
Edhe te lani gojen kur te flisni per Evisin, ose me mire, mos flisni fare se na hapet barkun me komentet. Shkoni mesoni se si lexohet njehere pastaj sesi shkruhet. Behen me radhe gjerat.
Evis, ty bravo te qofte moj vajze per shkrimin se jane te verteta nje me nje keto qe shkruan per shendetesine shqiptare. Nje mediokritet qe ska ku te shkoje me keq, si ne kohen e Saliut, sepse cifti gei qe kemi midis komenteve i pelqen keto cilesime, si ne kohen e ketij tjetrit ka patur vetem nje ndryshim, dhe ky eshte degradimi per me keq. Tani njerezit jane shnderruar ne dicka me te keqe se kafshet, sepse kafshet nuk shohin para me sy, ndersa mjeket po.
Ndersa me komentet e ciftit te geive me “passionin” midis tyre duhet ti hedhesh ne koshin e plehrave, sepse aty e kane vendin qe nga era ndotese qe leshojne.
Suksese ne shkrimin e radhes dhe pergezime per kete qe ke shkruar.
Nje lexues