Lajm i mirë, lajm i keq dhe Liqeni si sebep

16 Mars 2016, 21:44Blog TEMA

Nga Ardit Rada

Duket se çdo lëvizje e makinerive për ndërtimin e këndit të fëmijëve te Liqeni Artificial i Tiranës po provokon të përgjithësuarit nën emrin ‘Shoqëri Civile’ që të vijojnë aksionin e tyre kundërshtues. Ka qenë po sot prezenca materialeve për ndërtimin e mini-hekurudhës së trenit të fëmijëve, shkaku që të indinjuarit me këto punime të shpërthejnë fillimisht në Facebook me thirrje për revoltë, e më pas t’i drejtohen vendngjarjes.

Në fakt, aksionet e ambientalistëve nuk do të doja kurrë t’i diskutoja apo kundërshtoja për shkaqe që lidhen së pari me repskeitn ndaj lirisë së individit; dhe së dyti, sepse një gjykim kundër lirisë kthehet në paragjykim ndaj atij që guxon të artikulojë diçka të tillë.

Megjithatë, protestat te Liqeni Artificial më shumë sesa shenja të një revolte të gabuar ose jo, kanë nxjerrë në pah anët e mira dhe të këqija të një iniciative qytetare. Kështu, është për t’u përshendetur lajmi i mirë që shoqëron çdo grumbullim të tyre se prezenca e deputetëve demokratë apo personazheve pranë PD është refuzuar kategorikisht, shpesh edhe duke i përzënë publikisht. Distancimi nga partitë që rendin për të rrëmbyer kauzat apo për t’u bërë pjesë e tyre është një element i ri në kulturën e shqiptarit opozitar jopartiak. Shenjat e para u dhanë në protestat kundër importit të armëve kimike ku PD u gjet e papërgatitur teksa ish-kreu historik u përzu edhe duke i treguar gishtin e mesit.

Por krahas këtij ‘revolucioni’ në kulturën e qytetarëve është e drejta e kujtdo që të ngrejë pikëpyetje mbi të përgjithësuarit si ‘Shoqëri Civile’. Grupimi që ka marrë në dorë flamurin e protestave ndaj këndit në fakt nuk e ka fokus të punës së tij ambientalizmin. Ose më saktë, shquhet kryesisht për kundërshtinë ndaj reformës në Arsimin e Lartë, por kurrsesi nuk është ndjerë më parë mbi shkatërrimin e pronës publike, kryesisht hapësirave të gjelbërta. Ky mund të cilësohet një lajm i keq kur i referohemi faktit se protestuesit në fjalë kanë qenë bashkë dhe të organizuar prej disa vitesh, kohë kjo kur Tirana u betonizua si te Liqeni i Thatë, ashtu edhe poshtë Digës apo cepa të tjerë urbanë e ruralë.

Mund të duket e padrejtë kur fajësohet dikush për apatizëm pikërisht në momentin që ngrihet në këmbë, por nga ana tjetër pikëpyetja është po ashtu e drejtë. A do të kenë këta individë të njëjtat qëndrime në vijim për natyrën? A do të protestojnë në çdo rast kur hapësira e gjelbërt preket për mirë? Pyetje të tilla marrin fund vetëm nëse protestuesit e rastit bëjnë një inventar të ndërhyrjeve që po bëhen jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë vendin dhe më pas reagojnë po aq ashpër si ndaj Liqenit. Nëse ky i fundit është sebepi për të nisur një valë protestash anembanë vendit atëherë kemi një lajm edhe më të mirë. Por diçka është e sigurt: Protesta ndaj ndërtimit të një këndi për fëmijë nuk e justifikon heshtjen për ndërtime pallatesh. Derisa të kemi një profilizim të saktë të “Shoqërisë Civile” se për cilat parime qëndron, do të na duhet të shohim specialistë që rrihen me policinë në vend që të ofrojnë propozime sesi liqenit t’i shumojmë peshqit, sesi prishja e X objekti liron hapësirë, sesi mbjellja e Y druri apo bime përmirëson florën e me radhë.

Javanews.al

6 komente në “Lajm i mirë, lajm i keq dhe Liqeni si sebep”

  1. Luan says:

    Lane nam, i vetmi kend lojerash i hajrit per femijet ne Tirane, jane 7 xhuxhat te Rr. Elbasanit e qe kane marre tashme nje hije si kendet e lojerave neper filmat horror, se s’ka vene me dore njeri ne te qe prej Edi Rames. A thua se s’ka Shqiperia dhe Tirana halle me te medha se ndertimi i nje kendi lojerash, qe u ngriten ne kembe keta te gjithe. Turp i madh per kete “shoqeri civile”!

  2. passionanti says:

    Ajo nuk eshte shoqeri civile, por shoqeri qe kerkon te behet me emer si u be shoqeria kuq e zi e Kreshnik Spahiut. A nuk jane njesoj? kreshniku me shoqerine e tij ve derrasa dyerve te bashkise dhe ministrise, ndersa keta protestojne nje grup mizash per ate qe as vete s’e dine se pse. Protesta duhet te kete kuptim praktik. Liria nuk eshte qe te mblidhen ca njerez e te dalin te protestojne se kane nje qellim te tyre te mevonshem. Keta perfaqesues te shoqerise civile kane protestuar ndonje here se dikush beri shurren ne lulishte?! Nuk e besoj se ketu ku jetoj une , po te besh nje gje te tille ha 50 euro gjobe ne vend. E pra, keta nuk e kane seriozisht dhe se fundi keta jane shoqeri bandash qe krijohen ne emer te lirise apo me mire çthurjes si ajo Nisma-çthurje

  3. Karli says:

    pse nuk ngrefesh ti luan?

    1. Luan says:

      Ca the ti karL?

  4. spartaku says:

    Kendin e lojrave ne mezi po presim te behet,se po behet per te miren e femijve tane.Ju beje thirrje bashkise Tiranes,te mos terhiqen per kete gje te mire qe eshte nisur.Kendi te behet sa me pare,dhe do jete kenaqesi per te gjithe qytetaret e Tiranes.Kete nuk e duan ata gjoja te shoqerise civile,qe udhehiqet e financohet nga partia demokratike.

  5. leo englnd says:

    Kush ju jep te drejte ketyre protestuesve qe te kryejn veprime te tilla vandale. Po qe je jeni kunder, shkoni ne gjykate e hapni proces Gjyqesor. Kush jeni ju qe dilni kunder njje organi te zgjedhur me vote????? Bota do ti kish arrestuar e denuar menjehere tere keta karafillake qe mendojn se jane ZOTI. Policia te zbatoj ligjin ndaj tyre per demet e shkaktuara e te detyrohen te demshperblejne. Procedim Penal per tere keta 20 vjecare qe jane akoma femije nga pjerdhuria qe kane duke thyer ligjin. Vec keshtu do ndertohet SHTETI LIGJOIR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje