Një grup vajzash që të merrnin sytë nga bukuria kanë bërë fotografi të veshura si nuse në disa nga kishat më të bukura bizantine të vendit, në Berat, Elbasan. Çikat, të cilat janë me shpinë zbuluar dhe dekolte tejet bujare marrin poza ndjellëse sipër fronit dhespotik, para derës dhe ikonave të ikonostasit. Fotot janë marramendëse, të realizuara me mjeshtri të pashoqe dhe thuhet se janë kryer për të shërbyer që trashëgimia kulturore të bëhet e njohur nëpër botë, me ç’duket në vigjilje të pushimeve verore.
Ka qenë shumë i ashpër reagimi i Kishës Autoqefale të Shqipërisë, ndërsa në shtyp pothuaj është vënë në dukje që kjo mëri kishtare është e pavënd se në këtë botë me mentalitet të hapur ku ne jetojmë, gocat e bukura pikë mund të dalin ku është më mirë.
Fjala vjen, ta ka ënda që një nuse krahëzbuluar, me gjoks të hapur sa më s’ka të bëjë një foto në ikonostas mes shën Mërisë me Jezusin foshnje dhe një tjetër ikone të vetë Jezusit. Kudo në botë, Itali, Francë, Greqi, SHBA, Gjermani, kjo do të përbënte skandal.
Në Shqipëri jo, sepse padija në rastin më të mirë, ose jetesa mendjeprishur, na cyt drejt kapërcimit të do caqeve që besimtarët i kanë të paprekshme. Ndoshta ideatori i këtij shërbimi nuk ka marrë pjesë kurrë në një meshë orthodokse në Shqipëri, nuk ka parë kurrë në televizor një natë Pashkësh apo Kërshëndellash. Besimtarët kristianë orthodoksë, pasi kryehet mesha adhurojnë pikërisht ato ikona, luten para tyre, i përkëdhelin, i puthin. Është pjesë e besimit të tyre të lashtë mbi dy mijë vjeçar.
Meshën priftërinjtë orthodoksë e thonë pas ikonostasit që është dhe ballina, të cilën shohin besimtarët gjatë gjithë shërbesës, të shoqëruar nga këngët kishtare të muzikës bizantine, me tekset e shqipëruara nga imzot Noli. Në këtë vend ku temjani përhap aromën e tij të fortë, por karakteristike, nuk mund të shkojë një modele e veshur pak, sepse edhe në ceremoninë e vërtetë të dasmës, vashat shkojnë në kishë me krahëmbuluar dhe vello të bardhë.
Në asnjë vend të perëndimit a lindjes, nuk qëllon që të hysh në një kishë, katedrale, kapelë me krahët e zbuluar, fund të shkurtër. Të vjen dikush, klerik apo shërbyes dhe të nxjerr jashtë. Në Shqipëri si pa të keq sfidohet një traditë që ka kaluar mijëra vjet. Ndaj reagimi i Kishës mund të ishte dhe më i fortë, sepse jam i bindur që besimtarët ndjehen të përdhosur nga triumfi i padijes, siç ndodh rëndom në këtë vend.
Në fund, Kisha ankohet se këto objekte kulti ku janë bërë fotot, por dhe mjaft manastire, lipsane të shenjta, ikona dhe objekte të shenjta të adhurimit nuk janë kthyer ende, por përdoren për kësi punësh të turpshme. Ata kanë gjithë të drejtën e botës të thonë se këto vende e objekte kulti nderohen dhe janë të shenjta për të gjithë orthodoksët anembanë botës dhe sigurisht edhe për besimtarët e Shqipërisë.
Ndoshta ky është tundimi i fundit i pafesë që ka lënë për trashëgimi virtytin e vetëm, pacipërinë.
AXIOS !! Priftin bithekire qe lejoi keto mekate ti rruhet mjekrra me xham e te dergohet ne malin Athos per riedukim !!
Shume turp, jo per fustanin, por per pozat sikur jane ne nje film porno! Kur vesh fustan te bardhe, duhet te kesh edhe nje shkalle pafajesije dhe perulje ndaj ritit dhe institucionit religjoz ku futesh. Ketu cdo gje u be komercializem, seksi shet – oburra seks gjithandej!
Por jo kudo mund ta shesesh seksin………….te pakten ne kishe jo!
Me duket se ky Enkeli nuk ka se çfar me shkrujt dhe mundohet ti etiketoj kto zana te bukra qe pozojne ne kishe si shitese seksi.
Ore halldupi i Meseles,politikanes demokrato-kristiane bjonde palmolivi..,ne Gjermani futen femnat lakuriq dhe protestojne neper kisha.
Po qe se Kisha asht shtepia e zotit ather ajo ka vend per te gjithe.
Leni gocat se ato vetem e hijeshojne kishen,ashtu te veshura si nuse jane te gjithe si Maria Magdalena.
le te shkojne nusepoutanat te qesin sumen ne bourdheloxhamite apo teqete e baba Mondit………
Bithe kiri Janulla haron se krijimi i familjes behet ne kishe, atje jepet besa per krijimin dhe besnikerine e familjes se shendoshe. Por janulla para se te meret me kete ‘modernizem’ ne kishe ne Elbasan a kudo qofshin keto foto le te meret me paparrokadhet qe punojne ne kete institucion
Bithe kiri Janulla haron se krijimi i familjes behet ne kishe, atje jepet besa per krijimin dhe besnikerine e familjes se shendoshe. Por janulla para se te meret me kete ‘modernizem’ ne kishe ne Elbasan a kudo qofshin keto foto le te meret me paparrokadhet qe punojne ne kete institucion. Keto vajza nuk bejne asgje me shume vetem tregojne endren e cdo vajze per te vene kurore ne kishe me nje fustan te bukur. Ju uroj te gjitha vajzave ta bejne realitet dhe me fustane me te bukura se keto te fotove, endren e tyre per te krijuar familje ashtu sic deshiron gjithe secila.
ca tmerrii keto femra te bejne ti biesh me dore
http://bit.do/seks-ne-kishe
GJYZELET PSE NUK BEJNE FOTO NE XHAMI…..??!
Edhe ato shqiptare muslimane qe kryejne ceremoni dhe rregjistrohen ne xhami bejne foto. Kam asistuar ne dy raste ne Lezhe e Shkoder. Kam pare fotografin qe shtrihej ne krah ne dysheme qe ne foto te dilte kubeja. Kto foto janee ne albumet e tyre familjare. Nuk perben lajm ky rast , nuk do ti lejosh me mos i lejo , kaq ,ke rojen tek dera ……tung
Skenat ne fjale vertetojne me se miri nivelin e ulet kulturor dhe ndoshta injorancen e shoqerise shqiptare duke filluar nga maja e piramides drejtuese e vendit, qeveria, presidenca, parlamenti, partite politike, strukturat e shtetit, bashkite e deri tek fshatari i fundit qe shet sallatat dhe qepen e njome ne ndonje hyrje pallati ne kryeqytet.
Eshte ne mentalitetin dhe traditen e shqiptarit jeta robin hudiane, nomade, qe nuk njeh, nuk kupton dhe sigurisht nuk zbaton ligje e regulla aty ku ai e cileson “territor te tij”.
Per te kuptuar kete mentalitet “kokefortesie” te shqiptarit, thjeshte mund te permendim vetem disa regulla elementare. Ai e ka per ofendim te respektoi radhen, pra te respektoi tjetrin, bashkeqytetarin, i duket vetja i lidhur me pranga te vendosi rripin e sigurimit ne makinen e tij, e ka per zotesi te parakaloi dhe te shtoi shpejtesine edhe atje ku nuk lejohet nje gje e tille, e ka per turp te zbresi shkallet e pallatit e te hedhi plehrat ne vendin e duhur dhe preferon flakjen e tyre nga ballkoni, ………….!!!!
Dhe per te kuptuar se nuk eshte diktatura komuniste 45 vjecare faktori qe, ashtu sic thote autori i shkrimit “na la te pafe dhe trashegim te vetem paciperine”, mjafton te shikojme pak me larg hundes sone, diku ne ish vendet e Bllokut te Lindjes dhe mbi te gjitha ne Rusine e Madhe ku perjetoi per mbi 70 vjet diktaturen staliniste!
Turp e faqja e zezë! Niveli më i ulët kulturor që mund të shohësh në Europë. Kjo shjegon dhe faktin pse jemi të fundit në çdo gjë. Edhe ju që bëni këto komente banale dhe sharje, duke u fshehur pas pseudonimesh, mos kujtoni se fitoni gjë. Thjesht vini në dukje kompleksin dhe inferioritetin tuaj. Përgjigjen më të mirë e ka dhënë Bledi Mane tek artikulli diaspor(dh)a. S’ di në qoftë se ndonjë nga ato debilet që kanë pozuar aty mund të jetë ortodokse apo katolike. Të krishterët shqiptarë, katolikë apo ortodoksë qofshin (njëlloj është) janë krenarë për prejardhjen e tyre. Kanë qëndruar të fortë në shekuj. E nuk pyesin për plehërat që u dalin përpara.
Na cate trapin me moral ju fetar te leshit, kur shikoni ndonje vajze te bukur kepusni qafen duke i pare.
Ferkoji ikonat o enkel lopa se sjellin fat. Puthja bythen statujave se kur te ikesh ne boten tjeter bythen e statujes ke per te marre me vete.
po pse i bejne fotot ne kishe ‘e jo ne xhami?apo kane frike se ja fusin aparatin ke “ZOGU”
Ky enkeli eshte cam,apo eshte grek,qe i vete pas avazit Janullatosit,apo e ka shitur bythen tek greket?
disa komentues si hiqen si patriote tregojne injorancen e tyre te thelle,se pari ne manastir nuk lejohet te kryhen martesa,eshte e pakuptimte qe te besh foto ne nje vend ku hyrja e nuses eshte e ndaluar,se dyti kisha nuk eshte mall zot,ajo ka nje simbolike te caktuar dhe rregulla shume rigoroze ,ne fund te fundit eshte njesoj si te hysh ne shtepine e tjetrit e te rrish me kembe mbi tavoline e ti thuash qe je idoiot se ne jetojm ne nje vend te lire dhe un rri si te dua.
Coji ne Xhami gocat o Enkel Cami dhe mos u merr me gocat te kisha Ortodokse te cilat kane dale foto pas ceremonise martesore. Nuk ka asnje reagim zyrtar nga kisha Ortodokse per nuset qe dalin foto aty dhe nuk ka perse te kete, por kjo thjesht po perdoret per te demonizuar kishen e krishtere Ortodokse. Cheap shot. that is! Jeni mesuar ju plehra me pislleqe dhe inskenime te kesaj kategorie, por nuk i ha njeri keto, sidomos nga komuniteti i krishtere Ortodoks. Se cfare mendoje te tjeret me genjeshtrat qe ju serviren, nuk na plas shume trapi.