Pse turqit ndihen të huaj në vendin e tyre?

17 Mars 2016, 18:18Blog TEMA

Nga Elif Shafak

Këto janë ditë të zeza për popullin turk. Është hera e tretë brenda pesë muajve që dridh Ankaranë një tjetër sulm terrorist, duke marrë kësaj here jetën e 37 viktimave – të gjithë civilë.

Zyrtarët kanë identifikuar një prej të dyshuarave të kërdisë së ditës së diele si vetëvrasëse që i përket Partisë joligjore Punëtore Kurde (PKK), që në botë konsiderohet grup terrorist. Kundërpërgjigja e menjëhershme e Qeverisë së presidentit Recep Tayyip Erdogan, ishte dërgimi i aeroplanëve luftarakë për bombardimin e kampeve të PKK-së në Irakun verior, dhe ndalimi i rrjeteve sociale.

Ka pasur thirrje për unitet kombëtar kundrejt kërcënimit terrorist, por me siguri se nuk sjell kurrfarë hairi kjo farë pune; shoqëria turke është skajshëm e polarizuar. Madje edhe në kohë zie kombëtare, vendi nuk po mund të bashkohet.

Një burrë e ka paditur bashkëshorten për fyerje të presidentit. Burri 40 vjeç, shofer kamioni, e kishte incizuar bashkëshorten me qëllim që ta përdorte si dëshmi në gjykatore. «Vazhdimisht po e paralajmëroja», ka deklaruar burri gjatë një deklarate për media. «Presidenti ynë burrë i mirë dhe i ka sjellë shumë të mira Turqisë». Gruaja e tij menjëherë ka nisur procedurat e shkurorëzimit.

Ky nuk është rrëfim i izoluar. Një anketim i kryer së fundi ka treguar se 76 për qind e turqve nuk dëshirojnë që të jenë fqinj me dikë që nuk përkrah partinë e tyre politike. Madje nuk do të lejonin as fëmijët të shoqëroheshin me bashkëmoshatarët e atyre fqinjëve.

Në të kaluarën dallimet shoqërore vinin për shkak të linjave etnike (turk a kurd), ideologjike (majtist a i djathtë, shekullar a fetar) dhe bindjeve fetare (sunit a alavi). Megjithatë vendi është ndarë në dysh ndërmjet atyre që përkrahin dhe atyre që e kundërshtojnë fort presidentin Erdogan.

Rrëfimi i çiftit është gjithashtu përkujtues se sa të zëna janë gjykatat turke në vitet e fundit. Sipas Bekir Bozdagut, ministër turk i Drejtësisë, dy viteve të fundit kanë nisur procedurat gjyqësore të 1800 rasteve të fyerjeve ndaj presidentit. Në mesin e tyre ka edhe akademikë, gazetarë, mjekë, blogerë, madje edhe nxënës të shkollës së mesme. Tani po kontrollohen për së afërmi mediat sociale. Merve Buyurksarac, ish-miss Turqia, është ndjekur penalisht për shprehjen e kritikave ndaj zotit Erdogan në «Instagram», derisa «Twitter» ka bërë të ditur se Turqia kryeson listën e vendeve që kërkojnë shlyerjen e postimeve.

Kur Can Dundar, kryeredaktori i respektuar i të përditshmes, «Cumhuriyet», dhe redaktori i tij përgjegjës për redaksinë në Ankara, Erdem Gul, u liruan prej burgut pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, liberalët morën frymë lirshëm. Por zoti Erdogan nuk mendoi gjatë para se ta hidhte poshtë vendimin: «Këtë po e them sheshit: Nuk pajtohem me vendimin dhe nuk e respektoj atë». Ai nuk u ndal me kaq: «Kjo nuk është pafajësi, është urdhër për lirim». Procesi po vazhdon. Dhe derisa vazhdon kjo prirje autoritare, nuk do të ndalet as thellimi i çarjes shoqërore.

Në këtë frymë, pothuajse janë zhdukur nga horizonti prospektet e procesit paqësor ndërmjet shtetit turk dhe PKK-së. Turqit dhe kurdët që besojnë në procesin e paqes dhe në bashkëjetesë, e dinë fort mirë se tani për tani kanë humbur të gjitha shpresat. Njëherësh, TAK-u, degë e PKK-së, kërcënon të vazhdojë me sulme të tmerrshme ndaj civilëve. Instinkti qeveritar po i hedh benzinë flakëve të antagonizmit, në vend se të mundohet t’i shuajë. Ta zëmë, ministri i Drejtësisë ka bërë thirrje në fillim të muajit që t’u hiqet imuniteti deputetëve të Partisë Popullore Demokratike prokurde. Nëse do të zbatohej kërkesa e tij, atëherë do të ishte rrezik që të përfundojnë në proces gjyqësor politikanët e zgjedhur në mënyrë demokratike.

Por do të ishte gabim i madh po që se ndëshkohen kurdët liberalë për veprimet e terrorit të verbër të kryer prej elementeve të radikalizuara në emër të pavarësisë kurde.

Kjo është një prapakthim në procesin e negociatave ndërmjet Turqisë dhe BE-së. Më 2015, ka shkuar së paku në 2.5 milionë numri i sirianëve refugjatë që kanë arritur në Turqi. Njëherësh, një numër gjithnjë në rritje qytetarësh turq po ndihen si refugjatë në tokën e tyre.

Autorja është shkrimtare turke dhe autore e “Bastards of Istanbul”.

Financial Times- Dialog Plus

15 komente në “Pse turqit ndihen të huaj në vendin e tyre?”

  1. edi shanc says:

    e kuptoni cfar jane anadollaket.

    1. Alex says:

      I zene “mekatet”, qe kane bere tek popullesit e Krishtera dhe Autoktone. Ne1922 kane zbuar me dhune 1.5 miljon Grek, po aq jane Armenet, po aq jane viktimat e masakrave. Ne 6 shtator 1955 u debuan me dhune vetem nga Kostandinopoja 120 mije Grek, ngjarjet njifen Boterisht si (Septembriana).
      Ionia qe dikur ishte shtylla e dyte e Kultures Helinistike u zaptua nga Islamo-Mongolo-Arabet, nuk eshte rastesi qe gjithe Bota e thote Greqi dhe Turqit i thone Jonian (Junistan). Lexo per 7 te mencurit Helen te Antikitetit (7 sofi), nga Anatolia=Lindja (Anadoll) ishin, lexo per 3 nga mbrekullit e Antikitetit, Helen te Anatolis ishin.

      Keto dhe shume te tjera nuk mund ti degjoni ne Albanistan qe c’do gje Censurohet.

      1. "suniti" says:

        Ate gje qe kane bere edhe “greket” me Camet shqiptare mos flit per moralin e te tjereve kur je vete nje Hale ne kete drejtim

      2. undefined says:

        Cfare lidhje kane keta “greket” e sotem me ata te Antikitetit ASGJE ASGJE si nga Kultura Tradita apo me e rendesishmja pamja e jashtme ASGJE vetem deshiren per te qene si ato duke kaluar ne ekstrem jashte cdo realiteti

      3. xxxx says:

        Ne Shqiperi kane respekt per KULTUREN HELENE por jo per vjedhesit e kesaj kulture jevgjitet e Pontis qe jane ardhacake ne kete Gadishull Ilirik dhe nuk kane te bejn fare me popullsine autoktone ballkanese nga te gjitha drejtimet

      4. maks says:

        greqia kishte 1000vjet qe ishte nocion historik po u beni dua ali pashes me gjith arvanitasve qe greqia mori kete emer dhe u be e pavarur shikoe dekumentarin qe ka dhen skai 1 per historin e pamvarise se greqise

  2. zef says:

    Turqit nuk jan nje popull homogjen prandaj mund te gjedhe turq bionda me
    sy te kalter edhe pse jan te paket, por gjen edhe turq rrace arabe ne shumice
    por ka edhe aziatike rrace kaukaze. Por ne qofte se do te shofim me syrin
    largpames, shteti nuk formohet nga homogjeniteti dhe rraca e nje populli
    sepse kjo gje tashme nuk ekziston, por ajo qe eshte per tu theksuar eshte
    qe ti si qytetare i nje shteti ndjehesh pjese e nje shoqerie qe mund te
    keni shume gjera te perbashketa.

    1. Edkari says:

      Zef
      turkija ka ken Perandori dhe gati per 600 vite
      or Zef Manalli ka bo ligjin dhe kuptohet qe race
      e tyre eshte rregullu tuj marr robina ne vendet
      qe pushtonte.
      Mos ki merak o Zef Manalli se dhe ke katundi yt
      ka marre vajzat me te bukura e duke i mbarsur
      kane lind djem e vajza bjondine por fara
      qe eshte hedhur mos harro eshte mall turkije.

      1. Jeronim de Rada says:

        Shqiptaret i urrejne te gjithe ata armiq te cilet kane marre vajza te bukura shqiptare dhe (me dhune) i kane mbarsur me faren e ndyte selxhuke.

  3. Forex says:

    Presim “Aqifin” me komentin e tij te njejte: Ja edhe perkthimi i radhes ne median shqiptare nga gylenistet,,,terr terr terr ? D

    1. aqifi says:

      ? nga 8 linke te blogut 3 lidhur me turqine. mesa duket i kemi mbaruar problemet tona te europes te ballkanit. na ka ngelur lindja e mesme sidomos turqia me diktatorin e saj erdogan

  4. nbhgy says:

    e kuptojm shum mir.
    sepse jan si byrazeret shqiptare!
    tamam si ne.

  5. krysho ludovik says:

    car pi… kjo Eli-feja

  6. pjatalarsi says:

    Na vjen keq per kete vend -ne nje pozicion kyc strategjik- per polarizimin e madh qe ka e qe e percan shoqerine e tij! Na vjen keq per turqit moderne qe e shohin veten europiane! Por turqit moderne duhet te kene guximin ta pohojne se kurdet duhet te kene shtetin e tyre, cfar do te thote nje shkeputje te territorit jug-lindor turk ne shtetin e ardhem e te enderruar kurd! Pas kesaj do te kemi perhere e me teper nje Turqi moderne, partnere e vertete e vendeve europiane dhe jo larg edhe antare e EU-s.

  7. selim peshku says:

    mire i paske lare pjatat o pjata lares

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje