Zgjedhjet nuk janë zgjidhje

17 Mars 2016, 17:52Blog TEMA
Zgjedhjet nuk janë zgjidhje

Meqë po flitet këto ditë për zgjedhje të parakohshme nga ana e drejtuesve të PS-së, duhen bërë disa llogari.

Nga sondzhi i fundit që bëra për Tiranën, si dhe nga një sondazh paraardhës për gjithë Shqipërinë, më rezultonte se, mund të ketë firo në pjesëmarrje nëse zgjedhjet zhvillohen sot, por firoja mund të jetë përpjestimore në të dyja krahët. Me fjalë të tjera, përqindjet elektorale të dy koalicioneve dhe të tri partive kryesore mund të mbeten praktikisht si në zgjedhjet e para tre vjetëve.

Dhe çfarë zgjidhje do të sillnin zgjedhjet e parakohshme?

Në qoftë se koalicioni PS-LSI-PDIU e të tjera nuk prishet, shperndarja e mandateve mazhorancë-opozite mbetet pak a shumë si sot.

Në qoftë se LSI-PDIU e të tjera futen në zgjedhje si koalicion më vete, të pavarura nga PS e PD, koalicioni i mbetur i PS-ë mund të ketë një epërsi të lehtë ndaj koalicionit të PD-së e të tjera, por mund të mos jetë në gjendje të marrë 71 deputetë – mos të harrojmë se PS-ja mori vetëm 41% të votava para tre vjetësh në rang kombëtar.  Me fjalë të tjera, PS-së do t’i duhet përsëri që t’i lutet LSI-së për krijimin e qeverisë…

4 komente në “Zgjedhjet nuk janë zgjidhje”

  1. REzi says:

    O ti Z. Zaloshnja…….ke harruar 2 faktore te rendesishem:
    1. Fushata elektorale do behet ne emer te reformes dhe aty do dali hapur se kush eshte pro dhe kush kunder.
    Ky do te jete nje faktor vendimtar qe njerezit te dalin ne zgjedhje dhe te votojne per ke eshte realisht pro reformes.
    2. Amerika do dale hapur ne krahe te atij qe do mbeshtes reformen. Ju e dimi mire ç’fare do te thote kjo per
    rezultatin e zgjedhjeve. Po te fusim brenda presione te ndryshme dhe bllokim vizash per ata qe dalin kunder USA dhe BE,
    nuk diskutohet se si perfundon historia.
    Gjithçka qendron nese LSI dhe PDIU qendron ne koalicion. Koalicioni i meparshem,per pak vota ka humbur deputet ne shume rajone. Mendo me nje koalicion me te forte.

    Tung

  2. BM says:

    Pajtohem me komentin e REzit.

  3. zana saliaj says:

    O zoto zaloshnja cdo gje ka zgjidhje dhe zgjedhjet do ta reflektojne kete ndryshim pasi me keta medioker ne qeveri po vuan populli jote.jo anetaresime ne parti cdo dite por vende pune cdo dite per keta te rinj.Ju lutem Z.Zaloshnja megjithe respektin qe kam per ju duhet ta vleresoni situaten e vendit tend pa ngjyra politike, por si nje analist qe do te leshe gjurme per brezat qe vijne.

  4. Beniku says:

    Reforma në drejtësi është më se e domosdoshme. Këtë e do populli . Po cilin të dëgjojmë për reformën në drejtësi ?
    Të dëgjojmë Saliun ,apo LUlin ? Asnjërin! Si Saliut dhe Lulit duartë I pikojnë gjak dhe vetem gjak. Arsyet dihen nga të gjithë. Ndaj duhet besuar Rama. Tani për tani nuk i pikojnë duartë gjak. Në zgjedhje dhe t’i tregohet vendi Sali Sharlatanit për krimet që ka bërë në këtë popull. Dikush do të thotë se nuk ka vrarë me dorën e tij . Po nuk ka vrarë,ashtusi edhe Enveri nuk ka vrarë me dorën e tij ,madje Enveri ka urdhëruar të vriten ata që i bënin keq popullit., këta si puna e Saliut. A duhet të dëgjoi populli një te marr si Saliu? Një rrugac si Saliu? Një gojëndyrë si Saliu? Një shpifës siSaliu ? NJë kriminel si Saliu ?…….. Pa Lul e Nishan nuk I pyet njeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje