Tirani i Turqisë dhunon median, sepse ai mundet

17 Mars 2016, 10:10Blog TEMA

Presidenti i Turqisë po shndërrohet në një Putin të dytë.

Rexhep Tajjip Erdogan ngjan shumë pak me një kujdestar të demokracisë për një aleat të rëndësishëm si Shtetet e Bashkuara të Amerikës që shpreson të anëtarësohet në Bashkimin Europian dhe duket më shumë si një inatçor, një autokrat dinak. Ngjason më shumë me…Vladimir Putin.

Por kush ka nevojë për këtë njeri? Perëndimi, sigurisht. Dhe Erdogan e di shumë mirë këtë fakt. Turqia, si një anëtare e NATO-s, është aleati dhe çelësi kryesor në luftën kundër Shtetit Islamik dhe menaxhimin e krizës së refugjatëve sirianë. Por kjo nuk do të thotë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian duhet të ngrenë supet dhe të mos i kushtojnë vëmendje prirjeve të tij shqetësuese për të sulmuar armiqtë e tij mundshëm.

Javën e kaluar qeveria turke sekuestroi dhe mori nën kontroll gazetën më të madhe të vendit, “Zaman”, duke i mbyllur gojën një kritiku të Erdogan dhe duke shkelur angazhimin jo të rëndësishëm të vendit tij për lirinë e shtypit. Administratorë të besuar u caktuan për të drejtuar gazetën “Zaman”, kryeredaktori i gazetës u shkarkua dhe u larguar nga puna, dhe forcat speciale të policisë përdorën forcën brenda dhe jashtë zyrave të gazetës. Kur e gjitha kjo mori fundit, “Zaman”, tashmë e drejtuar nga administratorët e besuar, në faqe të parë raportoi se Erdogan vizitoi një urë që po ndërtohej, por nuk shkruante asnjë rresht për ndërhyrjen e dhunshme në redaksinë e lajmeve. Po, gjatë natës gazeta u transformua nga një kritike në zëdhënëse të qeverisë.

Ashtu sikundër presidenti autoritar i Rusisë dhe Erdogan është një figurë dominuese, i zgjedhur nga populli, por aspak tolerant ndaj disidentëve dhe mendimit ndryshe. Ai udhëhoqi Turqinë si kryeministër; dhe ndonëse posti i presidentit supozohet të jetë gjoja ceremonial, ai është njeriu më i pushtetshëm që sundon vendin e tij.

Gjatë dy viteve të fundit, Ministria turke e Drejtësisë ka ngritur më shumë se 1,845 padi penale kundër qytetarëve turq, duke i akuzuar për fyerje të presidentit. Në një rast, një mjek ka humbur vendin e tij të punës për shkak se ka krahasuar Erdogan me krijesën Gollum të filmit “Zoti i Unazave”. Të rinjtë janë akuzuar për grisjen e posterave të Erdogan, apo postimin e komenteve të padëshirueshme në rrjetin social Facebook. Gazetarët janë një shenjestë e veçantë e sulmeve të tij: Dy prej redaktorëve më të rëndësishëm të së përditshmes opozitare “Cumhuriyet” përballen me akuza të rënda vetëm pse kanë raportuar për kontrabandën e dyshuar të armëve drejt Sirisë.

Në reagim e tyre ndaj konfiskimit të së përditshmes “Zaman”, redaktorët e versionit në gjuhën angleze deklaronin: “Po kalojmë ditët më të errëta dhe më të zymta të lirisë së shtypit, e cila

është një pikë referimi e rëndësishme për demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Intelektualëve, biznesmenëve, njerëzve të famshëm, organizatave e shoqërisë civile, grupeve mediatike dhe gazetarëve po u mbyllet goja përmes kërcënimeve dhe shantazheve të vazhdueshme. Kemi hyrë në fazën e fundit të presionit mbi çdo person që këmbëngul që të jetë i pavarur në qëndrimet dhe publikimet e tij”.

Turqia është një partner i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën kundër terrorizmit, por Erdogan ka një axhendë të tij personale. Shqetësimi kryesor i tij, përveç përkujdesit për kurimin e imazhit të tij, është shtypja e një kryengritjes së brendshme të rebelëve kurdë. Kjo e ka bërë Erdoganin një aleat jo të gatshëm për të ndërhyrë në Siri, për shkak se aleatët më të besueshëm dhe të aftë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në terren, janë pikërisht kurdët sirianë. Aktualisht është e vështirë që llogaritë të bëhen duke u mbështetur tek turqit, e thënë ndryshe, një gjë e tillë është e pamundur në kushtet kur ata i shohin miqtë tanë si armiq të tyre.

Obsesioni tjetër i Erdoganit është sulmi ndaj rivalëve të lidhur me Fethullah Gylen, një klerik turk që jeton në mërgim në Pensilvani. Gyleni është një ish-aleat Erdoganit, i akuzuar prej tij për krijimin e një “shteti paralel”. Konfiskimi nga ana e qeverisë i gazetës “Zaman”, duket se ka lidhje pikërisht me sulmet ndaj Gylen, sepse Gulen ka lidhje me “Zaman”.

Ja cilat janë arsyet se përse Erdogan është i sigurtë në lojërat e tij: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë nevojë për të përdorur bazën ajrore Inçirlik (baza amerikane në Turqinë jugore), për të kryer sulme ajrore kundër Shtetit Islamik. Dhe Europa kanë nevojë për Turqinë për shkak se ajo strehon disa miliona refugjatë, shumica prej të cilëve refugjatë nga Siria.

Evropianët dëshpërimisht duan të parandalojnë mbërritjen e një eksodi të madh emigrantësh në kontinent. Bashkimi Europian po përpiqet që të negociojë një marrëveshje, sipas të cilës Turqia do të rikthejë emigrantët që hyjnë Europë nga territori i saj. Në këmbim, Turqia kërkon një rritje të ndihmës në miliarda Euro si dhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian. Një kërkesë e hershme e saj është udhëtimi pa viza në Evropë deri në qershor për qytetarët turq.

Pikërisht deri këtu mund të arrijë sjellja e neveritshme e Erdoganit dhe kjo duhet të jetë një pikë e panegociueshme e një marrëveshjeje të mundshme me të. Nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që Turqia të mos mbajë përgjegjësi për shkeljen e të drejtave të njeriut, thjesht dhe vetëm pse ajo ka përkohësisht kartat e lojës. Nëse Turqia vërtetë aspiron që të konsiderohet si një vend anëtar i mundshëm i Bashkimit Europian, një bashkësi e elitës së demokracive, ajo patjetër duhet të respektojë dhe të mbrojë vlerat e demokracisë. Hapi i parë më i rëndësishëm do të ishte çlirimi i gazetës “Zaman”.

Chicago Tribune

9 komente në “Tirani i Turqisë dhunon median, sepse ai mundet”

  1. undefined says:

    mos na shani Baba Erdoganin se ofendoni t’gjithe na muzlimonet. Erdogan babaxhani e do shqierine pra dhe do te ndertoje xhamija per miletin muzlimon qe mos t’falen me prapanice ne te ftohte dhe n’mes rruges…


    se ca ka ndryshe nga Assadi ky, apo Gaddafi..kete e dime…i lumte se ka Obamen dhe Naton, qe i duhen per Rusine..se ndryshe Erdogani do vinte refugjat prane vllaznve te Kosoves dhe Shqypnise….
    ..pse Kurdistani slejohet te krijoje shtet ashtu si Kosova, ket vetem vllaznit dine me dhane pergjigje….

  2. aqifi says:

    Vazhdon rubrika e perkthimeve dhe i krijimit te opinionit nga gylenistet kundra erdoganit. Si dje si sot http://www.gazetatema.net/web/2016/03/16/a-po-sundohet-turqia-prej-nje-tirani-shpejt-do-e-marrim-vesh/ …Show must go on…
    Nuk me shqeteson fakti eshte apo nuk eshte Erdogani diktator apo jo ate le ta vendosi populli turk se ata e votojne e ata ja vuajne dhe pasojat. Thjesht me frikeson fakti se sa te rrezikshem jane ky grupi gylenist qe kerkon me do e mos te imponoje mendimet e veta. dhe per kete po perdor çdo mjet te mundur. shume shpejt do ja degjojme dhe ne shqiptaret krismen por te jeni te sigurte qe do jemi teper vone. ka 23 vite qe nxjerr elite dhe nje pjese e tyre fatkeqsisht eshte idhtare qorrazi e ketij grupimi. ose nuk ja kemi akoma haberin ose dikush jua ka friken qe nuk permenden gjekundi

    1. Klimax says:

      Po “gylenistet” nuk futen ne popullin turk??!! Atehere ti si “jo turk”, perse “shqetesohesh” kur “fatin” e Erdogan dhe te demokracise ne Turqi e vendos pikerisht populli turk??!! Apo per ty “jo turk”, populli opozitar dhe udheheqesit e opozites turke jane “kundra” interesave te tyre dhe te atdheut te tyre, jane “terrorista” vetem e vetem sepse nuk i nenshtrohen tiranit Erdogan???!!!

    2. Forex says:

      PO qenke qife fare ti mer, serish te njejtin koment gjithandej. Mos te paguajne ata te Erdoganit nje caj per cdo koment ty? ? Pse mo vetem tema perkthen keshtu, te tjeret rrijne kot? Ik o qife se je bere me keq se erdogani me keto budalliqet e tua, jo sorosi, jo gyleni jo obama, jo putini pirxh pirxh se lirohesh.

      1. aqifi says:

        edhe ti forex nuk nuk qenke me pak se une per komente. po me vjen keq te ta them po ne nivel analize qenke zero dhe po behem pishman qe u kam kthyer pergjigje komenteve te tua. shpresoj qe dikush te kete kuptuar mgjthse mesa shoh shumica e atyre qe komentokan as nuk ja paskan haberin. kuptohet per te shprehur mendimet ketu mjafton interneti, kompjuteri dhe te dish te shkruash e te lexosh dhe je ok. truri dhe dituaria nuk eshte dhe aq e nevojshme. gjera tjeter qe me ben me teper per te qeshur eshte fakti se disa me akuzojne se po qenkem i paguar i erdoganit qe po komentokam ne menyre te tille :)) po sju ve dhe aq faj. jeni mesuar qe diku arrihet vetem duke bere servilizmin e dikujt ose duke bere prostitucion intelektual. skam cfare ju them tjeter pervec se suksese te metejshme

  3. arnaut says:

    si sali brisha

    1. aqifi says:

      une qaj hallin e popullit shqiptar dhe gylenistave brenda gjirit tone dhe i shoh si problemi me i madh qe do i vije shqiperise se shpejti. se per ne turqi mos u bej merak se erdogani jua ka futur te dy kembet ne nje kepuce. ketu si do marresh nen kontroll ate nuk e di… dhe sa per dijeni gylenistet nuk jane as parti opozitare dhe shoqate me baza politike keshtuqe nuk mund te quhen opozite. jane nje grupim me baza fetare qe ne program afatgjate ka kapjen e shtetit me simpatizantet e vet dhe perdorimin e pushtetit per hesap te vet…por kjo eshte histori e gjate.
      me ben pershtypje pse po na intereson keto ditet e fundit kaq shume turqia dhe erdogani. ai ka qe nga 2003 ne krye te shtetit te vet dhe besome shkrime te tilla neper gazeta boterore ka te pakten 6-7 vite qe dalin. po me ne çpo ndodh sot? pse po luhet dhe kush po luan me figuren e erdoganit ne shqiperi? kush po e telekomandon median shqiptare??? keto jane pikepyetjet e mia i nderuar

      1. testimus says:

        Ke pare shume perralla nga Lugina e Ujqerve qe transmetohet ketu. Aty trimat e Erdoganit ne qeveri luftojne organizaten e erret dhe dashakeqe te Tempullarve :).

        Mbrohe sa te duash mini-diktatorin islamik, po mos na shit perrallat e tij per fakte se behesh dhe me qesharak.

  4. Bushi says:

    Qenka si SALI BERISHA ky Erdogani.Edhe Saliu eshte kundra medias.Ai perndiqete gazetare e televizione qe e kritikonin.Shembulli me i qarte eshte djegia e gazetes “KOHA JONE”,gaztes”TEMA” etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje