Lideri i Turqisë banon në pallatin më të madh rezidencial në botë me 1’000 dhoma dhe me hapësirë që është katërfish më e madhe se ajo e pallatit të Versajës. Ai ka marrë zemër dhe jep instruksione për popullin e tij, duke iu drejtuar në mënyrë të veçantë grave turke të sigurohen që të lindin së paku nga tre fëmijë. E ka quajtur «vrasës» Benjamin Netanyahun dhe «vrasës të pamëshirshëm» Bashar al-Assadin.
Por mjerë ai turk që guxon ta fyejë Shkëlqesinë e Tij, presidentin Recep Tayyip Erdogan. Dhe meqë ra fjala, ai, së paku në teori, shpreh dëshirën që edhe të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Pas katërmbëdhjetë vjetësh dominimi në Turqi, zoti Erdogan ka arritur të shndërrohet në politikanin më donkishotesk dhe më të përkrahur njëherësh. Por çështja që ndan vendin në dysh është nëse ai është edhe i rrezikshëm.
Këtu në qytetin e tij të lindjes, Stamboll, ku kishte shërbyer si kryetar në vitet nëntëdhjetë, ka me bollëk mbështetës të përkushtuar të presidentit. Përkushtimi është bash fjala e duhur në këtë rast, meqë zoti Erdogan përkrahet prej të varfërve, shtresës së ulët dhe prej atyre që janë besimtarë besnikë. Një opinionist i Stambollit – që nuk është far miku i presidentit – e pranon se karizma personale e njeriut të pamëshirshëm, por edhe emocional kur qau në varrimin e nënës së tij, kanë ndikuar në perceptimin e turqve për liderin e tyre.
Megjithatë, sjellja e zotit Erdogan gjithnjë e më shumë po alarmon vrojtuesit e kujdesshëm. Menjëherë pasi Partia e Zhvillimit dhe Drejtësisë (AK) erdhi në pushtet më 2002, ai ia theu tehun e shpatës ushtrisë që deri atëherë përzihej me të madhe në politikë – dhe ishin turqit e moderuar e shekullarë që përkrahnin qasjen e tij.
Por zoti Erdogan tani po mundohet të sfidojë këdo që mundohet të kontestojë sundimin e tij. Gazetarët që ngrehin zërin kritik përfundojnë menjëherë prapa grilave, duke iu bashkuar turqve të rëndomtë që shpallen fajtorë për «fyerje» të liderit, një shkelje që specifikohet në nenin e famshëm 299 të Kodit penal turk.
Këtyre ditëve, zoti Erdogan nuk ka lënë rast pa nxjerrë dufin kundër presidentit Vladimir Putin të Rusisë. Por ai ka kopjuar prej homologut rus doracakun politik të kërcimit prej kryeministrisë në presidencë me qëllim që të fuqizojë dominimin e tij.
Tani zoti Erdogan dëshiron të kompletojë manovrën e tij politike, duke rishkruar kushtetutën me qëllim të krijimit të presidencës perandorake për hesape të veta personale. E kur vjen puna se deri kur e ka ndërmend të sundojë, tashmë ka folur se është «i gatshëm deri më 2023» – 100-vjetori i themelimit të republikës.
Kështu që Turqia instinktivisht ka lider autoritar, që e trajton kushtetutën si lodër personale dhe planifikon dominim për dekada me radhë. E si mund kjo të mos jetë e rrezikshme?
Terroristët po sulmojnë kohë pas kohe Stambollin – dëshmi është sulmi vetëvrasës jashtë Aja Sofisë në janar – por vizitorët e këtij metropoli të madh harrojnë se në qoshen e Turqisë tashmë rajoni është ngufatur në konflikt. Lufta e vjetër ndërmjet shtetit turk dhe gueriljes kurde është ringjallur me pasoja të tmerrshme. Gazetarja kurde, 28-vjeçarja Vildan Atmaca, më ka treguar se çfarë i ndodhi kur ishte munduar të arrinte në skenën e një beteje në krahinën lindore, Van.
«U munduam të shkonim atje, por forcat e sigurisë nga bllokuan», ka thënë ajo. «Kështu, ne shkuam në spital që të flisnim me njerëzit që ishin plagosur. Por policia na nxori jashtë spitalit. Gjysmë ore më vonë, erdhi policia në zyrat tona dhe arrestoi një reporter pse po shkruante ‹lajme të rrejshme›. Pastaj më arrestuan mua për ‹kundërshtim të arrestimit›».
Zonjusha Atmaca do t’i kalonte gjashtë javë prapa grilave në Van. Nuk ishte sulmuar fizikisht, por ka thënë se vazhdimisht përballej me ngacmime verbale seksuale prej anës së gardianëve. Pastaj ishte liruar me kaucion, duke pritur zhvillimin e procesit gjyqësor me dyshimin se «ka përhapur propagandë terroriste».
Duke folur gjatë një interviste telefonike nga epiqendra e konfliktit, zonjusha Atmaca më ka thënë: «S’ka ligj, s’ka drejtësi e as demokraci në Turqi».
Përgjatë shëtitores natyrore ndërmjet Evropës dhe Azisë, që ndahen prej Bosforit, një fregatë ruse qarkullon drejt Detit të Zi. Dritat e Stambollit simbolizojnë njërën prej nyjave kryesore të botës. Bosfori paraqet vend strategjik politik e ushtarak.
Zoti Putin dhe zoti Erdogan kanë këmbyer akuza e kundërakuza të ashpra për masat ekonomike prej se Turqia rrëzoi një aeroplan rus në nëntor. Por luftanijet që zoti Putin dërgon për t’iu bashkuar fushatës së tij në Siri duhet të kalojnë para hundës metaforike të zotit Erdogan në Stamboll.
Deri tani, ai nuk ka ndërmarrë asgjë për t’i ndalur: do të ishte punë e rrezikshme edhe për të. Sidoqoftë, duke parë se zoti Erdogan i ka mësyrë marrjes së pushtetit të madh në të ardhmen e pacaktuar, kush e di se çfarë ka ai në mendje?
“Daily Telegraph”
po lexoj me kersheri keto kohet i fundit qe medja shqiptare po jep tej mase vend çeshtejve turke dhe sidomos atyre kunder qeverise aktuale dhe Erdoganit ne veçanti. Dhe si per çudi zgjidhen te perkthehen artikuj tendicioze se per te shkruar diçka nga e vetja as nuk ja kane haberin. Por te pakten te perkthejne shkrimet e atyre gazetareve qe te pakten kane dijeni mbi marreveshjen e Lozanes te vitit 1923 mbi kalimet e ngushticave detare. Por nuk çuditem se ne shqiperi ndikimi gylenist(per ata qe nuk e dine Fetullah Gyleni eshte lideri shpirteror i nje rryme qe ka ne shqiperi te gjitha shkollat turke ose siç eshte e modes tani nje George Sorros turk) po ben çmos te beje çte mundet qe te krijoje nje njolle mbi qeverine dhe pushtetin e Erdoganit. Thuajse cdo jave po na dalin ne te perdeyishmet te pakten 2-3 shkrime te tilla. Ne me zor po honepsim keta te 2 te George Sorrosit qe jane ne pushtet. Vaj hallit kur te fillojne dhe keta te turkut. Daullet bien per ata qe kane veshe…
O Qife duke te pare nga budalliqe se cfare shkruan, kam pershtypjen se je shperndares picash qe sapo ke lene turnin dhe ke shku me pi caj turk me vllaznit e Erdoganit. Sipas rradakes tate, ne kete bote nuk ka vend per njerez qe mendojne se ai gjytrymi i Stambollit eshte nje kokrra e tiranit dhe ndyresires por duhet te jesh yshtuar nga dikush, ne rastin konkret nga gylenistet. E nese eshte keshtu, u lumte toci gylenisteve sepse ne fund te fundit ne keto kohe eshte nder te jesh kundershtar i Erdognit, por nuk besoj se ka njeri sot qe nuk kupton se cfare satrapi eshte Erdogani. Ik pi caj tani toc kuklle
ne radhe te pare tju marresh te keqen shpendarseve te picave se punojne me djersen e ballit. ne radhe te dyte nuk ke shkruajt dot qofte edhe nje fakt per te kundershtuar asgje nga ato qe kam shkruajtur. te keshilloj te lexosh jo vetem ato gjera qe ju japin te gatshme keto palo gazetat tona. dhe sa per informacion as me rruhet fare per erdoganin. te uroj shendet dhe sa me shume mend koke
JO o Qife jo. Ti dukesh qarte qe ke nje interes per te mbrojtur Erdoganin sepse e arsyeton me sjelljen aspak normale te tij ndaj kurdeve, aq sa askush me pare nuk eshte sjelle keshtu me ta. Po ashtu dukesh qe nuk e njeh realitetin mediatik shqiptar., Per ceshtje nderkombetare, media shqiptare ska ndonje axhende te sajen por ndjek axhenden e mediave nderkombetare.
Washington Post, New York Times, Independent, The Guardian, Huff Post atj po shkruajne cdo dite kunder Erdoganit si per sjelljen ndaj kurdeve ashtu edhe ndaj tiranise se tij. Mediat shqiptare marrin dhe perkthejne cfare shkruajne nderkombetaret, e kuptueshme kjo duke pare kapacitetet e mediave por edhe tregun tone te vogel.
Pra o qife, nese gylenistet paskan blere Washington Post, New York Times, Independent, The Guardian, Huff Post dhe trecerekun e mediave perendimor ju lumte toci pra cfare te themi. Por une besoj se kjo ka te beje me shume me qasjen prej diktatori te Erdoganit si edhe kushtezimin e turpshem qe i beri BE-se duke i kercenuar me vale te medha emigrantesh.
ja keshtu eshte muhabeti i qife, ska asnje komplot ne mes nese sheh pak me gjere.
i ndreruar problemi i kurdeve me turqit nuk e ka zanafillen me erdoganin dhe me shume mundesi nuk do perfundoje me erdoganin…
me vjen keq qe nuk paske fare njohuri mbi ceshtjen turke kurde se i vetmi qe eshte ulur ne bisedime me kuredet ka qene qeveria e meparshme e erdoganit. dhe deri ne korrik te 2015 ka patur armepushim por me intensifikimin e konfliktitit ne siri ky armepushim u prish…me pak fjale.
asnje shtet perendimor si ne spanje ETA ose ne UK IRA dhe se fundmi ngjarjet kumanoves nuk lejon grupe te armatosura ne territorin e saj. pse nuk na ka dale ndonjeherit zeri per ngjarje te tilla. edhe ne rastin e kumanoves pamvarsisht se ishin atdhetaret tane askush nuk e hapi zerin
te tilla shkrime dhe te ngjashme ne gazetat europiane nuk eshte se dalin vetem ne ditet e sotme por kane vite. pyetja ime ishte pse sot e perdite dalin shkrime te tilla ne te perditeshme shqiptare. dhe sa per artikullin ky palo gazetari me emer europian duket se nuk ja ka haberin edhe gjeres me te thjeshte lidhur marreveshjen e lozanes lidhur me ngushticat detare. sa per qendrimin turk lidhur me shtetet e BE eshte nje çeshtje tjeter dhe i bie te zgjatemi shume
o qife
me këtë që po shkruan i vejn që të rreshtohesh në kraht ë kundërt të gulienit??
në krah të erdoganit??
jo për gjë por thjesht me e dit!!
mos harro se këto që shkruhen janë të njëjta me ato që shkruajnë turqit dhe të gjithë agjensitë perëndimore!!bile dhe muhabetet e dëgjuara nga njerëz të thjeshtë në turqi vetë!!
sidoqoftë ti ke mendimin tënd dhe të të rrojë!një gjë do të të kujtoja!!nëse erdogani nuk do turqit nuk të do as ty!!sado që të mburresh me të!!por ajo që është më e rëndë është se kurdët janë shumë më shumë të afërt me turqit!!kanë pothuajse të njëjtën gjuhë dhe zakone!!shiko se çpo ju bën,jo vetëm ai por dhe turqit në përgjithësi!!po i vret e pret për një gjë të thjeshtë!temeltare!për të drejtën e tyre,për lirinë e tyre!!
përfytyro se çdo të të bënte ty që je nga ana tjetër e dynjasë??
vetëm kaq llogjiko dhe medo se a duhet ta përkrahësh këtë kasap të popullit të vetë dhe të një populli tjetër??
faleminderit ne radhe te pare qe ke shkruar pa bere ndonje ofendim.
ne radhe te dyte thjesht bera nje konstatim qe po me ben shume pershtypje ne lidhje me artikujt qe po dalin vazhdimisht ne te perditshmet shqiptare. duke qene qe turqia nuk eshte zbuluar sot dhe duke qene qe erdogani ka 13 vite ne pushtet çpo ndodh sot? dhe duke ditur realitetin shqiptar dikush duhet te kete vene ne levizje diçka si thua? te tille shkrimesh dalin neper gazeta te ndryshme qe prej te pakten 6-7 vitesh. dhe te vetmit qe kane ne fuqi te tille ne shqiperi jane gylenistet.
sa per separatistet kurde kete lufte nuk e ka filluar erdogani por ka qe nga 1983 qe vazhdon. po te kesh informacion populli kurd te pakten ne keto momente nuk po jep mbeshtetjen e duhur atyre separatisteve. nje kurd ne turqi perveç gjuhes ka te drejta te plota me nje turk sa per dijeni dhe keto te drejta as jua ka dhene as jua ka marre erdogani. dhe duke ditur qe jane rreth 6 milion vetem shqiptare ne turqi i bie qe te fliten te pakten 6 gjuhe te grupeve etnike. po kjo eshte nje çeshtje tjeter… qe ska te beje me erdoganin
nuk pres te fitoj as dashurine e erdoganit e as te gylenit e as te kurdeve. thjesht po shoh ca artikuj me pak vlera dhe tendencioze ne qarkullim dhe une doja te jepja mendimin dhe kontributin tim. eshte veshtire te krijosh nje ide thjesh me 2 rjeshta gazetash
sa per informacion keto gjera qe po nuk i flas me artikuj gazetash as me llafe te degjuara ne tavolina kafenesh por me fakte te jetuara dhe te studiuara. respekte
ngele duke gjykuar o qife dhe nuk shprehe asnjere opinion nese baba erdogani eshte apo jo nje diktator…..shprehu se te del dhe marrazi e marrezia qe ke per Turiqt vllazen.
–
ka dhe te tjere si puna jote qe jane gati me nxjerre thikat se ia shave babaxhan erdoganin….si puna e 1-shit poshte…
ne vllazen nuk po behemi me njeri tjetrin shqiptare me shqiptare i nderuar e jo me me turqit qe duam pune.
sa per diktator apo jo le ta vleresoj populli i vet. vleresimi i shume njerezerve ketu ska piken e vleres perderisa nuk jemi te zotet te percaktojme fatet tona e jo me turqise . pyetja ime qendron te fakti qe çne qe u beme sot kaq te ndjeshem ndaj erdoganit e turqise pas 13 vitesh te tij ne pushtet.
Erdogani ia ka kaluar tiranit. Eshte nje faraon ji ndyre. Kush nuk mendon si Erdogani Ja burgun ose dajakun nga sherbimi I fshehte I partise se tij
Si? Akoma se paskemi kuptuar? Presim te ardhmen? Ke te ardhme??!! Ate qe ka ne mendje Erdogan, ndertimin e nje Kalifati te Ri me emer te “moderuar” si Sulltanati i Turqise? Qe do te vetquhet Sulltan, qe do shtypi gjithe kundershtaret e tij, gjithe opoziten, gjithe zerat kritik si bashkepunetor te terrorizmit, si armiq te kombit turk, ate qe po kryhen edhe keto dite me fillimin e nje Lufte Civile ne Turqi e jasht saj? Apo “endrren” e tij per rikthimin e territoreve te vjetra osmane te Lindjes se Mesme e te Ballkanit ne te ashtequajturin Sulltanati Turk?
A nuk e deklaroi ne zemer te Ballkanit, ne Tirane, Prishtine e Sarajevo qe jemi vellezer, jemi sunniter, jemi nje komb, jemi turq? A nuk deklaroi se Turqia do te ribehet superfuqi jo vetem rajonale, por boterore?
Atehere c’fare ngeli per te marre vesh nga ky tiran?
Nuk ka demokraci ne shtetet arabe dhe islame,vete njerezit jane ne nivel zero nga inteligjenca.feja dominon trurin.
Ne cilin vend islamik ka demokraci qe te kete ne turqi.Ky eshte nje sulltan i shemtuar,gjeneralet e anes moderatore te Ataturkut do ta rrezojne shume shpejt.Ky mbahet sa te rregullohen punet mes Rusise dhe Amerikes.Me fitoren e Trump dhe simpatine e tij per Putinin ku del jashte loje se as Nato as Amerika nuk i kane bese nje sunniti te palare qe vetem ben xhami ne republika bananesh si arabania ku njerezit hane islam dhe dhjesin lulishteve.
o aqif po ti kujt po i lepihesh qe te intereson se cfar analizash perkthehen. Ky artikull eshte nje kendveshtrim qe kane te drejte ta lexojne te gjithe. Clidhje ka guleni ktu. Lepiresa dreqi
eri top sheqeri nuk te pengova te lexosh artikullin. lexoje biles mesoje permendsh po deshe. duket kujt i djeg sapo permendet gyleni. kjo gje vetem perforcon edhe me shume teorine time. beni te fala pensilvanise
O KURVA po cfar ju duhet juve nese Erdogani eshte tiran, sulltan, diktator, etj etj . A jetojme ne atje JO NUK JETOJME dhe sna intereson fare. Ti leme ne punen e tyre se Europa bashke me Ameriken u shqetesuan shume edhe per “diktatoret” e Libise, Sirise, Irakut , Afganistanit e donin ti “conin” demokracine dhe ja rezultati ..LUFTE edhe mijera emigrante ne dyert tona. Hak i kemi ne fakt. Lejini te jete cfare te doje ky e kushdo tjeter sepse populli i tyre i ka zgjedhur populli do i heq. Se kuptoj me qe i plas shume botes per keto shtetet qe vujane ne diktature te shkojne ne Kore te Veriut se ajo eshte e vetshpallur diktatur…Apo nuk ka nafte harrova, ndekohe ju na beni si b***** te zgjuara duke na dhene mendime jo diktator jo tiran. Ti Franku injoranti atje nuk ka liri se sundon feja po ty o rrote qe te dominoi ateizmi per 50 vite e prap se prap e mbajte diktatorin, kush ta kishte fajin ateizmi apo natyra jote prej frikacaku bythlepires. Merruni te gjithe punet tuaja se kemi boll per te zgjidh doni me shku me zgjidh punet e botes. Copa injorantes.
komentet e @aqif brilnate, pa emocione, te matura ,plot mencuri dhe realizem. Po u ha meraku per liri shtypi, shihni veten tuaj qe keni vetem kete palo strofkull ku te cfryni vetem me nick name ate qe shqypi shqiptar nuk e thote se ka disa “Erdoganer” mafioze e kodosha qe ja kane zene gryken.
Sa per mendimin tim diktature ka por bythen tek Europa dhe Amerika nuk po e shet por po punon per forcimin e ekonomise, uljen e papunesise.. etj dhe te tjerat le ti zgjidhi vet populli i tij ashtu si e ka thene edhe komentuesit 1 ( vecanerisht ato te rrjeshtit te dyte) dhe hani… pershesh se cubat dhe horrat e Shqiperise ja kane kaluar njeqind here Erdoganit.