Kongresi i socialistëve i konceptuar si një spektakël i vjetër, me prezantues që evokonin vitet ‘90 dhe me të ftuar të huaj të dorës së tretë, që dilnin në skenë për të mashtruar delegatët dhe spektatorët, nuk e fshehu dot debatin real që po zhvillohet prej javësh, atë mes Ramës dhe Blushit. Pra atë thelbësor, mes një partie dhe qeverisjeje që po degradon me shpejtësi dhe përpjekjes së kotë për ta korigjuar shënjestrën e saj.
Në këtë kuptim, kjo shfaqe butaforike, të sjell në mend, një nga ngjarjet më të rënda të historisë së socialistëve, kongresin e dhetorit 2003, kur Edi Rama qe në një pozitë të kundërt.
Për kë nuk e mban mend, atëherë, kryetari aktual qe sfidanti i Fatos Nanos të cilin e falenderoi sot.
Qe ai kongres kur sallat fëshkëllenin dhe nuk pranonin rivalin e kryetarit.
Qe ai kongres që solli ndarjen e PS-së dhe përjashtimin e një tufe drejtuesish të saj që krijuan më pas LSI-në.
Qe ai kongres, kur me petkun e një profeti Rama paralajmëroi humbjen e pashmangshme të zgjedhjeve, nëse socialistët vazhdonin në rrugën e mosdëgjimit të kritikave, në rrugën e luftës së kundërshtarëve brenda llojit, në rrugën e mosreflektimit.
Po si iu përgjigj atëhere Nano këtij sfidanti që gjithësesi e la të garonte?
Si një ndjekës i vëmendëshëm i asaj gare, që i dha fund një PS-je të hapur, kolegjale dhe me rregulla loje, mbaj mend zvetnimin e kryetarit historik, vetëm brenda pak orëve të atij kongresi.
Mbaj mend atë episodin, kur regjia qëndrore, fiksonte Xhoanën e prekur që lotonte në lozhë për bashkëshortin e saj të viktimizuar. Atë fjalimin viktimizues ku Nano paraqitej si një zogu vetmitar që mbrapa i vinte historia, megjithëse kritikët nuk i vinin as deri tek thembra.
Në atë tubim fatkeq, Fatos Nano tregoi se ish mbyllur në kullën e delirit të pushtetit. Se nuk kishte më as mundësi dhe as nerva të dëgjonte kritikat. Se e kish të pamundur që të reflektonte.
Natyrisht, ai triumfoi në atë kongres, por vetëm një vit e gjysëm më pas, ai e çoi PS-në në disfatë dhe riktheu Berishën në pushtet. Ai provoi profecinë e Ramës, që rezultoi se kish pasur të drejtë, megjithëse grumbulloi vetëm një grusht votash.
Duke parë shfaqen e sotme i’u riktheva shkrimeve të mia të vjetra për këtë ngjarje. U ndala tek njëri prej tyre. Komenti për atë tubim socialistësh më ngjasoi si dy pika uji me atë që mendova dhe sot.
Sepse aty, megjithëse i kishte dërrmuar kundërshtarët e tij në atë sallë, Fatos Nano më ish dukur i vjetër, demode, i shkëputur nga realiteti dhe nga problemet reale të vendit që qeveriste. Kishte mjaftuar pasqyra që Rama i vuri përballë, për ta thinjur politikisht, për ta rrudhur moralisht, për ta plakur në raport me të ardhmen.
Paradoksalisht, në të njëjtën pozitë mu duk sot sfidanti i Nanos një dekadë më parë.
Fjalimi i Edi Ramës mu duk si ai i zogut vetmitar (që nuk i prek as thembrat makineria e baltës) që qëndron aq lart (sa mund i krahasojë me zagarë protestuesit kundër tij), që historia do ti vijë nga pas (sepse ai po punon për Shqipërinë e 2025-ës).
Përballë pasqyrës që i vuri përpara Blushi, Rama u duk menjëherë, i plakur dhe demode dhe jashtë realitetit.
Një lider që kur i thua se s’ka krijuar vendet e punës që premtoi, ta kthen se shqiptarët janë dembelë; që kur i thua se të qeverisurit prej tij po braktisin vendin, të përgjigjet se ata poi ikin nga Greqia; që kur i thua se po bëhet autoritar, të fut në anën e atyre që e duan të mbytur anijen socialiste; që kur i thua se duhet të zbatojë rregullat, të tregon se je pakicë mes socialistëve.
Eshtë pikërisht kjo përpjekje sizifiane për ti rrëshkitur fakteve, për mos pranuar kritikat e Blushit se borxhi publik është rritur, se vendi është dhënë me koncesion, se taksat janë të padrejta, se regullat nuk po zbatohen, se partia po monopolizohet, se rilindja po dështon, që e ka zvetnuar Edi Ramën.
Natyrisht në krahasim me Nanon e 2003-shit ai ka ende disa avantazhe. Ai, gjithësesi nuk ka as tre vjet në pushtet. Ai ka përballë një opozitë që nuk ka kërkuar falje dhe nuk ka bërë “mea colpa-n” e saj.
Të gjitha këto, nuk e vënë ndoshta në rrezik për zgjedhjet e ardhshme.
Por mënyra se si ai u soll me rastin Blushi, mënyra se si i’u shmang sfidës, mënyra si vendosi ta përballë realitetin dhe kritikat që i’u thanë në sy e ka zvetnuar Ramën.
Ashtu si 2003-shi për Nanon, ky do mbahet mend, si kongresi i fillimit të fundit të tij.
Lapsi.al
Sa bosh qe je o TRAP!!
I shkreti Ti !!
O Bushat, me kete shkrim ke treguar thjesht se cfar deshiron ti.Ti deshiron qe te jete keshtu por nuk e shikon dot qe elementet e ralitetit te sotshem nuk kane asnje lidhje me ate kohe dhe ajo qe eshte me e rendesishmja kemi te bejme me dy karaktere diametralisht te kunderta qe ne qofte se i pari eshte brume per analizen tende i dyti eshte teper punetor dhe ti kete veti nuk e vlereson dot sepse nuk ja di vleren punes prandaj gabon ne analizen tende deshirore dhe jo logjike.
Te perfundoj si Nano eshte si te shkoj ne Parajse
po hyzmetin poi ja bon qe te kete fundin e
Nicolae Causheskut.
arberesh
sa e ke cmimin per koment?????????
se te thuash per ramen puntor duhet te jesh ose i paguar ose refugjat ne alaske qe nuk ke asnje lidhje me shqiperine ose thjesht trap.
ka tre vjet ne pushtet dhe e vetmja pune qe ka nisur bashke me papagallin e tij eshte betinizimi i liqenit!
ARBERSH! Ke te drejte kur thua ashtu.Andi Bushati,flete gjithmon nga bytha.Me sa duket,se Ben Blushi eshte njeriu i tyre,ne sherbim te Berishes,per te denigruar ps-te nepermjet heqjes se Edi Rames qe perbene nje kocke te forte.Por sa do qe te gllamisin Bushati me lakenjet e tjere,nuk ja arriten qellimit,u ngeli hunda ne mut.
Ti je nje karagjoz ke qekur ishte rama ne opozit vetem vrer ke nxjerr, ti je nje klysh qe kur te edhin kocken fillon dhe lepiesh, harroje or bushe se rama savar dhe nuk te jep kock, keshtuqe je mir tek lulushja.
Si Andi Bushati, si disa trapa qe e quajne veten demokrate ketu ne komente, nuk kuptojne nje gje. Koha e Hysni Kapos kur dikush rrinte ne pushtet derisa vdiste ka mbaruar.
I fundit qe mbijeton nga diktatura komuniste eshte Sali Palla qe edhe ai pretendon te vdese ne krye te PDse. Prandaj Andi i lepihet Sales.
Ndersa Edi Rama nuk shkon me shume se Viti 2021. Pra, edhe 4 vjet. Kjo do ndodhi nese fiton zgjedhjet e 2017-es. Po nuk I fitoi, do iki direkt. Pra nuk ka pse te flasim per renie apo ngritje te Edi Rames. Edi Rama u ngjit ne pushtet me ndihmen e Fatos Nanos, por kjo nuk ka pike rendesi. Cdo kush perfiton nga rasti qe I jepet. Duke u bere kryeministrin, Edi Rama arriti kulmin e ngjitjes ne politike. Nuk ka ku te shkoje me. Qe ketu ka vetem renie. Nuk ka nevoje te jesh profet qe ta dish kete. Por derrat si Andi Bejtja dhe si disa kokrra idiotesh ketu neper komente jane mesuar me Enver Hoxhes, Hysni Kapon dhe Sali Pallen qe nuk zbresin nga Kali po nuk vdiqen apo po nuk I vrave.
Fatos Nano nuk ra, iku. Dha shembullin me te mire se cduhet te beje politikani kur i mbaron koha. Kete do beje edhe Edi Rama. Do ike, sic ka ikur John Major, Toni Blair, Bill Klinton, Xhorxh Bush e te .tjere. Sic do iki David Cameron dhe si do iki Barak Obama.
Pushtetin nuk e ka kush me tapi. Vetem Saliu kujton se ka tapine e PD-sedhe te Shqiperise. Kete mentalitet te vjeter anadollak prej sulltanesh dhe bujqish te bindur e ka edhe nje pjese e popullit shqipetar. Nuk e kuptojne dot, sepse jetojne ne kohen e Enverit kur po te ikje nga pilitika ose ishe armik dhe te pushkatonin, ose kishe bere ndonje gabim dhe te burgosnin dhe internonin. Ironia eshte se keta njerez sot e quajne veten demokrate por e kane Enverin ne tru dhe nuk e dine. Jane njerez per te ardhur keq sepse kujtojne se Sali Berisha eshte udheheqesi me I madh I botes.
Bravooooooo Bushati !!!keni bere eksaminimin e plages se partise Socialiste ,si dhe te Rilindjes ne te perenduar .
ti qutetar haje nje M.., kurse ti bushat mos ja qaj hallin Edit, po shif veten se sdi cflet… je nje koti….
O Andi,
Ti nuk je gazetar,
Ti je Kastravec…
Ti mohosh Rames gjithe ate pune qe e ktheu Shqiperine nga nje vend ne buze te Gremines, per te cilen Saliu shpresonte skenarin grek….te mos kuptosh dhe interpretosh per Opinionin Publik ate pune te mrekullueshme qe ka bere Rama per te futur Shqiperine kaotike ne binare, kjo tregon se ti nuk arrin dot ne nivelin e nje gazetari te zakonshem.Per te krahasuar me Meron , psh. Je nje Mizë para Elefantit Mero….
Ajoqe me vjen keq per ty, eshte. Fakti qe je pinjoll iHysni Kapos, atij Buurrë Shteti. Atij Heroi qe i lau me gjak malet e Laberise ne Luften Antifashiste, por dhe u bë krahu i dathte i E, Hoxhes ne Partine e Punes, i cili se toku me MShehun ishin ata burra shteti qe gabuan pak ose aspak ne gjithe rrugen e tyre te gjate per transformimin e Shqiperise gjysemfeudale dhe turkoshake….
Nuk i degjove vleresimet e liderve boterorë për Ramen?!… Dhe ja pas vleresimeve te Sekretarit Amerikan te Shtetit dhe udheheqsve europiane, poe pret personalisht. Burrshtetasi me i fuqishem i Planetit.
Vetem ti mos na ik o Andi, se bota nuk mund te mbijetoje pa ty!
O Andi,
Ti nuk je gazetar,
Ti je Kastravec…
Ti mohosh Rames gjithe ate pune qe e ktheu Shqiperine nga nje vend ne buze te Gremines, per te cilen Saliu shpresonte skenarin grek….te mos kuptosh dhe interpretosh per Opinionin Publik ate pune te mrekullueshme qe ka bere Rama per te futur Shqiperine kaotike ne binare, kjo tregon se ti nuk arrin dot ne nivelin e nje gazetari te zakonshem.Per te krahasuar me Meron , psh. Je nje Mizë para Elefantit Mero….
Ajoqe me vjen keq per ty, eshte fakti qe je pinjoll iHysni Kapos, atij Buurrë Shteti atij Heroi qe i lau me gjak malet e Laberise ne Luften Antifashiste, por dhe u bë krahu i djathte i E, Hoxhes ne Partine e Punes, i cili se toku me MShehun ishin ata burra shteti qe gabuan pak ose aspak ne gjithe rrugen e tyre te gjate per transformimin e Shqiperise gjysemfeudale dhe turkoshake….
Nuk i degjove vleresimet e liderve boterorë për Ramen?!… Dhe ja pas vleresimeve te Sekretarit Amerikan te Shtetit dhe udheheqsve europiane, poe pret personalisht. Burrshtetasi me i fuqishem i Planetit.
Eshte e pafalshme per nje gazetar te bjere ne nivelin e baltes se Sali Çakallit…
Te gjithe e kane nje fund ,pavaresisht se kur fillon ai , z. A.Bushati. Realiteti flet qe shume gjera po ndryshojne,ose kane hyre ne rrugen e ndryshimit .Por reformat dhe shtrengimet per te ndertuar shtet , me pare bejne te duken dhimbjet , pastaj rezultatet . Ne keto kushte kryemistri Rama gjendet midis dy presioneve te medha : presionit te votueseve , shqiptareve qe presin rezultatet e “Rilindjes” se premtuar dhe te votuar , vendosjen e drejtesise per krimet e korrupsionit e te 21 janarit , reformes ne drejtesi qe do te bente te mundur vendosjen e drejtesise .Nga ana tjeter presioni nderkombetar qe po kerkon me ngulm te promovoje si liderin e opozites nje person me figure shume te perfolur , gje qe e ben nje hipokrizi te vertete reformen ne drejtesi dhe dekriminalizimin e politikes shqiptare . Ketu shtohet dhe bashkqeverisja e njollosur me LSI-ne.
Keto dy presione e bejne mjaft te lekundur kryeministrin Rama ne marrjen dhe zbatimin e atyre vendimeve aq te domosdoshme dhe te kerkuara nga votuesit per te realizuar kthesen e madhe. Por une mendoj se kyeministri do ta gjej ekuilibrin e duhur brenda partise gje qe do te çoje ne ekuilibrin e jetes politike ne Shqiperi dhe te qeverise se majte . Kjo do te ndodh sepse per Shqiperine eshte e vetmja alternative. Ose te kthehet tek ai qe çdo te enjte merr peng parlamentin shqiptar.
Po ky, ngeli idiot tere kohen. Hajde gazetare lulishtesh, hajde. O Andi, nuk te çojne me tek kulla Ejfel se mos qan se Saliu eshte i zene me punen e reformes dhe po çmendet fare. Rama do ngelet ai qe eshte, ai qe ka vizion, kembengulje, pergjegjesi dhe atdhetari. Ti dhe shoket e tu beni pjese tek llurba e shumices se shoqerise shqiptare qe kerkon ecjen perpara per konsolidimin e shtetit dhe demokracise qe ca si ju kerkoni ta mbani nen thundren tuaj. Vate vapa me gusht prapa se ne gusht u dorezua dhe Saliu me hir apo me pahir. Ti Andi ke filluar si Blushi dhe do marresh ate qe mori Blushi.
Mor Andush, ku e ke mbledhur tere kete negacion si qelbin cerke-cerke? Cfare mut analisti je ti, mor vagabond, mor degjenerate si thone ne Shkoder, me kete njanshmeri. Edhe agjentet e pshpallur apo nen rrogoz do te ishin me te matur, mor qelbesire.
Mund te jete edhe keshtu…por e thene nga Lapsi.al…. ? ? ? me serioz do ishte Balliu i 55-es.
ti u bushat ne je bere si lugat ste them gje tjeter se je bere si cjap pa mjekerr, debil je debil do ngelesh, ik o interesaxhi lepij by.hen lulushit
bobo sa rende je o Bushat… Ske ku ta lidhesh fare… Rama i 2003 ishte dikushi, kishte provuar qe i vinte shpatullat punes e e nxirrte ne krye. Blushi mender me thene, ben gam-gam, ham-ham, i fut nga nje liber, qe ta lexosh duhet te sforcohesh deri ne pamundesi, dhe nuk ka provuar kurre qe eshte i afte te ofroje nje alternative…. Eshte si te krahasosh naten me diten… Blushi eshte kokrra e legenit sepse dhe LMN- ne qe e nisi i la shoket ne balte dhe per vete deputet… Nuk ka kellqe dhe stature Beni per te drejtu parti… Nga ana tjeter, mire ben qe ben pak gam- gam se duhet per variacion…
Bushter I hodhe dhe helmet kesaj rradhe ne fleten e bardhe,si gjithmone duke shpifur,genjeshtra eshte profesioni I 90% te gazetareve ne ate vend,por ti Bushter je me rrenacaku,je nje hic qe duke goditur Ramen mundohesh te behesh kric,duke mashtruar perfiton ca para qe nuk do dishe kurre ti menaxhosh me tipin qe ke,ti thjesht ngaqe je nje njeri pa vlera mundohesh ti biesh Rames te marresh flamurin e gazetarise opozitare,nuk do ja dalesh te behesh protagonist pasi shqiptaret dine te dallojne te miren nga e keqja,shtetin qe ka marre forme,nga rrumpalla qe lane para-ardhesit!Bushter Andi je thjesht djali I nje ish drejtuesi medioker dhe nuk I ke lene asgje atij .
Nuk ka qte flas me gjate ,,,Ekzaktesisht e sakte ,,,,,Veqse do ti shtoje nje krahasim ekonomik ,,,,Ekonomia e sotme krahasohet me ate te tufezimit te 10 krereve bageti te imta te bera nga partia e punes para viteve 90…Ne ate stand ekonomil jemi sot,,,,Kush e don e gezofte …..
Pse merziteni kaq shpejt sapo i kerkuan falje Nanos ,aman hajde o Nano ,kemi bere gabime,na fal o Kryetar edhe Sala te ka falur.Hajde dhe behu President i Shqiperise.Ne se kemi problem lepirjen ashtu si dhe ti O Nano,harrove burgun per interesa te medha dhe u arratise ne Viene me geuan e re.E dime qe heq keq atje ne Viene ,ke dhe shtepi private dhe jeton me ASISTENCE SOCIALE.Shqiperia te pret,hajde te vjedhim sebashku ,edhe Sala eshte dakort edhe ne jemi dakort.Reformen ne drejtesi ti e ben me mire se kushdo,Rama po pergatit nje pikture te re per peshqesh per ty.Hajde.
sa i zgjuar ky nipi i hysni kapos. shyqyr qe e kemi te na kthjelloje pak trurin
Gjetje e bukur more “nipce”! ndryshe askujt nuk do ti binte ndermend se egziston. E vetmja menyre per te ber ” emer” si gazetar neshte, te godasesh “pemen qe ben kokra”
Pse mor Bushat Anal-isti , si ka perfunduar Fatos Nano?
Po ta krahasosh ekonomine e vendit se ku e ka cuar Rilindja komuniste, eshte turp te jeshe pjese e asaj partie. Te jeshe pjese e saj do te thote te kontribuosh per varferimin e metejshem te vendit, te vjedhjes se pasurive kombetare,te vjedhjes se taksave te shqiptareve. Natyrisht nje njeri qe do me shume shqiperine se partine nuk mund te behet pjese e saj. Sote ishte nje kongres i turpit,ku u thyen edhe rregullat me elementare te kesaj tufe vetem e vetem se rrezikohej vendit i kryetarit te partise, sepse simbas tyre partia eshte ne radhe te pare mbi shqiperine e interesat e saj. Nje tuf vagabonash po e terrorizojne kete popull dhe me paturpesine me te madhe robotet qe mbushen sallen duartrokisnin per mjerimin e metejshem te vendit nen udheheqjen dhe sundimin e rilindjes komuniste
Ysh kerric i Sali Killerit.Yshhhh njerez bastard.
Ti duhet ta kesh emnin Tome e mos e modernizo me Tomi. Nje person qe shkruan me …..veqse, ruqi, braqe, asht vecse nje injorant analfabet.Si dreqin mundesh me na mesu politiken e dites kur nuk njeh gjuhen shqipe???
Ndersa une mendoi se ky Andi,ekzaktesisht nuk e di cfar moshe ka,po nga shkrimet ky duket sikur nuk e njeh fare konceptin e nje shteti,ky krahasimet i bene me qeverit e ketyre 25 viteve,qe asnjehere nuk ka patur shtete,te majta apo te djathta qe kane qene ne pushtet.
Eshte e veshtire drejtimi i nje shteti o z.Andi,aq me teper cfar shteti gjeti kjo mazhorance,cfar baterdie i eshte bere ketij vendi,qe nga pasurite kombetare,natyrore nen toke dhe mbi toke,vendi jone eshte shperfytyruar komplet nga forma dhe permbajtja e nje shteti dhe ky qe po kerkon te beji shtet,ku me siguri ka dhe do kete dhimbje dhe probleme,por po i shtron keto shina.
Gjuha vete ku dhemb dhembi ,dhe vertet Andi ka ngelur nostalgjik i kohes qe ka ikur e s’vjen me . Mbeti si ferre neper kembet e njerezve qe me pare shohin punen pastaj llafet, vec te ngaterroje perpiqet . Shkruan kodra pas bregut, njeri pa shtylle kurrizore, butak.
Ky mender ANDI ka ikur per lesh !
Po te duash te baltosesh nji person i cilit do rangu qofte ,eshte teper e kollajshme ! Psh; mund ta ruash kur te hyje ne banjo ,dhe ta incizoshe duke….pjerdhur….mbase edhe per Edin..dhe thua kudo ,se Edi pordhi ne banjo…..
Jam dakord me mikun tim Netin ,qe i kujton ketij pseudo-gazetari punen e Rames ,qe Andi nuk merre guximin te thote nji fjale te prokopise ,por vari Saliun……..
BUSHAT KE BERE SHUREN NE BREKE DERI 13 VJEC. MOS HA ME MU………
Ky nipi i shokut Hysni këtë shkrim e ka bërë nja dy ditë më parë se të zhvillohej Kongresi i PS-së dhe sot vetëm sa e hodhi në gazetë.
Po ne e ndoqëm që nga fillimi e deri në fund Kongresin o Zullap Bushati, ai ishte i përkryer dhe fund e krye demokratik. Ishin 1500 delegatë o Zullap dhe vetëm tre prej tyre shkonin pas qerres së Blushit që kërkonte të rrëzonte Qeverinë Socialiste e të bëhej kryeministër qyl.
Zotnia juaj Bushat ka filluar nga lart drejt zeros te boshtit te kordinatave per inteligjence zero,PSE ke filluar te boshatisesh kaq shpejte?
Edhe ju komentuesit flitni se ju paska entuzjasmuar kongresi edhe mua bashke me ju ishte nje spektakel i vertete ku kishte lezet te degjoje gjithe ata lider boteror qe i thurni levdata Rames per reformat qe ka bere me nje guxim te madh e vendosmeri qe shume shtete te Evropes nuk e paten guximin dhe dijen per te bere keto qe beri qeveria jone dhe kjo qeveri eshte qeveria me puntore dhe qe ka vizjonin se si behet shteti sepse jane te gjithe bijt dhe nipa te asaj kohe qe egzistonte shteti dhe u ndjeshim krenar per qeverine dhe atdheun dhe keta po e demostrojne me vendosmeri e besnikri ndaj popullit dhe atdheut se do ta bejne realitet angazhimin e tyre per ti kthyer krenarine dhe dinjitetin e humbur ne keto vite nga zhberja e shtetit qe i beri partia Demokratike me Berishen Partise dhe Atdheut .Bushati nje komunist i vjeter bllokut tenton me lapsin e tije te beje diversion duke i dale ne krah Blushit duke krahasuar perjulla te pakrahasushme me kohen e Nanos qe ishte i dyti mbas Berishes qe punuan per shkaterrimin e shtetit Shqiptare dhe kerkojne perseri mbas kesaj ringritje qe i beri qeveria aktuale shtetit te minojne sakrificat e popullit qe po kontribon me kafshaten e tij per ringritjen e shtetit dhe dinjitetit te grabitur nga keta dy ish komuniste bolshevik Nano e Berisha .Ne fakt Bushati ka te drejte se keta jane ti vonuar pak per ta kthyer edhe nje here Shqiperine ne diktature dhe Bushati per kete arsye i kritikon si nostalgjik i bllokut e i regjimit dhe trashegimtar se bashku me kusheririn e tij Ditmirin ngren pyetjen ppse po vonojne kur i kane te gjithe eksponentet me bagazh dhe te gjithe bijte per ta realizuar projektin e nisur edhe ne populli e presim me deshire forcimin e shtetit edhe se jemi te kercenuar nga varferia hiq fare ska rendesi por reformat e shteti le te behet dhe ne jemi gati qe te sakrifikohem per ceshtjen e Partise e te Atdheut .
RROFTE PPSH , !!!!
Andi,pershendetje..!
Analize perfekte e gjendjes se sotme te PS dhe rruga pa krye ku po ecen….fatkeqesisht po na merr me vete te gjitheve…
b + b + b = B ( Blushi + Bushati + Balliu = Berisha)
Ashtu mendoi dhe dhelpra per BOLET e dashit………do bien tani do bien pastaj. Po nuk rane joooooooooooo.
O hajvane qe shani Bushatin e shikoni ku eshte katandisur vendi apo jeni te gjithe te punesuar ne administrate?
Edhe ketu ne emigracjon, doqem me vemendje kongresin e PS, i cili nga menyra e organizimit, pismarja dhe diskutimet ishte shembellore. Ndryshe nga Bushati qe leh cdo dite kunder te majtes dhe sidomos kunder Edi Rames, i themi keti tellalli se ky kongres, nuke eshte fillimi i fudit te Rames, pore fillimi i konsolidimit te PS dhe fillimi i ralizimit te ecurise pozitive te rreformave te ndermara nga qeveria Rama, i cili reflektoi mbi disa moseralizime qe njihen obkjektivisht, pore u tregua optimist dhe i vendosur qe se bashku me socjalistet dhe aleatet e kualicjonit, dote marin e cojne perpara rreformat, qe dotja . ndryshojne faqen shqiperise, Bushati njelloi si Saliu, syte i shohin dhe drite si bejne, prandaj vetem nxine e vjell vrehr. Eshte merite e kryeministrit Rama qe sot shqiperia respektohet e nderohet ne kancelarite perendimore, esht kjo aresyja qe thuajse shumica e vendeve kryesore dhe SHBA e kane pritur dhe percjelle si udheheqes ballkani, kete e deshmon edhe ftesa e presidentit Obama per nje vizite zyrtare se shpejti.
Kete Bushatlliun e vogel e lexoj si interpretin me te shkelqyer te kasavetit te kryenevojtarit shqup-s.Duket se eshte bere trup e mendje ,njesh me te.
Sa per saktesi,Rama jo me petk profeti por me ate te nje politikiani kombetarisht te pergjegjshem paralajmeroi ne kongresin e 2003-it,-“Kthimi ne pushtet i berishes ,do te jete nje tradheti kombetare”. A nuk ndodhi ekzaktesisht keshtu more andush ????? Une e di qe ty te qan zemra per kararin e nano-kurvave dhe mortjes brekedhjere,sepse thjeshtesisht vetem ky karar permbush xhepat e tu.
Por kur ti ,ende pa mbaruar punimet e kongresit te PS, nis e shkarrashkruan vrerin tend,si argumentin e vetem te “”fillimit te fundit te Rames” ,,,une perfitoj nje bindje marxhinale per drejtesine e kursit te qeverisjes se ASHE-se.
Tung,Andush.
I ka ardhur koha per freskim dhe Edit. Ka zene ere I shkreti.
Bushat ! Cfare u be me ate lejen per ndertimin e atij 15 kateshit ? Akoma nuk ua dha Rama miqve te tu ? Gabim! Duket se s’do ua jape kurre. Me mire per ty se perndryshe nuk do te kishe cfare te shkruaje kunder Rames ose, me sakte, do te shkruaje se ky eshte me i miri i ketyre 25 viteve. Apo jo ?
O Bushat or te hyfte lapsi.al………….nuk ke cfare I ben me Blushit tend te deshtuar.Ju te dy jeni t’u mpresh ne nje parmende dhe te leroni tokat e fshatareve qe I kane braktisur dhe nga Tirana kerkojne nje jete me te mire e qe duhet t’u bjere nga qielli.Punoni o dembela se asgje nuk u vjen nga qielli.
90% e komenteve jane njerez te paguar per te mbrojtur rilindjen neper portale. Po e njejta propagand qe bente Saliu ne media me servilat e tij.
Nuk hoqe dore ore Vilajet Qyrku me kto taktika ordinere.
Thjesht krijoni opinjonin tuaj duke lexuar shkrimin, mos u beni preh e disinformimit qe ndodh rendom…
Ah mor bushat, fajin ta ka ajo luga e corbes se prishur, nga dreqin e gelltite ate.
o bushat pse nuk flet per podesten apo …………………. ta kendon kengen luli e sala
po ik o derezi qe mbete si ai protestes se lulit strazimiri
Nuk e kuptoj se pse acaroni karin me nje bythelepires shqupi.Sado te perpiqen sherbetoret e saliut , ps dhe e majta do ti fitojne zgjedhjet e 2017. Blushi po qe se eshte politikan duhet te formoje partine e tij dhe ne zgjedhje do duket se sa mbeshtetes ka.Me sa pame dje ne kongres , mund te formonte vetem nje minifraksion te paperfillshem me 6 vete.
vetem ne nje gje bashkohem me shokun sali qe ti je pjella me e neveritur e ish bllokut
Po te kishte nje opzite te vertete perpara, Rama edhe kepucet do ti llustronte Blushit
Rama vazhdo rrugen pro amerikane lere kete dokrra rrefyesin
Keta pseudoanaliste qe na kane zene ekranet e televizorit, kane nji problem, kujtojne se megjithmend jane analiste dhe po su plotesove ndonje teke, si psh. Nje trull pallati, nje vend pune ku mund te fitosh edhe para, me firmen e shtetit, atehere keta behen bisha dhese kane per gje, te lepijne, ate qe vete kane bere.
Keta pseudo, kumtuan se tani qe erdhi Rama ne pushtet, ky i fundit ja ka per borxh ketyre, qe ti majme.
Analiste pa shtylle kurizore, ku mund te luash me keta si te duash, beji dicka nje favor dhe keta pseudo, se kane per gje te lepijne peshtymen, qe vete e hodhen, ndaj tjetrit.
Kjo eshte nje gje e mire, se politika e Rilindjes, pervec sevpo sheron shume plage, po ju nxjerr edhe bojen, ketyre lloj pseudoanalisteve, qe kerkojne te hane ne corben e cdo krahu, mjafton qe dikush, ti favorizoje me ndere.
Sa i pershtir je mer Bushat! Ke ke par qe ska nje fund ti? Te gjithe kane lavdine dhe fundit! Vetem se ti do te besh nostradamusin qe se ben dot o Mushat. Cjeni ber ca lavire ju si ata qe ju bie vlera ne treg dhe hajd te zhurmusin. Te ka ardhe fundi Mushat dhe po bie nga shum lart.
HAJVANET ne sulm ndaj Bushatit. Ky vend eshte bere per ta mesa duket. O MJERANE, NUK PO JU NGEL ME PIKE GJAKU NGA ZHVATJET NE SPITALE, SHKOLLA, ZYRA DHE NE HALE MADJE, por ju jeni te lumtur me KOMANDANTIN ne krye. Parlament dhe zyra te mbushura me elemente te inkriminuar te zgjedhur me perkujdes nga EDI RAMA dhe ju prape: bar do hamne por me Te GJATIn ne krye.
Bushat po pse e boton ke tema shkrimin? Pse e trazon kënetën e krenaristëve?
Kudo qe te botoi artikuj Bushati dote ngelet i padeshirushem. Ami Nese hajdutet vazhdojne te marin rryshfete, ne instucjonet shteterore, kjo eshte pasoi e shtetit rrumpalle qe instaloi qoftelargu Berisha, se kjo qeveri ka vene telefona ne dispozicjon, ka krijuar te gjitha mjetet per ta denacuar nenpunesin, mjekun, pedagogun. Jemi vete ne qytetaret qe e stimulojme koorupsjonin. Andi Bushati e felliq gazeten Tema aq te dashur per qindra e mijra shqiptare brenda e jashte vendit, qe mezi presin te dali ne onllajne. Faleminderit medjendriturit dhe atdhetarit te te mencur MERO BAZE.
SAKTE
Fakti qe te qenkan vene pas shume b.lepirsa
Do te thote se ju ka djegur shume.
Skam cfare te shtoi me shume. Ketu qenka thene e sterthene se kush eshte ai e kushe eshte ky. Nje “hale” nuk ndryshon nga nje “nevojtore” apo WC. E per mua edhe hale edhe nevojtore edhe WC eshte ish PPSH e natyralizuar ne “PS” me udheheqes te tille te tipit alla “Enver” si ky gjatoshi.
Sa per artikull shkruesin ishalla nuk i prishet ndonje interes apo hatermbetje me ata qe do i zene vendin Rames se do na fusi ne mund te lexojme perseri ndonja artikull tjeter te gjate si ky