Kongresi, Rama dhe Nano...

19 Mars 2016, 15:52Blog TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Fatos Nano mungoi në kongresin e Partisë Socialiste. Njëzet e pesë vjet më parë dhe nja një mijë e ca metra përtej sallës së pallatit të Kongreseve, tek Teatri i Operas dhe Baletit, ai u zgjodh kryetar i një partie që sapo kishte ndryshuar emrin në një kohë që gjithë Shqipëria po ndryshonte ethshëm sistemin qeverisës.

Në qershor të vitit 1991 as vetë Nano që ju llastua gjatë përzgjedhjes së emrit të tij nga ish-presidenti i fundit komunist Ramiz Alia për të qenë kryetar i ish-partisë komuniste të punës, nuk ja kishte idenë se çfarë po merrte në dorëzim. Në kushtet e Shqipërisë pluraliste një parti e madhe si PS-ja ishte e destinuar që herët a vonë të vinte në pushtet. Dhe në një vend të varfër, drejtimi i një partie të madhe që do të vinte në pushtet, padyshim do të ishte pasuria më e madhe e një individi, edhe pse në atë kohë Nano nuk kishte si ta kishte një ide të tillë. Ndoshta nisi të kuptojë kur e futën padrejtësisht në burg politik (për herë të parë e pranoi si të gabuar arrestimin edhe vetë Doktori këtë të premte) dhe dëgjonte jehonën e protestave të socialistëve që brohorisnin emrin e tij, që rriheshin në emër të tij, betoheshin e burgoseshin për emrin e tij dhe shpresonin për hir të tij. 

Tetë vjet më pas, në tetor 1999 kur ndiqte garën drithëruese për të njëjtin post përballë Pandeli Majkos e dinte më mirë se shumëkush tjetër se çfarë kishte pasur në dorë, çfarë kishte lënë t’i ikte nga dora dhe që ishte i gatshëm të bënte gjithçka kishte në dorë, në mënyrë që të shtinte sërish në dorë PS-në. Kështu ndodhi dhe ai u bë një nuse që nusëronte për herë të dytë, por që zhytej sërish në mëkatet e martesës së parë.

Dymbëdhjetë vjet më vonë ishte thjesht i vetëkënaqur dhe i mbushur me veten. I fryrë në pikën që konkuronte çdo balonë me ajër të nxehtë sepse ndjente që fluturonte ai para dhe historia pas tij, Nano hyri në një garë pa garë. Rifitoi postin e kryetarit me një shumicë dramatike kundër Rexhep Meidanit dhe Edi Ramës, por pa kuptuar se kishte shënuar pikën më të lartë në vota vetëm e vetëm që rrëzimi i pritshëm të ishte sa më i dhembshëm. Siç dhe ndodhi kur u largua nga pushteti në 2005-ën dhe u harrua me një shpejtësi të frikshme nga të gjitha ata që nxitonin të bënin gjithçka të ishin qoftë dhe një çast pranë vështrimit të tij, qoftë kur i mbulonte sytë me syze optike, qoftë kur i rinovoi me operacion me lazer. U bë bezdi e çdo individi që ishte sjellë me të si tapeti i lumtur që e shkelte këpuca e tij tallëse, pak “dyst taban”.

U rikthye në 2007-ën me ëndrrën presidenciale duke u përqafuar me ish-armikun e tij të betuar Berisha dhe duke ju lutur në distancë ish-mikut Rama. E zgjoi shpejt makthi i një të vërtete të thjeshte: e kishin harruar, e kishin konsideruar të shkuar që nuk ju dilte në llogaritë e të nesërmes. Në parlament e votoi për burrëri Paulin Stërkaj, por e refuzoi pa dilemë Taulant Balla, ish-shefi i tij i protokollit kur ishte kryeministër.

Edhe pesë vjet më pas ndryshoi historia duke prodhuar të njëjtën histori që e la atë jashtë oborrit të presidencës.

I vetëm dhe tërësisht jashtë politikës, Nano duket se nuk ka më as ambicje për të dalë sërish në skenën ku dikur shkëlqente me adoleshencën e tij të pandreqshme prej Piter Pani politik, me batutat tallëse për këdo, me stilin romak të gostive që nisnin në muzg e mbaronin në të gdhirë, me aftësinë e pabesueshme për të ndrequr portretin brutal të Berishës pas 97-ës dhe për ta bërë atë më të pranueshëm për shqiptarët e 2005-ës, me arrogancën e pandryshueshme brenda në Tiranë, me lehtësinë e rëndomtë me të cilat merrte gjërat serioze, me njërën dorë që rrokulliste zaret në kazino dhe dorën tjetër që priste fishat që duhej t’i “dhuronin”, me sjelljen mendjemadhe në një shoqëri që në thelb pak e njeh modestinë, Nano është pra, thjesht i vetëm në vetminë e tij. Që pak e ka zgjedhur vetë, pak se nuk ka pasur zgjedhje tjetër.

Në kongresin e këtij marsi të ish-partisë së tij që u hap nga Erion Veliaj, njeriu që i talli publikisht martesën e tij të dytë, Nano thjesht mungoi.

Erioni hapi perden e kongresit që e mbylli praktikisht Rama me fjalimin e tij kilometrik. I cili në mënyrë të papritur dhe të pabesueshme për të e përmend paraardhësin e tij që në fillim:“Çfarë na ka ndarë me të, nuk na ndan në dysh me historinë e kësaj partie”.

Nano e dinte që në thelb, ftesa për të ishte vetëm një kortezi politike plot bezdi.

Por për Ramën që e ftonte për të dytën herë për festimet e 25 vjetorit të PS-së, mund të ishte edhe ashtu, por edhe një akt i lëvdueshëm politik vetëqortimi.

Para Edi Ramës kongresin socialist e përshëndeti Ilir Meta. “Fituam së bashku dy fushata elektorale duke dëshmuar një të vërtetë të thjeshtë: që e majta e bashkuar është gjithmonë triumfuese”, tha aleati i socialistëve që kur iku nga shtëpia e së majtës i përzënë nga Nano në 2003-shin, grabiti nga ajo parti dy ”mobilje” që ata po i përdornin gjithmonë e më pak: unitetin dhe solidaritetin. Dhe me to, unitetin e solidaritetin dhe me shifrat e tij elektorale, ai vazhdon të imponojë zgjidhjen e dilemës: një të majtë të bashkuar e në pushtet apo një të majtë pa unitet dhe me solidaritet të dyshimtë në opozitë.

Këtë të shtunë, megjithatë, ftesa e refuzuar nga Nano shërbeu mbi të gjitha për të kuptuar një të vërtetë universale. Një të vërtetë që shkon për shtat edhe për individët, pavarësisht nëse quhen me një emër tipik komunist si emri Fatos apo kanë një emër Perëndimor si Edi. Ajo është një e vërtetë për Partinë Socialiste, shërben si e tillë edhe për gjithë Shqipërinë, për Ballkanin Perëndimor, për Evropën e ndoshta edhe për vetë njeriun në thelb, si qenie shoqërore: vetëm e përkohshmja është e përjetshme! Nëse dikush mendon ndryshe, thjesht nuk e kupton sepse në atë moment është në pushtet! Dhe pushteti është gënjeshtar si servilët. Sepse servilët janë gjithashtu të përjetshëm. Të përjetshëm në shkëlqimin e tyre prej tapeti të kuq të pushtetit të përkohshëm!

Javanews.al

11 komente në “Kongresi, Rama dhe Nano…”

  1. idjoti i Bathores says:

    NUK ESHTE TURP NE NJE SHOQERI TE ‘CIVILIZUAR’ TE DEKLAROSH SE JETON NE GJENDJE DELIRI E NUK DI E AS JE PERGJEGJES PER ATO QE THUA SI NE KETE SHKRIM QE NUK E KUPTON AS VETE PA LE ATA QE E LEXOJNE SE Ç’FARE KE DASHUR TE THUASH O QENJE!

  2. cfaresupemonstre ! says:

    absolutisht nuk e lexoj kete specie

    dhe jo vetem kete por andibushatin,fatoslubonjen,afrimkrasniqin monstrat e klanit te fejziut dhe qindra te tjere..

    nqs do isha miljarder do shkrija pasurine time qe keto hordhite e ketyre lloj gazetareve qe kane pushtuar mediat e shqiperine do ti mblidhja ne nje ishull egzotik me ushqime te bolleshme dhe me femra te bukura te cdo lloji..edhe ndonje zezak per ato qe jane homo dhe do ti jija deri kur te ngordhnin..vetm te mos i ndegjonim zerin dhe surratin ketyre monstrave

    te kuptohemi jam absolutisht kunder Edi Rames (edhe pse e kam ndihmuar shume) por ky kongres eshte nje dasem ne vorreza..sepse keto dasmoret i morren votat per prangat e berishes..kurse ai po i shurron me bilen e donaldit

  3. LORA says:

    Ne kete historik analize Lorenci ka “harruar” qe nanos ia fali PS-ne ramiz-la piovra,,,,kurse Edi e fitoi me nje investim historik ne administrimi e Bashkise se Tiranes.Ky eshte nje tregues aq i parendesishem per Vangjelin,saqe i duhet t’a anashkaloje per intencionin e kettij shkrimi.

    1. N.VJOSA says:

      Jo vetem kjo , @Lora,
      Nanos jo vetemju dha dhurate PS-ja, por ai e shfrytezoi. Sa mundi , e moli sa deshi Lopen PS….dhe ne realitet tregoi se ishte nje deshtak kapadai, pa vizion, nje megalloman dhe kapadai qe ndoshta jo aq sa Saliu, e zhyti Shqiperine ne kaos dhe nuk mungoi ti shterngoje doren Rrumpalles qe i q…Nenën…!
      Te vetemen gje qe ka treguar “aftesi ” Nanua ish te pinte Gin dhe te lozte bixhos…
      Per kete nuk i duhen mohuar meritat…!

    2. Nike says:

      Futja kot. Artikulli eshte realist vecse Vangjeli nuk e diteka qe edhe Nano 25 vjet me pare eshte zgjedhur kryetar ne te njejten salle pra ne ate te pallatit te kongresev.

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Uniteti dhe destabiliteti i te majtes,ka qene promotori i levizjes per pushtet personal,ne keto 25 vjet !
    E perbashketa e te dy kraheve politik ,ka qene korupsioni !
    Pangopsia per tu pasuruar me shpejtesine e zerit,paqendrushmeria politike, te cilen do ta kishte zili cdo prostitute,jane parimet e shenjta te elites politike shqiptare !
    Kamikazet politik,shperthejne ne çdo foltore,partiake apo parlamentare,ne mbrojtje te parimit”Kryetarin mbroje me çdo çmim”.
    Ne Kongrese ?
    Normale, jane me shumice !
    Rritje te pandalshme,ka vetem borxhi i brendeshem dhe i jashtem !
    Fatkeqsia me e madhe, qeveritaret kane marre dhe marrin borxh per ta vjedhur,neprmjet tenderave dhe projekteve !

  5. spiro says:

    Gjetje interesante si kronike-ide!:ne nje varr eshte lene jasht nje litar,ose me sakte nje cope litari dhe dialektika e rrjedhave mund te ngaterrohet e te pengohet ne ate cope litari…Spiralja mund te perseritet .Alegoria eshte per ata qe ia ndiejne eren dhe shijen.
    Stil elokuent Vangjeli ,por hante edhe ca argumente , me shume per te hedhur urat e nje analize me te thelle.Sidoqofte teprohet ca me metafora . Ka ardhur koha qe zeri juaj te jete zeri i nje xhentelmeni qe me shume se te argeton me fjalen te te bind me argumente dhe analiza koncize.Thellohu evlat!!

  6. N.VJOSA says:

    Jo vetem kjo , @Lora,
    Nanos jo vetemju dha dhurate PS-ja, por ai e shfrytezoi sa mundi , e moli sa deshi Lopen PS….dhe ne realitet tregoi se ishte nje deshtak kapadai, pa vizion, nje megalloman dhe kapadai qe ndoshta jo aq sa Saliu, e zhyti Shqiperine ne kaos dhe nuk mungoi ti shterngoje doren Rrumpalles qe i q…Nenën…!
    Te vetemen gje qe ka treguar “aftesi ” Nanua ish te pinte Gin dhe te lozte bixhos…
    Per kete nuk i duhen mohuar meritat…!

  7. Shqip says:

    LORA KE TE DREJTE.
    NANOS DHE BERISHES JA U FALI UBD-ja, ME RAMIZIN NE KRYE. SE KOT NUK KANE THENE,…”ME KAN SHKODRAN, TANA I BAN”, “ME KAN MALOK JE HASEM PER KOKE”……..ETJ
    RAMA E KRIJOI VETE TE ARDHMEN, PO PUNONE PER RINOVIMIN E PS, PER ZEVENDESIMIN E PLEQEVE TE PK ME INTELEKTUALE TE RRINJE ME OPSIONALE, DHE TE PAPERLYER ME KRIME, DHE ESHTE PIKERISHTE KJO QE E TREMB BLUSHIN, DADEN, FINO KUCOVE HAJDUTIN, ISLAMIN DHE GJITHE SPIUNET E KOMUNIZMIT NGA TE DYJA PALET PS-PD QE NA LA TRASHEGIMNI RAMIZ ALIA. MADJE KESAJ I TREMBEN EDHE ATA SPIUNET E KOHES SE ENVERIT QE SOT PUNOJNE NE AMBASADEN AMERIKANE NE TIRANE DHE NUK JAN PAK POR 13 KOKE, QE E XHIROJNE PA GRASATUAR CDO AMBASADOR IDJOT QE AMERIKA DERGON KETU, NGA A TA QE “NGJISIN YJE NE QIELL”,, APO DEKOROJNE “BURRA SHTETI.. PERSONALISHT NUK JAM SOCIALIST, POR RAMA PO KALONE TE GJITHA PARAMETRAT E POLIKIKANEVE TE MIREFILLTE. PER MENDIMIN TIM ESHTE ME SE I DOMOSDOSHEM PER VIZIONIN E PUNES DHE PAQES. SHPERBLIMIT SIPAS KAPACITETIT INTELEKTUALE, KONTRIBUTIT LOGJIK E FIZIK, PER TE DREJEAT E TE GJITHEVE E JO PER TE ASHTUQUAJTUREN “DEMOKRACI” TE HAJDUTEVE……
    RAMES SHUME SHPEJTE DO TI BESOHET E ARDHMJA E BALLKANIT, DHE KJO DO TE JETE NDOSHTA FATKEQESISHTE PER SHQIPTARET. BARISHOVICET DHE SHPUTA E TYRE DUHET TE SHKOJNE SE BASHKU ME SUPORTUSIT E TYRE PERENDIMORE DHE HAJDUTE TE SHIPERISE E PADRONE TE SHIPTEREVE.

  8. selim says:

    Qe te mbushesh numrin e komentuesve pro Rames ti N.Vjosa diskuto me emer tjeter jo 2 here me te njejtin emer dhe koment.

  9. ble-ta says:

    Nje gje e ke thene sakte, servilet jane gjithmone te perjetshem duke u zvaritur ne tapetin e kuq te pushtetit te perkohshem. Besoj Lorenc ( qe e ke emrin si prift me veladon te kuq) ti ben pjese tek servilet qe zvariten ne tapetin e kuq te pushtetve qe jane te perkohshem por fatkeqesisht dhe jo shume jeteshkurter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje