Nuk është gërma, por fryma

19 Mars 2016, 20:20Blog TEMA

Nga Artan Gaçi

Cdonjeri nga ne ne salle qe nga delegati me I ri deri tek Edi Rama kane te pakten 3 statute ose kode te cilat sherbejne si udherrefyes ose si shina te udhetimit te gjithsecilit.

Te gjithe kemi nje statut personal le te themi, nje liber rregullash ose nje kod I cili na shoqeron pergjate gjithe qasjes se karrieres personale, ne jete, ne marredheniet me njerezit dhe pa diskutim edhe ketu ne parti.

Ky kod eshte shume individual, eshte si nje ADN e paperseritshme per secilin nga ne. Kjo ADN eshte ekuilibri ose formula individuale me te cilen gjithsecili prej nesh qaset ne shoqeri e parti ne funksion te permbushjes se ambicjeve personale.

Ky ekuiliber dikton tek gjithsecili idealizmin apo arrivizmin, kontributet apo pretendimet, sakrificat apo privilegjet..

I dyti, sipas ketij arsyetimi, eshte statuti I partise socialiste, libri I rregullave ose kodi qe rregullon marredheniet e bashkejeteses sone. Ky statut eshte shume I rendesishem se eshte statuti I organizimit ose grupimit me te madh vullnetar ne Shqiperi, qe eshte Partia Socialiste.

Eshte nje statut qe ka ndryshuar e modernizohet me Kohen, ne gare me veten, pa te dyte si shoq ne partite e tjera.

Eshte nje statut qe ndjek nje parti te gjalle, jo anasjelltas, e qe modernizohet me kohen,  votuar ne menyre demokratike e qe respektohet ne menyre demokratike.

Pa patetizem, e perseris qe eshte statuti I grupimit jo vetem me te madh, por edhe me demokratik qe ka ky vend.

Statuti ose kodi I trete eshte ai moral. Nese statuti I partise eshte germa e ftohte e ligjit, ky kod moral qe eshte serish personal per gjithsecilin prej nesh eshte fryma e tij.

Asnje germe e statutit nuk ka detyruar e obliguar shumicen e njerezve ne kete salle te bejne ato sakrifica qe kane bere per kete parti.

Asnje germe e statutit nuk detyronte asnje socialist qe mbas zgjedhjeve te 2009es te mbushnin sheshet e rruget e Shqiperise per transparencen e votes.

Asnje germe e statutit nuk detyronte njerezit qe te linin punet e tyre edhe pse me halle te panumerta personale e familjare, e te vinin te protestonin kunder pushtetit te Berishes, ne ditet kur ai kujtonte se ishte me I forte.

Asnje germe e statutit nuk I thoshte socialisteve te shperfillnin friken se do I hiqnin nga puna, se do u mbyllnin bizneset, e se do kishin pasoja nese dilnin neper protesta.

Asnje germe e statutit nuk u thoshte socialisteve “Harroni hallet tuaja, e pavaresisht se do ju skedojne e do ju shoqerojne neper komisariate dilni ne protesta”. Po sigurisht qe dilnin, dilnin edhe me shume…

Asnje germe e statutit nuk I detyronte socialistet te vinin te protestonin edhe pse do I rrihnin, do u hidhnin gaz lotsjelles e uje me presion, me shkopa gome e forca speciale te armatosura deri ne dhemb. Serish dilnin. Edhe me te shumte heret e mepasshme..

Asnje germe e statutit nuk I thoshte socialisteve qe ne 21 janar edhe pse u paralameruan 1 jave rresht se protesta do te perballej me qen kufiri, forca speciale e ushtare garde te armatosur me plumba te vertete, prape dolen te panumert socialistet.

Edhe pse ajo qe paralajmeroi pushteti I atehershem fatkeqesisht rezultoi e vertete, dhe  4 prej nesh humben jeten.

Kishte nga ata qe lexonin germat e nuk erdhen ne kete proteste.

Asnje germe e statutit nuk detyroi 200 gra e burra e shume deputete te hynin ne greve urie per 20 dite. Nje pjese e tyre jeni ketu ne salle.

Kishte nga ata qe lexonin germat e as ne greve nuk vinin.

Asnje germe e statutit nuk detyronte socialistet te mbronin per jave te tera, dite e nate, votat e qytetareve te Tiranes ne zgjedhjet e 2011es.

Kishte nga ata qe lexonin germat e nuk vinin po flinin.

Te gjitheve sa permenda ju njoh. Ju njoh se kam qene me ju ne rresht te pare. Ju njoh hallet, ju njoh sakrificat, ju njoh kurajon, ju njoh edhe madheshtine e modestise suaj.

Eshte ky kod moral, I pashkruar ne statutin e partise, qe e ben kaq te madhe partine tone. Eshte ky kod moral e kjo modesti qe dikton me shume se sa statuti kontributin dhe bashkejetesen tone.

Eshte fale ketij kodi moral, te pashkruar ne asnje statut, te ketyre njerezve qe nuk I ben bashke germa por fryma, qe e bejne partine tone institucionin me te rendesishem qe ka ky vend, dhe shpresen e vetme per te bere Shqiperine.

Fale kesaj fryme, e jo germave te statutit, qe Shqiperia po behet.

Te gjithe ne bashke ketu nuk jemi prej germave, jemi prej frymes e ketij kodi moral qe na ben te tejkalojme axhendat personale.

A mund te mposhtet kjo fryme me germa? Une them jo! Me germa mund te hartosh skenare e episode, por nuk ndyshojne aspak kodin moral te gjithsecilit prej nesh.

Dhe une mendoj se pasuria me e madhe qe ka partia socialiste, eshte pikerisht ky statut I pashkruar qe na ben bashke te gjitheve ne ketu e ata qe na mbeshtesin e na besojne me voten e tyre.

Eshte kjo fryme qe na ben me te forte, cdo dite e me te shumte, me te medhenj e me te hapur per te pranuar edhe ata qe luajne me germa.

Eshte kjo fryme qe ben Partine Socialiste forcen me emancipuese e me progresiste  ne vend.

6 komente në “Nuk është gërma, por fryma”

  1. ela says:

    Jam nje femer qe e njoh kete person qe ne femijeri. Edhe ky nje piktor i deshtuar qe vidhte ne Lice dhe draperite e modeleve, mbasi nuk fitoi konkursin e ILA punoi si punetor ketu ne Qendren e Derdhjes se Veprave te Artit e desh ngeli brenda kokes se Enverit duke pastruar allçine. Iku ne itali ku vidhte motorra e u kthyes ketu me nje qellim karrieren politike. Bleu nje diplome juristi( Nuk e di si PD nuk ja nxjerr kete te palare) dhe ska asnje shok universiteti po te kerkoni regjistrin e shkolles se njeh njeri, pastaj bleu kostume rames,lek pa fund per fushate rames, hapi nje restorant ku hante gjithe ps dhe e vune deputeeeeet.tani ka marre çunat e tezes si drejtora pyejsh etj e po ben kerdine.mbasi lexuat kete lexojeni dhe nje here çka shkruar siper dhe keni nje dhurate po gjetet ndonje interes per popullin nga ky person.

  2. Nazmi says:

    ky paterica Rames,ky kokrra injoranti,tpabuks,,servil tipik e hajdut me çizme duhet te dale nga parlamenti se nuk e ka zgjedh populli.
    ky person ndertoi Vodafonin ketu te Myslym Shyri tek sheshi lojrave duke na terrorizuar ne banorve me arme.
    kishim shesh lojrash kemi dhunen e tij prej betoni e xhami qe ne merr frymen.
    Pa asnje norme pa distance nga pallatet hapi nje grope 5 metra ne kendin e lojrave te pallatit tone sa dhe eskavatori i ngeli brenda e u nxorr me vinç.
    e keni parasysh se çi ben shqiperise ky pabuks tani qe eshte ne pushtet.
    gruaje e ka hedh ne gjyq se nuk jep lek femijeve
    njeri pa moral i pabesueshem lekist qe vetem per popullin nuk mendon e ska si te mendoje.
    te shkretet njerez qe per faj te saliut e skishin ke votonin kane plera te tilla tani ne pushtet.
    perjashtaaaaaaaaaaaa nga drejtimi vendit o injorant
    se boll e kemi nje piktor

  3. Uran says:

    Per interes ai edhe motren e vet e puneson !?

  4. mali says:

    Pikerisht se mendonim qe kishit tre kode-statute ja u dhame ato 1 miljon vota. Po tek ky kongres me dhimbje pame qe u eshte shkateruar ADN-ja dhe pa kodin e pare nuk mund te mbani- edhe po te doni- edhe dy statutet -kodet e tjera. Ti flet bukur si Koci i teta Ollges por jane fjala aq te lehta sa i merr era. Po e keni nevoje te genjeni veten duke u thene te tjereve( mbase e ndjeni edhe vete se ky kongres qe nje turp i vertete dhe nje njolle ne Partine qe perfaqeson te majten ne Shqiperi -vazhdoni , lehtesohuni, po mund te shkoni edhe ne kishe te prifti.

  5. Alfred says:

    As une nuk e njoh kete njeri por thjesht po ju them se me ra rasti ta shikoj nje here ne foto me babin tim dhe ishte ne fushate para zgjedhjeve 2013 kur fitun. Shante shume qeverisjen ne ate kohe(nuk them se nuk kishte te drejte) dhe premtoi nqs do te vinin ne pushtet shume gjera te mire per zonen ku ishte. Kane kaluar gati 3 vite qe nuk eshte pare me ne ate zone por as nuk e ka hapur gojen njehere te vetme per problemet ne ate zone.
    Politikanet tane jane njerez anormale ne momentin qe kan nevoje ta japin edhe sumen(bythen) quajeni si te doni pastaj kur kan arritur ate qe duan nuk ju rruhet me as per prinderit,femijet……. tyre.Pra nga keto eshte ku tipi qe shkruan ketu.

  6. Ben Dibrani says:

    Fjale me mend po kujt ja thua? Blushi ka ikur edhe nga trute se per moral e fryme nuk ka patur kurre. Sa per zagaret qe shkruajne siper, eshte mire te vbene nje flet-rufke e ta vene te ShQUPi, qe te fitojne ca pike atje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje