Zbulohen dosjet e shqiptarëve në ISIS

22 Mars 2016, 18:31Kronika TEMA

Zbardhen dy dosjet e para me të dhënat kofidenciale të shtetasve shqiptarë, të cilët janë pjesë e Shtetit Islamik.

ABC News ka arritur të sigurojë dy formularët e shtetasve shqiptar, të cilët janë përpiluar nga Administrata e Përgjithshme e Kufirit të Shtetit Islamik.

Nga verifikimi paraprak i rreth 1700 formularëve të tilla, janë zbuluar emrat e 25 shtetasve shqiptare dhe 23 të tjerë nga Kosova.

Në dy dosjet që ABC News ka siguruar, shtetasit shqiptar i përgjigjen 23 pyetjeve, të cilat janë shkruar në gjuhën arabe.

Për shkak të sigurisë së pjesëtarëve të tjerë të familjes, emrat e vërtetë të ushtarve të ISIS-it dhe numrat e telefonit që kanë në përdorim, janë fshirë nga burimi i këtij informacioni.

Në formularin e parë, luftëtari shqiptar ka nofkën Ebu Derda dhe ka lindur më 20 qershor 1991.

Është nga Shqipëria, beqar dhe ka arsim të lartë.

Në pyetjen për nivelin e besimit, ai përgjigjet se është fillestar, duke dhënë edhe punën që ka bërë, para se t’i bashkohet ushtarëve të ISIS-it.

Ai përgjigjet se ka punuar në një servis celularësh.

Ndërkaq, pyetjes së çfarë luftëtari do të jetë në ushtrine e Shtetit Islamik, ku si alternative ka edhe kamikazin, ai zgjedh të jetë luftëtar tereni.

Ndërsa një nga përgjigjet më të rëndësishme në këtë formular, është identifikimi i personit që ka garantuar për atë se është një ushtar besnik, Ebu Derda ka dhënë emrin një shtetasi nga Kosova, i njohur si Ebu Abdullah.

Formulari mbyllet me datën e hyrjes në territorin e shtetit islamik, që është data 9 prill 2013.

Luftetari dytë shqiptarë që ABC News ka siguruar dosjen, është me pseudonimin Ebu Xhendel El Muhaxhir, që ka lindur me 14 qershor 1979 në Tiranë.

Edhe në rastin e këtij luftëtari, emri i vërtetë dhe numri i telefonit është fshirë.

Ai ka deklaruar se ka arsim të mesëm, ndërsa sa i përket nivelit të besimit, El Muhaxhiri ka deklaruar se ka një nivel mesatar.

Edhe 37 vjeçari ka zgjedhur të jetë luftëtar tereni dhe jo kamikaz në ushtrine e Shtetit Islamik.

Ndryshe nga luftëtari tjetër shqipëtar që nuk kishte lëvizur ne vende tjera përveç Shqipërin, Ebu Xhendel El Muhaxhir ka deklaruar se ka udhëtuar para se të shkonte në Siri, në Itali, Francë, Belgjikë dhe Spanjë.

Ai ka deklaruar se para se t’i bashkohet ISIS-it, ishte një tregtar pikturash.

Ndërsa si person garant për emrin e tij, 37 vjeçari ka dhënë emrin e Ebu Usame Bin Zejd.

Formulari mbyllet me kohën e hyrjes në territorin e shtetit islamik që është data 21 prill 2014.

Keto formular, janë siguruar nga një dezertor i ushtrisë ISIS-it, i cili ka arritur të shkëputet nga grupi terrorist duke siguruar rreth 22 mijë formular të ushtarëve të ISIS-it nga 51 kombësi të ndryshme, mes tyre edhe shqiptarë.

5 komente në “Zbulohen dosjet e shqiptarëve në ISIS”

  1. ''Embrin a prun jatrat jona kur igen ka ARBERIA,pse kieqin manacuara ka Turkrat..... says:

    TEMA,e perseris ka ardhur ora e se vertetes: Nuk ka shqiptar sunit apo shiit,ok!
    flitet per turq ose arabe shqipfoles……………..
    E perseris: Nuk hyn shqiptar ne xhami ose jihadist ne ISIS………..flitet per dylbera sunite or shiite!

    1. Mbreti says:

      Tfgs , titullin qe ke ven mbi koment, mos esht ne turqe???apo arapce?? per Shqiptaret e Isis it ose arvanitet e chrysi avgi dallimi esht qe ndjekin dy teori, por ni gluhe/glohe/glosse, ne ni ADN ne ni tabojat kokeforti , avanturesk njejt si arvanitet ashtu drenicaket , budallej qe si mban toka, te vritesh per Arabi Jarabi ca per alla Turqe e ca per Greqi !!!

  2. nardi says:

    E pse qenkan shqiptarë ?? Në fakt janë shtetas shqiptarë, por janë shqipfolës, mbeturina osmane në tokat shqiptare !

    1. të gjithë mbeturinat janë mbeturina says:

      E po nuk mundë të jenë të gjithë mbeturina greke apo latine si ti.
      Megjithatë, mbeturina eshtë mbeturinë.

  3. Askushi says:

    A Osman e di ti se ne Shqiptaret jemi 100 veta jo ne jemi shum aq shum sa ti nuk i numron dot .
    Mos u merzit do ti shikosh shqiptaret.Nje fjal e urt e popullit ton fot dikur ishe ti po sot jam un domethen 500 na mbajte 500 dote mbajm hak pa mar e borxh pa lar nuk ka.Kjo bot e rumbullaket eshte me 5 turq te qjelbur qe ke prur ne Kosov e ne shqiperi do na poshterosh kush ti haron ty 500 vjet o turk vuajtjet qe ka pasur populli jon e di se ti harojm mund te financosh 1 politikan dhe 2 dhe 10 po jo nje popull zoti e ka shkruar per ju sot po neser do ta shkruaj per ne se jemi ne te drejten ton ju na shkelet e na poshteruat na masakruat po ne prap qjadhe jemi dhe me te fort se zoti eahte me ne kot e keni ne ju njohim mir se kush jeni ju turq ju grek dhe ju serb te poshter madhkuar qofshi ne jet te jeteve shqiptaret nuk vdesin kur dhe kur nuk keni per tna poshtur ju brwk grisur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje