Gjyqtarët përdorin taksitë: Shmangin ekspozimin e luksit pas akuzave për korrupsion nga Donald Lu

21 Mars 2016, 16:30Kronika TEMA

Disa prej tyre kanë preferuar të vijnë në mbledhjen më të rëndësishme të gjyqësorit, atë të Konferencës Gjyqësore, me automjetet e punës.

Shumica e tyre kanë mbërritur me taksi.

Fare pak kanë përdorur automjetet e tyre.

Megjithëse të ndodhur në qendër të akuzave të ashpra e përgjithësuese, njerëzit e pushtetit të tretë duken më të bashkuar se kurrë.

Por si e perceptojnë ata deklaratat për gjyqësor të korruptuar?

“Gjyqësori nuk është i korruptuar. Mund të ketë element, por jo të gjithë”, thotë një gjyqatre.

“Gjyqësori është në këtë gjendje që është sepse kështu ka punuar ekzekutivi dhe legjislativi për të ”, thotë Manjola Bejleri.

“Që ti atribuohet ekskluzivisht vetëm gjyqësorit, është problem i madh pastaj”, shprehet Ardian Kalija për Top Channel.

Por derisa reforma të bëhet, gjyqtarët do të vijojnë të kryesojnë për trendin në veshje.

Por, ndërsa në publik shfaqen modestë, në prapaskenë duket se po veprojnë njësoj si më parë.

Madje, disa prej tyre, siç tha dhe ministri Ylli Manjani, po punojnë sikur janë ditët e fundit të tyre si gjyqtarë, nga frika e prekjes nga reforma në drejtësi.

4 komente në “Gjyqtarët përdorin taksitë: Shmangin ekspozimin e luksit pas akuzave për korrupsion nga Donald Lu”

  1. sit... back..and relaks →→→ says:

    ne gjithe boten gjyqtaret jane te privilegjuar dhe bejne nje jete mese komode, ky nuk eshte krim. ne shqiperi problemi eshte qe gjyqtar behet edhe fjala vjen cim peka po ti teket neser, dhe menyra sesi behesh gjyqtar eshte berthama e korrupsionit, gjithshka qe vjen me pas eshte thjesht rutine e ingranazheve te sistemit. Ne gjithe boten gjyqtaret jane pjesa me e privilegjuar dhe pjesa me e respektuar e shoqerise, ti nuk mund ta prekesh apo fyesh nje gjyqtar ashtu sic nuk mund te fyesh apo prekesh nje polic. por sic thashe me siper ne sistemin gjyqesor shqiptar nuk vlen merita apo zotesia ne profesion por njohjet, klani, dhe aftesia per tu bere pjese e mekanizmit te korruptuar gjyqesor. dhe korrupsioni me i madh eshte ne pjeset me te larta te gjyqesorit, sa me lart ngjitesh ne karriere aq me shume ndotje le prapa. dhe e gjithe kjo eshte bere dhe behet me aprovimin e politikaneve ku dhe ata kane pjesen e tyre nga thelat e gjyqesorit.

  2. Atdhetari says:

    Kazani I plepave kane bere kerdine duke I rjepur njerezit si banane. Vetem me pronat ku bujqit ishin fitues me pronarin . Shikoni sa shtepi kane e biznese pra gjera qe Jane te dukshme. Dhe pastaj mendoni se Jane engjej

  3. e verteta says:

    plan a e b kisha degjuar,,,,plani C shpikje e analbanistanit

  4. sapa says:

    Ne cdo vrasje qe ndodh ne shqiperi e cfaredo lloji kane dore keta bandite me vendimet e tyre.As pushtuesit nder shekuj nuk e kane percare kete popull me shume se keta kriminele qe duhen varur pa perjashtim neper pemet e qyteteve megjithe familjet e tyre qe te mos mbese asnje lloj fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje