Një pako e dyshimtë poshte nje veture ka alarmuar pronarin e saj deh policinë e Tiranës.
Të dhënat e para bëjnë të ditur se rreth orës 14.10 në rrugën “Sitki Çiço”, në afërsi të shkollës “Niket Dardani”, pronari i një mjeti ka konstatuar të thyer xhamin e shoferit. Kur ka kontrolluar në brendësi ka gjetur poshtë sediljes së pasagjerit një pako të dyshimtë.
Ai ka njoftuar menjëherë policinë.
Në vendngjarje është vendosur perimetri i sigurisë, teksa kanë mbërritur dhe forcat xheniere që po verifikojnë përmbajtjen e pakos.