Gjykata për Krimet e Rënda ka dënuar me 7 vjet burg në total tre të rinj të akuzuar për vendosjen e një gjobe 400 mijë euro ndaj një biznesmeni, duke inskenuar rrëmbimin e vajzës së tij.
Tre adoleshentet, një prej të cilëve vetë vajza e biznesmenit, u shpallën fajtorë për akuzën e “shtrëngimit me anë të kanosjes për marrjen e pasurisë”.
Ndonëse dy prej tyre u gjykuan në masën e sigurisë “arrest në burg” vendimi përfundimtar i ka nxjerrë nga qelia.
Gjykata ka pezulluar ekzekutimin e dënimit me burg, duke i lënë në liri me kusht, raporton Panorama.
Një nga kushtet e urdhëruara nga togat e zeza është vajza e biznesmenit, i dashuri saj në kohën e ngjarjes dhe miku i tyre i përbashkët të mos shoqërohen me njëri-tjetrin.
Referuar vendimit të shpallur pak ditë te Krimet e Rënda, i pandehuri Orjon Hoxha u dënua me 2 vjet e 6 muaj burg, i pandehuri Kris Gjore me 2 vjet burg dhe e pandehura Nensi Ç., me 2 vjet e 6 muaj burg.
Pasi përfituan uljen e një të tretës për shkak të gjykimit të shkurtuar, gjykata la në liri me kusht për një periudhë 3 vjeçare të pandehurit Orjon dhe Nensi, ndërsa i pandehuri Kris për 2 vjet.
Gjatë konkluzioneve përfundimtare janë shfaqur të penduar dhe kanë kërkuar mëshirë nga gjykata për masën e dënimit.
Pas ngjarjes 18 vjeçarët Orion e Nensi dhe 19vjeçari Kris pretenduan se ngjarja kishte qenë vetëm një lojë për të provuar dashurinë e biznesmenit ndaj vajzës së tij.
Keta tre te rinjte jane adulte,jo minorene,dhe si te tille duhet te rraseshin mire ne burg.
Ky vendim i gjykates eshte nje precedent I neveritshem dhei rrezikshem qe ve ne rrezik serioz prindet dhe mundin e punes se tyre,duke mbareshtuar perversitetin dhe krimin e femijve ndaj prinderve,,,,shkurt e qarte, shkaterrimin e familjeve.
Ato “jojrat per te provuar dashurine per femijen”,,,,si argument te lirimit te tyre prej Gjykates se Krimeve te Renda,,,,,ua uroj t’i provojne ne lekuren e tyre keta gjykates bastarde.
“Ndalohet qarkullimi me duar ne xhepa edhe i me shume se tre prsonave ” ky eshte urdhri i komandes gjermane…..
budalleqe shqiptare ku eshte pare e degjuar qe mund te ndalosh njerzit te takohen me njeri tjetrin !? as ne kohen e “diktatures” keto idjotlleqe…
Mendimi im do ishte burg pa kompromis ,do ishte mesim i mire per autoret dhe per shoqerin.
18 vjec nuk quhesh i mitur.