Mediat belge raportojnë se Najim Laachraoui është arrestuar në Anderleht.
Ai konsiderohet si “truri” i sulmeve të djeshme në aeroportin e Brukselit.
Laachraoui u kap nga kamerat e sigurisë krah dy vëllezërve kamikazë Ibrahim e Khaled El Bakraoui, të cilët hodhën veten në erë.
Najim Laachraoui është një emër i njohur, pasi ai ka marrë pjesë edhe në sulmet terroriste në Paris, ku u vranë 130 persona.
25-vjeçari në vitin 2013, kishte qenë në Siri ku mendohet se është radikalizuar.
Shtatorin e kaluar ai u identifikua në kufirin austro-hungarez me identitet të rremë, duke mbajtur emrin Soufiane Kayal, nën shoqërinë e dy terroristëve të tjerë të njohur, Salah Abdeslam e Mohamed Belkaid.
25-vjeçari e kishte kthyer shtëpinë e tij në Paris në një bazë për terroristët, ndërsa AND-ja e tij është gjetur në shpërthimet e “Bataclan” dhe “Stade de France”.
Por, pak orë më vonë, mediat belge e përgënjeshtruan lajmin.
Sipas tyre, i arrestuari nuk është 25-vjeçari me origjinë turke.
Ah cdo ti shohe bytha tani “mikut”
Ome nuk po i fusni gjith me ithes sot se i keni mor doren
Lajm i rrem
Lajm i rrem