Kërkimi i Radovan Karaxhiçit, nga komandant i pamëshirshëm në ‘shërues shpirtëror’

24 Mars 2016, 14:07Rajoni TEMA

Kryekomandanti serb i cili ishte kapur në vitin 2008 pas 13 viteve kërkim, që e kishte përfshirë edhe CIA-në, SAS-in dhe një ushtar të veshur si gorilla. Teksa tribunali i Hagës për krime lufte po përgatit verdiktin e vet, Julian Borger tregon se si gjurmimi kishte çuar në derën e një terapisti mjekrosh në Beograd.

Kanë kaluar vetëm dy dekada qysh nga gjenocidi i fundit i kryer në tokën evropiane, një kujtim shpartallues që është varrosur në këtë kontinent, e që tani ka për qëllim ndalimin e ardhjes së të ikurve nga vrasjet masive të fundit. Fushat vrasëse të Evropës tani janë kampe rasti për refugjatët sirianë, shkruan The Guardian sot kur pritet që Gjykata e Hagës të jap verdiktin për krimet e kryera nga Radovan Karaxhiç, transmeton lajmi.net.

Amnezia rreth kapacitetit të kontinentit për masakrim do të thyhet në Hagë të enjten, kur gjykimi për Radovan Karaxhic do të jepet, me akuzën e gjenocidit dhe krimit kundër njerëzimit gjatë viteve 1992-95 në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ky vendim do të jetë një momentin historik në historinë 24 vjeçare të Tribunalit Ndërkombëtar Kriminal për ish-Jugosllavinë, e që zakonisht quhet si Tribunali i Hagës për rime të luftës. Ndërsa, për drejtësinë ndërkombëtare në përgjithësi do të jetë ndër momentet më të rëndësishme qysh nga Nurembergu.

Të enjten pritet një verdikt i cili i shpallë fajtorë pothuajse të gjithë që janë të përfshirë në këtë rast. Karaxhiq, pas të gjithave, e ka vendosur vetën në krye të entitetit serb, entitet i cili ishte dedikuar për ‘spastrim etnik’, term ky Orwellian i cili përdoret për terrorin kundër myslimanëve të Bosnjës dhe Kroacisë.

Gjëja më e sigurt është se mbrojtësit në këtë gjykim do të ndjehen të argëtuar. Ky poeto-psikiatrist, një njeri si arushë me flokë të bardha si dallgë, e ka luajtur rolin e martirit kombëtarë përgjatë tërë seancave. Ai është përqeshur apo edhe harruar mes serbëve në Bosnjë, e edhe në Serbi, mirëpo performanca e tij mund ta prezantoj mundësinë e një rikthimi, mundësi që të bie në rezervarin e të qenit viktimë. Më shumë se 20 vite pas përfundimit të konfliktit, Bosnja është më e ndarë se kurrë më parë.

Verdikti is së enjtes do të jetë një rikujtim i shkallës së vrasjeve – rreth 100,000 njerëz kanë vdekur vetëm në Bosnjë, e qindra mijëra viktima tjera ka pasur në Kroaci dhe Kosovë. Kjo pritje e gjatë është pjesë e natyrës së gjykatës, që ua ka dhënë avokatëve mundësinë të zvarritin seancat. Gjyqi ka zgjatur për 5 vite, dhe trupi gjykues ka marrë rreth 18 muaj për të marrë vendimin rreth gjykimit të vet.

Sidoqoftë, vonesa më e madhe ka qenë ajo 13 vjeçare për të arrestuar Karaxhicin, dhe ta bien atë në Hagë për gjykim. Në dy vitet e para të padisë fillestare, në korrik të vitit 1995, ai kishte qenë i aftë të jetoj shumë mirë në fshatin alpin të Palës, jashtë Sarajevës, që ka shërbyer si kryeqytet i serbëve boshnjak gjatë konfliktit. Edhe pse kanë qenë rreth 64,000 ushtarë të NATO-së në shtet pas luftës, nuk kishte ndonjë gatishmëri politike që i rrezikon paqeruajtësit ose veç paqen e vet në operacione të arrestimit.

Me kohën që ka ndryshuar, në vitin 1997, Karaxhiq kishte filluar të fshihet, ku edhe kishte menaxhuar fshehjen deri në vitin 2008, pavarësisht përpjekjeve të mëdha të forcave të armatosur rëndë që ta gjejnë atë. Kur Bill Clinton po i afrohej fundit të mandatit të tij të dyti në vitin 2008, ai e kishte parë arrestimin e Karaxhiqit si shtyllë e legjitimitetit të politikës së tij të jashtme.

Një task forcë speciale brenda Këshillit Kombëtar të Sigurisë kishte filluar që me urgjencë të kryej këtë operacion. Para se të ndodhte 9/11, kërkimi i kriminelëve të luftës të Ballkanit kishte përfshirë shpërndarjen më të madhe të trupave të forcave speciale kudo, përfshirë Delta Force, Seal Team 6, dhe SAS. Karaxhiq ishte trageti i tyre i parë dhe prioritet për CIA-në, Agjencinë Mbrojtëse të Inteligjencës dhe MI6. Ai ishte njeriu më i kërkuar në botë.

Mësimet e mësuara në kërkimin e Karaxhicit dhe shokëve të tij luftëtarë ishin shfrytëzuar edhe në Afganistan, Irak dhe në kërkim të Osama Bin Ladenit, shumicën e kohës pa rezolutat e Kombeve të Bashkuara që garantonin përforcime legale për arrestimet në Ballkan.

David Petraeus, komandant i ardhshëm i SHBA-së dhe drejtor i CIA-së, kishte qenë gjeneral brigade atëbotë. I stacionuar në Sarajevë, ai ishte mahnitur nga metodat e forcave speciale atje, dhe kishte insistuar që të shkonte në bastisje gjatë natës me ta.

“Një ditë, e kisha vendosur atë në helikopter dhe e kisha veshur atë në rroba civile, bashkë me një kapuç”, thotë Koloneli Andy Milani, që atëkohë e udhëhiqte kërkimin.

Petraeus dhe trupat e tij do të bënin vizita të papritura në mes të natës tek Ljiljana Karaxhiq, gruaja e të arratisurit, me qëllim që ta ngacmonin atë duke ia treguar ndonjë fotografi rreth kapjes së tij të pashmangshme, me shpresën që ajo do shkonte ta paralajmëronte atë, dhe kësisoj ta bënte vendodhjen e tij publike. Sidoqoftë, kjo nuk kishte funksionuar pavarësisht se e kishin përcjellë Ljiljanen kudo që shkonte.

Karaxhic e kishte thelluar turpërimin e Perëndimit duke e shfrytëzuar kohën e tij në arratisje për të goditur me një pikë letrare. Karaxhic e kishte publikuar një koleksion të poezive, në të cilën një seksion ishte titulluar ‘Unë mund të shikoj për vetën time’. Novela e tij, Kronika të Mrekullueshme të Natës, ishin shitur edhe në panairet ndërkombëtare të Beogradit.

Vite më pas, pasi që i kishte hetuar anëtarët e rrethit të brendshëm të Karaxhicit, hetuesit e vet tribunalit për krime të luftës kishin arritur në përfundim që ai ishte larguar nga Bosnja për në Serbi në ditën e Krishtlindjeve të vitit 199, duke e kapërcyer lumin Drina me anije gjatë natës. Në këtë rast, administrata e Klintoniit e kishte intensifikuar kërkimin me të gjitha njësitë e tyre elite, skemat e tyre elaboruese etj.

Pas arritjes së Karaxhiqit në Serbi, rasti ishte bërë edhe më bizar.

Kërkimi kishte qenë i ftohët deri në vitin 2005, kur një vetë-shërues spiritual, Mina Minic, i ishte përgjigjur një trokitjeje në derë në Beograd, e ku e kishte gjetur vetën përballë një mashkulli të gjatë me flokë e mjekër të madhe të bardhë. Ai dukej si monk që kishte bërë diçka të gabuar me një murgeshë, kishte thënë Minic.

Ai kishte qenë Karaxhici, duke e provuar një identitet të ri të mundësuar nga simpatizantët në Inteligjencën e Serbisë. Ai e kishte prezantuar vetën si Dragan Dabic, terpist i cili vetëm sa ishte kthyer nga Nju Jorku, pasi që ishte ndarë nga gruaja e tij. Dabic shitej si i interesuar për t’i mësuar mënyrat e parashikimit në Ballkan, përfshirë përdorimin e një ‘visaku’, gjë që supozohet për identifikimin e turbulencave në fushën e energjisë rreth të sëmurëve apo pacientëve me probleme.

Dabic së shpejti e kishte pasur visarin e vet, dhe karriera e tij si shërues mistik kishte lulëzuar. Ai e kishte adoptuar emrin e mesëm David dhe e kishte përdorur atë. Ai gjithashtu e kishte hapur edhe një uebsajt të quajtur ‘Psy Help Energy’, e cila e reklamonte Programin e Mirëqenies të Davidit.

Mes shërbimeve tjera ishin edhe akupunktura dhe ilaçe tjera tradicionale. Ai gjithashtu shiste edhe zinxhirë qafe të cilat i quante ‘Velbi’, e që pohonte se ato ofrojnë shumë përfitime shëndetësore dhe ruajtje personale kundër radiacioneve të dëmshme. Karaxhiq e kishte studiuar psikiatrinë në Sarajevë, dhe për një kohë kishte shërbyer si psikiatër i klubit të futbollit multi-etnik. Në kohën e tij të lirë merrej me një projekt të përbashkët me një seksologjist të njohur në Beograd, që për qëllim kishin shërimin e meshkujve jopjellor. Ata pohonin se sperma do të lëvizte shumë më shpejt nëse Dabic do i prekte ata.

Në lagjen ku jetonte ai, fëmijët e quanin atë ‘Babadimri’.

Një nga fqinjët e Dabicit, e cila jetonte afër tij, ishte një grua e cila punonte për Interpolin, puna e së cilës ishte të koordinonte kërkimin për të arratisurit ndërkombëtarë, si p.sh., vet Karaxhiqi.

Përderisa vetëbesimi në maskimin e tij rritej, ai bëhej edhe m i ‘dëshirueshëm’. Ai kishte filluar edhe të publikonte kolumna të rregullta në revistën për jetesë të shëndetshme, etj. Ai gjithashtu kishte filluar ta vizitoj kafenenë lokale, ‘Luda Kuca’, e cila ishte e mbushur me tymë pasi që ishte e mbushur me veteranë lufte, serb boshnjakë e malazez. Lokali shërbente verën kombëtare etj.

Në fund, kjo fshehje e madhe kishte filluar të rrëzohej kur vëllai i Karaxhicit, biznesmeni Luka, e kishte thirrur atë në celular duke e përdorur një kartë të vjetër që hetuesit e krimeve të luftës ende ishin duke i përgjuar.

Në maj, një hetues ishte vendosur të kontrollonte marrësin e thirrjes, këtë figurë të çuditshme që ngjante me Gandalfin, dhe e kishte kuptuar çfarë po ndodhte. Hetuesi dhe kolegët e tij e kishin pyetur vetën se çfarë të bënin pastaj. Si çdo pjesë e Serbisë, edhe shërbimet inteligjente serbe ishin në tranzicion. Në presidencë ishte një reformues pro-perëndimor, Boris Tadic, mirëpo parlamenti dhe postet kyçe, përfshirë ato të inteligjencës, ishin ende në duart e nacionalistëve. Hetuesit kishin luajtur zare me karrierat e tyre, dhe në vend se të shkonin tek shefat e tyre, ata ishin shkuar në zyrën e Tadiqit, dhe e kishin vazhduar vëzhgimin e tyre. Mirëpo, fati i Karaxhiqit ende qëndronte në balancë. Ishte vetëm atëherë kur Tadiqi ishte i aftë të formonte një koalicion liberal, 3 muaj pas zgjedhjeve parlamentare të majit, kur ai kishte mundur të zëvendësonte lidershipin e BIA-së, me njeriun e tij.

Gjatë kësaj kohe, Karaxhic ishte paralajmëruar që po vëzhgohej. Sipas avokatit të tij, Sveta Vujacic, i arratisuri kishte filluar të shihte fytyra të panjohura kah mesi i korrikut, e që kalonin afër tij në lagjen ku jetonte.

Në mbrëmjen e 18 korrikut, njeriu i njohur si Dragan Dabic ishte larguar nga shtëpia e tij. Ai ishte i mbushur me valixhe, një qese e disa gjëra të tjera që dukeshin se janë të mbushura plot. Ai kishte ecur drejt një stacioni të afërt të autobusit, ku së shpejti në fshehtësi i ishte bashkuar edhe një hetues i BIA-së. Që të dy kishin hipur në busin me numrin 73. Dabic ishte ulur në fillim, ndërsa ‘hija’ e tij, vetëm disa ulëse pas.

Kur ata i ishin afruar kryeqytetit të Serbisë, disa vetura të patrullës ishin parkuar para autobusit, dhe 4 policë ishin hipur në autobus, dy në fillim e dy në pjesën e pasme të autobusit. Ata ishin shkuar tek Dabic dhe e kishin pyetur atë të ia tregonte biletat. Dabic kishte qenë duke kërkuar në xhepin e tij kur polici e kishte pyetur: “Dr. Karaxhiq?”.

“Jo, është Dragan Dabic”, kishte këmbëngulur Karaxhiqi.

“Jo, ti je Radovan Karadaxhic”, kishte insistuar polici.

“A janë mbikëqyrësit e tu të vetëdijshëm se çfarë je duke bërë?”, kishte pyetur Dragani.

“Po, plotësisht”, ia kishte kthyer polici.

Oficieri e kishte urdhëruar shoferin të ndaloj autobusin dhe e kishin marrë të arrestuarin. Në ditën e 18 korrikut të vitit 2008, në ora 9:30 të mëngjesit, figura fiktive që dikur kishte qenë Dragan David Dabic, ishte zhdukur. Në vend të tij, fantazma e Radovan Karaxhic, ish prifti i lartë i ‘spastrimit etnik’ që kishte vrarë me mijëra jetë, ishte rikthyer dhe pritej gjykimi i tij.

2 komente në “Kërkimi i Radovan Karaxhiçit, nga komandant i pamëshirshëm në ‘shërues shpirtëror’”

  1. tfgs1 koloalvane says:

    A nuk jane njesoj !?!? Kisha orthodhokse bekonte, ushtria serbe masakronte civile……

  2. Kiu says:

    Ca lidhje ka mandati i Bill Clinton me vitin 2008???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje