Vrau dy fëmijët e tij pasi e la gruaja, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari

22 Mars 2016, 18:54Rajoni TEMA

Gjykata ka dhënë burg të përjetshëm për babain i cili vrau dy fëmijët e tij me vetëdije të plotë, pasi ishte divorcuar nga bashkëshortja.

Kosovari 46 vjeçar Shaip B. ka çuar dy fëmijët e vet të vegjël (vajzën 4 dhe djalon 5 vjeçar) me vetëdije drejt vdekjes.

Ky akt tragjik ka ndodhur në shtatorin e vitit të kaluar në afërsi të Dresdenit (ish- Gjermania lindore), kur ai e kishte ngarë makinën me shpejtësi të madhe me qëllimin për të vrarë dy fëmijët dhe veten, duke goditur në formë ballore një trung peme, shkruajnë mediet gjermane.

Të dy vogëlushët kishin vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa babai i tyre kishte shpëtuar me lëndime.

Këtë akt kriminel ai e kishte bërë si pasojë e dëshpërimit që e kishte braktisur e shoqja!

Gjykata e Landit në Görlitz e ka dënuar me burg të përjetshëm për vrasje të dyfishtë, raporton albinfo.ch.

Përveç vetë dënimit që është më i rëndi i paraparë në gjyqësinë gjermane, gjykata ka siguruar se ai, për shkak të peshës së veçantë të veprës, nuk ka shanse të lirohet pas 15 vitesh të mbajtjes së dënimit.

Ky lirim praktikohet në raste më të lehta të dënimit të përjetshëm dhe kur i dënuari tregon sjellje të mirë.

Gjyqtari ka thënë se e beson që 46 vjeçari ka dashur të vrasë edhe veten, por kjo nuk luan asnjë rol, pasi ai ka vrarë dy fëmijët e vet.

«Është e vërtetë që i kam mbytur fëmijët e mi. Kam dashur të mbys veten dhe t`i marr me vete edhe fëmijët», janë fjalët e tij që i ka thënë avokati mbrojtës.

Por, ndërkohë që vet kishte qenë i lidhur me rripin e sigurisë, djalin e kishte ulur në rrugen anash (pa mbrojtje për fëmijë) ndërsa vajzën në ulësen e mbrapme.

Të dy kishin qenë në gjumë dhe nuk kishin pasur shanse mbijetese pasi babai i tyre vrasës e kishte drejtuar makinë 150 kilometra në orë në drejtim të drurit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje