Kryeministri Isa Mustafa, ka kërcënuar gazetarin Vehbi Kajtazi “se do ta paguaj shtrenjtë” publikimin e hulumtimit “Vëllai i kryeministrit Mustafa kërkoi azil në Francë dhe Gjermani”.
Mustafa i ka telefonuar gazetarit Kajtazi në ora 17 e 32 nëpërmjet Viberit.
“Alo, Isa Mustafa jam”, është prezantuar kryeministri. Ti a nuk pate me çka me u marrë a veç me vellain tem a?”, ka thënë Mustafa.
Gazetari i ka thënë se artikulli është publikuar për shkak se bëhet fjalë për migrimin e vëllait të kryeministrit dhe tregon për gjendjen e keqe në sektorin e shëndetësisë.
“Vëllau jem nuk osht në dorën teme, por në dorën e sëmundjes. Ka kancer në fyt more qen bir qeni. Ki me pagu shtrenjtë këtë”, ka thënë Mustafa duke e mbyllur telefonin.
Gazetari ka komunikuar me zëdhënësin Arban Abrashi për t’i kërkuar sqarime rreth këtij rasti. Abrashi ka thënë se ndodhet jashtë vendit. Ai ka shprehur keqardhje dhe ka shtuar se kryeministri nuk po i a hap telefonin.
perse shqiptaret pasardhes te ilirve si e quajne veten nu perdorin emra shqiptaro ilir po shumica kane emra turko Osman mungese pateriotizmi apo nuk u pelqen origjina e tyre dhe emrat e turkut u ngjajne me te mire ??? turqit e kane per ofendim te perdorin emra shqiptaresh ndesra shqiptaret perdorin emra te turkut
Fati, natyra, apo zoti, sido qe ta emertojme faktin qe vellaj i Kryeministrit kuisling Mustafa, detyroj Mustafen dhe gazetarin te merren me njeri tjetrin. Eshte vertet per te ardhur keq, qe sikletin e te vellajit nuk e ka vete Isa Mustafa ne gryken e tij. Se paku do te shpetonte Kosova prej tij. Vellajit sinqerisht i urojme ta kaloje me sukses sikletin e tij shendetesor. Gjithashtu i urojme Ises qe te mos tregohet kaq “demokrat” duke kercenuar gazetarin, sidomos pas gjithe atyre zullumeve qe ka bere kunder Kosoves dhe popullit te saj.
Ja se cfare thote “udheheqesi” kukull i Kosoves:
“Vellau jem nuk eshte ne doren teme, po ne doren e semundjes. Ka kancer ne fyt more qen bir qeni. Ki me pagu shtrenjte kete”. Ka thene Mustafa duke e mbyllur telefonin gazetarit.
I nderuar Mustafa!nuk ke nevoje te ofendosh gazetarin sepse neqoftese vellai yt ka bere kete gje kjo tregon qe ti si kryeminister nuk ke bere as hapin me te vogel per te ndihmuar vellain tend megjithese kete mundesi e ke pasur ,ne nje kohe qe ne shqiperi politikanet shqiptare po i dergojne te afermit e tyre edhe pa asnje gram shkolle me detyra nga me te ndryshmet vetem qe te perfitojne nga shteti qyl.Perkundrazi ta falenderosh gazetarin qe ka perhapur lajmin se u vertetua qe ti nuk ke korruptuar me postin tend shteteror ne krahasim me hienat e shqiperise.
PER xxx ÇA LİDHJE KİSHTE KOMENTİ YT ME ARTİKULLİN
Dhe ky Mustafa vazhdon te jete akoma kryeminister??!!
Kryminister qe nuk kupton se cdo te thote liri e fjales!!!!
Kryeminister qe per te mbrojtur interesa personale kercenon si nje mafioz qytetaret e vendit te tij!!!!
Kryeminister qe nuk kupton se termi “azil politik” eshte per njerez qe u kercenohet jeta nga lufta dhe diktaturat dhe jo per njerez qe vuajne nga semundje natyrore!!!! Sipas tij, mijra kosovare qe jane te prekur nga semundje te rrezikshme per jeten mos duhet te kerkojne “azil politik” ne Gjermani? Mos ka ndermend te “hedhi ne ere” sistemin shendetesor te Gjermanise??!!
Apo mos valle vetem vellai i kryeministrit paska kete te “drejte” sepse “e bene me dy te verdha” ndersa destini per vellezerit, motrat, nenat, bababallaret e femijet e mijra kosovareve eshte te presin “thavmen nga qielli”??!!