Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri publikon numrin e tij celular në çdo Komisariat policie, një premtim që e bëri publik në analizën vjetore të Policisë së Shtetit pak javë më parë.
Nga sot numri personal i ministrit u afishua në zyrat ku ofrohet shërbim policor, në pritje të ankesave të qytetarëve.
“I nderuar qytetar, për çdo mungesë të shërbimit apo të etikës nga punonjës të Policisë së Shtetit, mirëpres çdo ankesë tënden në numrin tim personal 0682052748, duke të falënderuar për besimin”, është mesazhi i ministrit Tahiri.
Në fakt vetë ministri pranoi se vendimi i tij ishte kundërshtuar nga gati të gjithë bashkëpunëtorët, por ai është i vendosur të bëhej “avokat” i çdo qytetari, që do të ankohet për sjellje jo korrekte nga ana efektivëve të Policisë.
“Unë do pres çdo njoftim nga qytetarët, për sjellje jo të duhur apo çdo ankesë tjetër për mungesë shërbimi nga Policia e Shtetit.
Duke u përpjekur kështu të bëhem vetë, bashkë me drejtuesit e Policisë sigurisht, një ndër avokatët më të parë të çdo qytetari që ankohet për mungesë shërbimi në Policinë e Shtetit.
Dhe këtë 10-fish duhet ta bëjnë drejtuesit e policisë, sepse nuk ka gjë më të vyer sesa t’i shërbesh një qytetari, që mbase ka dhe jo të drejtë, mbase e ka dhe gabim, por duhet të ketë përgjigje domosdoshmërisht, pa u sorollatur zyrave, pa pritur me orë të tëra, pa dëgjuar shprehje kapadaillëku nga punonjës policie, por duke u ndier i shërbyer nga punonjësit e policisë, duke u ndier i lutur për t’i shërbyer edhe më shumë”, deklaroi ministri i Brendshëm kur bëri publike nismën.
Kreu i ministrisë së Brendshme zgjedh të theksojë gati në çdo dalje publike, se lufta kundër korrupsionit nis së pari, nga lufta brenda rradhëve të policisë.
Dhe numri i lartë i efektivëve të ndëshkuar në 2 vitet e fundit me masa apo procedime penale, duket një dëshmi e këtij vullneti.
Nje minister per tu marre shembull,jo si ne kohen e s…s qe nuk igjendej emri dhe jo me numri i tel.Bravo
Ky duhet te botoje edhe numrin e mamit dhe te babit. Kur dikush ka ankese kunder vete Ministrit, merr mamin dhe babin e Ministrit ne telefon dhe ata i shkulin veshin…
..ke arritur deri diku te formulosh nje polici te respektuar..sigurisht te meta do te kete,por uroj te minimalizohen..
shpresoj qe kjo performance te shtrihet ne te gjitha ministrite.
Bravo…por ske pse mban injorancen e Policise mbi shpatulla,dhe kaq e veshtire qenka per te krijuar qe nje polici te funksionoje normalisht,dakort dhe per 2 vjet ja hodhem…..por kur mos te jesh me Minister ca do bejme???
Zoti Minister i Puneve te Breshme, Ju falenderoj per punen e pakursyer qe keni bere per vendosjen e rregullit dhe sigurise per vendin tim.
Kam nje verejtie ne drejtimin tuaj duke menduar se e mbuloni JU Shkrimin e targave te makinave te transportit.
Vrejtia eshte kjo: Ne autostradat e Venetos te Italise kam pare te udhetojne shume kamjone me targa te qyteteve te ndryshme dhe se fundi me targa te Tiranes por me flamur te partise Demokratike. Pse te partise Demokratike? Targa e bardhe me numera ne ngjyren e zeze dhe shqiponja me ngjyre blu. Flamuri shqiptare eshte me i bukuri ne bote dhe nuk duhet lejuar ta ndryshojne tradhetaret e kombit si kryekrimineli Berisha, qe i beri te gjitha tentativat per ta ndryshuar.Shpresoj ta merrni ne konsiderate kete vrejtie.
Kur do kandidoje per Kryeminister ?