Shkoder, plagoset biznesmeni Berhan Vishnja

25 Mars 2016, 08:05Kronika TEMA

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Mësohet se i plagosur ka mbetur biznesmeni Berhan Vishnja, 50 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit ‘Loro Boriçi”.

Sapo u njoftuan për ngjarjen, forca të shumta policore mbërritën në vendin ku ndodhi plagosja dhe nisën hetimet.

Ndërkohë, i plagosuri u transportua me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje