Dosja Xibraka/ Komunikohen akuzat për 9 të pandehur. Nipi i Enver Hoxhes, fajtor për akomodimin e kolumbianëve

26 Mars 2016, 15:49Kronika TEMA

Prokuroria për Krime të Rënda mbylli hetimet dhe i komunikoi akuzat zyrtare 9 të pandehurve të laboratorit të kokainës, i ngritur në Xibrakë të Elbasanit. Dy prokurorët Olsian Çela dhe Edvin Kondili kanë përfunduar hetimet, duke dërguar në gjyq dosjen penale ndaj të pandehurve për akuzat e “trafikut ndërkombëtar të drogës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Sipas prokurorisë, akuzat ndaj të pandehurve janë përforcuar edhe me provat e ardhura nga Gjermania, të cilët kanë qenë edhe iniciatorët e nisjes së këtij hetimi, që përfundoi me zbulimin e laboratorit të kokainës në Xibrakë.

Burimet thanë se krahas sekuestrimit të 20 kg kokainë dhe shumës prej rreth 300 mijë eurove kesh, ekspertët e policisë shkencore kanë konstatuar se në solucionin kimik që ndodhet në rreth 50 fuçit e hekurit, të cilat u gjetën brenda magazinës së transformuar në laborator, ka kokaine.

Nga këqyrja dhe analiza e këtij solucioni, ekspertët thonë se dy kolumbianët kanë kryer një proces kimik duke nxjerr rreth 20 kg kokainë, e cila është bllokuar. Ndërsa pjesë tjetër, që ndodhet në këto fuçi hekuri, është e pa ekstraktuar dhe nuk është arritur të përcaktohet sasia e kokainës që ndodhet e shkrirë brenda këtij solucioni.

Sipas akuzës, gjatë hetimeve nuk është arritur të provohet koha dhe kompania që ka sjell në Shqipëri solucionin dhe thasët e mbushura me pleh kimik, ku dyshohet se ka ekstrakt kokaine të shkrirë brenda tyre. Por ajo që për hetuesit është e qartë, është fakti se droga e shkrirë në solucionin kimik ka ardhur nga Kolumbia dhe Bolivia në Shqipëri me ndihmën e të shpallurit në kërkim Genc Xhixha.

I cili bashkë me lëndën narkotike, ka sjell në Shqipëri me cilësinë e ekspertëve edhe dy kolumbianët e arrestuar në laborator, të cilët kryenin procesin kimik të nxjerrjes së ekstraktit të kokainës.

Në dosje thuhet se nipi i Enver Hoxhës, i pandehuri Ermal Hoxha dyshohet se përveç kontaktit me furnitorin Genc Xhixha ishte përgjegjës për dy kolumbianët, si në akomodimin e tyre, transportin nga Tirana në Elbasan dhe anasjelltas si dhe pagesat për punën që bënin.

I arrestuari Gentjan Gjonaj dyshohet se ishte personi që kishte gjetur vendin dhe më pas ngritjen e laboratorit të drogës, duke premtuar mos cenimin e tij. I dyshuari Sajmir Batku ishte caktuar për transportin e drogës nga Elbasani në Tiranë dhe më pas gjetjen e korrierëve të drogës për ta dërguar atë në Gjermani.

I arrestuari Ilir Hyseni, dyshohet se ishte pritësi dhe personi që do merrej me shpërndarjen e kokainës. Ndërsa dy vëllezërit Klemend dhe Arian Dalipi janë pronarët e magazinës së Xibrakës, ku ishte ndërtuar laboratori i drogës dhe merreshin me sigurinë e tij. /ABC

5 komente në “Dosja Xibraka/ Komunikohen akuzat për 9 të pandehur. Nipi i Enver Hoxhes, fajtor për akomodimin e kolumbianëve”

  1. mirel says:

    Thoni cte doni, per nipi I Enver Hoxhes nuk vodhi shtetin, po rrezikoi vetem veten e vet.
    Ata qe vjedhin dhe vrasin sot jane ne parlament dhe qeveri.

  2. Demokrati says:

    Drejtesia e mban nipin e Enver Hoxhes ne pranga per t’u treguar e “forte”, duke e hequr veten te “lare” nga e kaluara! Merruni, more te mjere, me peshkaqenet e medhenj lart ne Qeveri a ne Parlament, qe po i nxjerin themelet Shqiperise. dhe mos tregoni te fortin me disa mjerane qe duan te nxjerrin buken e gojes.

  3. tafani prej basani says:

    gjyshen ja denun “fajtore pse piu kafe”
    kurse kte po e denojn “fajtor pse njifte ca turista kolumbjan “!!!
    gjermanet nuk I ben gje dot enver djalit se jua rrasi Karin ne goj dhe duan ti bien pasardhsve te tij.
    ky esht nje I persekutuar politik nga rregjimi demokratik.
    duket ashiqare qe esht perndjek dhe po sajohet “faji” I tij vetem pse esht nipi I Dulles.
    sidoqe ta kapesh muhabetin ky gzo rrespekt,sepse edhe nese I ka hy droges,I ka hy rruges se burrave,e jo si politikanet bythqima shqiptare qe I hyjn rruges se tradhtis duke shit shtetin ke I huji me bo pare.
    ky paska dasht me ja qi nonen t hujve me drog dhe me ja mor edhe paren.
    bravo I qoft.
    kjo bot kshtu osht nda.
    secili duhet t mbaj anen e njerzve t vet,se ndryshe humbet.

  4. fidel kastrolla says:

    pra behet fjale per 20 kg droge..e akoma nuk ishte prodhuar..

    qe kur u dha ky lajm pikerisht ne 21 janar 2015 ne pervjetorin e masakres bulevardit dyshova se ishte truk..qe kishte 1 perqind te vertete dhe 99 perqind “terror mediatik” nga PROKURORI GJERMAN I HELMUTIT..

    me pas u vijua me cuarjen e kanaleve televizive per filmin..krahas prokurorise..qe nuk ndodh ne asnje vend te botes

    pastj doli lajmi i tmerrshem se Rmal Hoxha ishte pronal i disa resorteve multimiljoneshe ne Europe..dhe doli se ishte Ermal tjeter..

    Kemi dhe Kadarene qe “interesohet” per nje kriminele seksi dhe nuk e hap sqepin per Ermal Hoxhen mbi te cilen po behet ky terror kanibal mediatik vetem pse eshte nipi enver hoxhes..

    Nga ana tjeter shohim Shkerdhen berishen qe kecenoi me jete gjeneralin e MMP dhe ka prova nga Izet Haxhia qe ka transportuar droge me makinen e presidences..pra pse keto fuck prokurore ne gjermani apo amerike ose gaztori Donald lu nuk fusin ne listen e krimineleve SHKERDHEN BERISHEN POR I BEJNE FILM HOLLIVUDI..

    TURP PER ADMISTRATEN AMERIKANE DHE BASHKIMIN EUROPJAN QE E KTHYEN ATE VEND NE KOLUMBINE E EUROPES SA ARRIJET TE MBROJNE PABLO ESKOBARIN E VIQIDOLIT..DUKE BERE KETO VERPIME KRIMINALE PSE ESHTE NIPI ENVER HOXHES

    KUSH ESHTE PRAPA “PROKURORIT GJERMAN” TE ERMALIT DHE PROKURORIT AMERIKAN TE KOSTA TREBICKES…A MOS JANE ATO TE “PAPREKSHMIT” E GAZTORIT DONALD LUL BASHA ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje