Gjyqet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, Haxhi Giu ‘sëmuret’ befas

25 Mars 2016, 15:57Kronika TEMA

Kur bëhet fjalë për zyrtarët nën gjykim, shumica e tyre sëmuren befas. I tillë është edhe rasti i prokurotit Haxhi Giu, i cili mungoi në seancën e parë gjyqësore kundër tij, me argumentin se po trajtohej në spitalin e burgut.

Por Drejtoria  e Burgjeve tha për Top Channel se prokurori Giu ndodhet në paraburgim dhe jo në spital. Nga ana e saj, gjykata jo vetëm që e konsideroi të mirëqenë pretendimin e mbrojtjes, por edhe caktoi një mjek kardiolog që të konstatonte gjendjen e tij shëndetësore.

Por ndërsa prokurori mungonte, i bashkë-akuzuari me të Aleks Shpori, jo vetëm që ishte mirë nga gjendja shëndetësore, por u paraqit në gjykatë, ndonëse nuk mbrohej me avokat.

Shpori është familjari i një të arrestuari, për të cilin prokurori Giu kishte premtuar të zbuste masën e dënimit në këmbim të një shume parashë. Në gjykim, por i lënë i lirë për shkaqe shëndetësore, është edhe prokurori Fierit, Petrit Vukaj.

Brenda ditës u zhvillua procesi edhe për ish-gjyqtarin e Sarandës, Rasim Doda, i cili ka të njëjtën akuzë, atë të korrupsionit, pasi sipas prokurorisë, gjyqtari ka kërkuar para në këmbim të dhënies së një vendimi.

Doda akuzoi në seancë ish-ministrin e Drejtësisë Nasip Naço, pasi sipas tij ka orkestruar arrestimin e tij, ndërkohë që implikoi edhe një punonjës të Gjykatës së Sarandës që del në përgjime duke folur me kallëzuesin.

Sipas Dodës, specialisti i IT së gjykatës ka ndërhyrë në kompjuter duke vendosur një vendim të padhënë prej tij.

Deri tani Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar për korrupsion gjyqtaren e Lezhës me katër vjet burgim dhe me 3,5 vjet burg gjyqtarin e Pogradecit.

2 komente në “Gjyqet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, Haxhi Giu ‘sëmuret’ befas”

  1. england says:

    Edhe Luli kur u akuzua per parate e vjedhura ne rrugen “e famshme te kombit” u semur Brenda dites!Me sa duket kjo semundja para se tu drejtohesh dhomave te ftohta te burgut qenka semundje ngjitese,ku me sukses te nxirrka nga telashet…

  2. Pilo Lala says:

    E fal kete Prokurorin Fatmira Hajdari, se i kalon koha dosjes, njesoj si Dosja e rruges Kukesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje