Aksident tragjik në Kavajë: Vdesin dy djem e një vajzë

25 Mars 2016, 09:35Kronika TEMA

Një aksident i rëndë me tre të vdekur është shënuar në fshatin Gosë, në superstradën Kavajë -Rrogozhinë.

Viktimat raportohen se janë dy djem dhe një vajzë

Aksidenti i rëndë është shënuar rreth orës 08:16 minuta të ditës së sotme, 25 mars 2016, pranë karburant “Mancaku”.

Mjeti tip “Volksëagen”, me drejtues mjeti shtetasin V. K., ka dalë jashtë rruge dhe ka rënë në një kanal me ujë, në brendësi të mjetit kanë qënë edhe dy shtetas të tjerë.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën të tre personat që udhëtonin në këtë mjet, dy vajza dhe një djalë V. K., 27 vjeç, M. K., 32 vjeçe dhe K. Ç., 22 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit. Në vendin e ngjarjes janë forcat e policisë

1 komente në “Aksident tragjik në Kavajë: Vdesin dy djem e një vajzë”

  1. erion brace i verteti says:

    Si ka mundesi qe nga superstrada te biesh ne kanal? Do jete ndonje gabim se qeveria ka paguar gjithe ato leke per sigurine ne rruget tona!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje