Gjinishi: Në Tiranë po shpërndahen trakte, “Të vriten ata që nuk besojnë”

25 Mars 2016, 07:12Kronika TEMA

Pas sulmeve terroriste në Bruksel në mediat shqiptare janë rikthyer në mënyrë intensive diskutimet mbi rrezikun që i kanoset vendit tonë nga radikalët islamikë.

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “Ora News”, ish-nënkryetari i Konunitetit Mysliman të Shqipërisë, Ermir Gjinishi, ka thënë se, “në Tiranë po shpërndahen trakte nga ekstrmistët”.

Sipas tij, në këto trakte shkruhet se duhen vrarë ata që nuk janë besimtarë.

“Më e keqja akoma është që traktet propagandistike po shpërndahen rëndomë nëpër shtëpi të kryeqytetit, jo thjesht në vende të caktuara ku mblidhet zakonisht elementët me prirje radikale”, tha ai.

Nuk dihet se në çfarë përmasash është ky fenomen, por nëse është e vërtetë duhet që autoritetet shtetërore të jenë vigjilente.

Shqipëria është një prej vendeve të Ballkanit, prej nga kanë shkuar shumë xhihadistë të luftojnë për ISIS në Siri.

2 komente në “Gjinishi: Në Tiranë po shpërndahen trakte, “Të vriten ata që nuk besojnë””

  1. Adrenalin says:

    Kokpalaret e mutit ku ishit ne kohen e enverit. Jeni nje pakic e shitur tek evgjitet arabe qe slan vend pa ndertuar nje xhami. Asnje qime floku nuk i prekni shqiptareve.

  2. Janullatos pederasti says:

    Kataklizmoja po vjen ! Shpetim ka vetem te kisha greko-orthodhokse e janulles !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje