Mbyllen hetimet për kokainën e Xibrakës, ja roli që kishte Ermal Hoxha

27 Mars 2016, 09:03Kronika TEMA

Prokuroria për Krime të Rënda mbylli hetimet dhe u komunikoi zyrtarisht akuzat 9 të pandehurve të laboratorit të kokainës, i zbuluar në Xibrakë të Elbasanit. Dy prokurorët Olsian Çela dhe Edvin Kondili kanë përfunduar hetimet, duke dërguar në gjyq dosjen penale ndaj të pandehurve për akuzat e “trafikut ndërkombëtar të drogës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Sipas prokurorisë, akuzat ndaj të pandehurve janë përforcuar edhe me provat e ardhura nga Gjermania, të cilët kanë qenë edhe iniciatorët e nisjes së këtij hetimi, që përfundoi me zbulimin e laboratorit të kokainës në Xibrakë.

Burimet thanë se krahas sekuestrimit të 20 kg kokainë dhe shumës prej rreth 300 mijë eurove kesh, ekspertët e policisë shkencore kanë konstatuar se në solucionin kimik që ndodhet në rreth 50 fuçitë e hekurit, të cilat u gjetën brenda magazinës së transformuar në laborator, ka kokaine.

Nga këqyrja dhe analiza e këtij solucioni, ekspertët thonë se dy kolumbianët kanë kryer një proces kimik duke nxjerr rreth 20 kg kokainë, e cila është bllokuar. Ndërsa pjesë tjetër, që ndodhet në këto fuçi hekuri, është e pa ekstraktuar dhe nuk është arritur të përcaktohet sasia e kokainës që ndodhet e shkrirë brenda këtij solucioni.

Sipas akuzës, gjatë hetimeve nuk është arritur të provohet koha dhe kompania që ka sjellë në Shqipëri solucionin dhe thasët e mbushura me pleh kimik, ku dyshohet se ka ekstrakt kokaine të shkrirë brenda tyre. Por ajo që për hetuesit është e qartë, është fakti se droga e shkrirë në solucionin kimik ka ardhur nga Kolumbia dhe Bolivia në Shqipëri me ndihmën e të shpallurit në kërkim Genci Xhixha, raporton Abcsnews.

Ai bashkë me lëndën narkotike, ka sjellë në Shqipëri me cilësinë e ekspertëve edhe dy kolumbianët e arrestuar në laborator, të cilët kryenin procesin kimik të nxjerrjes së ekstraktit të kokainës.

Në dosje thuhet se nipi i Enver Hoxhës, i pandehuri Ermal Hoxha dyshohet se përveç kontaktit me furnitorin Genc Xhixha ishte përgjegjës për dy kolumbianët, si në akomodimin e tyre, transportin nga Tirana në Elbasan dhe anasjelltas si dhe pagesat për punën që bënin.

I arrestuari Gentjan Gjonaj dyshohet se ishte personi që kishte gjetur vendin dhe më pas ngritjen e laboratorit të drogës, duke premtuar mos cenimin e tij. I dyshuari Sajmir Batku ishte caktuar për transportin e drogës nga Elbasani në Tiranë dhe më pas gjetjen e korrierëve të drogës për ta dërguar atë në Gjermani.

I arrestuari Ilir Hyseni, dyshohet se ishte pritësi dhe personi që do merrej me shpërndarjen e kokainës. Ndërsa dy vëllezërit Klemend dhe Arian Dalipi janë pronarët e magazinës së Xibrakës, ku ishte ndërtuar laboratori i drogës dhe merreshin me sigurinë e tij.

7 komente në “Mbyllen hetimet për kokainën e Xibrakës, ja roli që kishte Ermal Hoxha”

  1. skela says:

    ej tema keni ngateruar foton ky eshte luli pd?

    1. fieri says:

      po jo re shoku,thjesht ngjajne…a e thame se luli eshte dobic i enverit

  2. ts says:

    More mos keni ngateruar foton se ky me duket si Lul Basha !!!

  3. arben says:

    Po ky eshte Lul Basha moj zonja dhelper dhe gojet e liga le te shpifin sa te duan qe kryetari I PD nuk ka lidhje me familjen e Enverit.Djali I diktatorit dhe Luli jane dy pika uji te te njejtit burim sa po ta shikosh me kujdes kohet e fundit edhe kur fflet ka filluar ti ngjaje Enverit.

  4. aurel32 says:

    edhe ky eshte nje viktime e drejtesise shume te drejte shqipatare

  5. aurel says:

    po ju keni vendosur censuren? mero e ka kete gazete apo ndo nje trap?

  6. komiti says:

    ky esht I persekutu politik.
    duan ta denojn prej Dulles

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje