Përfundon me rezultatin 2-0 ndeshja e dytë miqësore që Shqipëria kishte përballë Luksemburgut. Kuqezinjtë e drejtuar nga tekniku Gianni De Biasi morën një fitore të lehtë përballë një kundërshtari që se vuri për asnjë moment në rrezik portën kuqezi. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultatin e bardhë 1-0, ku I vetmi episod ishte ai I minutës së 44-tërt kur porteri vendas del me karton të kuq pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Sokol Cikalleshit. Me fillimin e pjesës së dytë Shqipëria hidhet e gjitha në sulm duke realizaur dy gola. I pari që hap serinë e golave ishte Armando Sadiku, ndërsa të dytin e shënoi Sokol Cikalleshi. Një ndeshje positive për kuqezinjtë pas humbjes kundër Austrisë 2-1. Tashmë e gjithë vëmndja do të përqëndrohet tek faza e grupve në kampionatin europian./f.b
Ndeshja e plote.
Ka nisur miqesorja e mes kombetares shqiptare dhe asaj te Luksenburgut. Ja formacioni.
Janë luajtur 5-minutat e para të ndeshjes, ku Shqipëria është ajo që po kontrollon më së shumti topin
Minuta 9′: Godet nga distanca Ledion Memushja por jashte kuadratit
Minuta 16 – Goditje dënimi për Shqipërine nga Shkëlzen Gashi por pret mrekullisht portieri vendas
Minuta 24’- Rrezikon sërish Shqipëria me anë te Frederik Veslit por ndalet nga poriteri Shuber
Minuta 26′ – Sërish portieri Shuber bëhet protagonist, pret mrekullisht godtijen e Kukelit
Minuta 30′ – Rrezikon Luksenburgu me anë të Delgado por netrualizohet nga Berisha
Minuta 44’ – Goditje dënimi për Shqipërinë, ndëshkohet me karton të kuq portieri i Luksenburgut
Minuta 45′ – Godet Cikalleshi që i afrohet shumë pranë golit. Përfundon pjesa e parë me rezultatin 0-0
Starton pjesa e dytë. Shqiperia është në superioritet numerik, nderkohë është futur në lojë Kaçe në vend të Kukelit
Minuta 54′- Gabim i pafalshëm i Gashit, por nuk përfiton Stefano Bensi, goditja e tij nuk shkon në kuadrat
Minuta 56′ – Rrezikon Gjimshiti që i afrohet shume pranë golit, dominon Shqipëria
Minuta 63′ – Gol 1-0 për Shqipërinë, Realizon sulmuesi Armando Sadiku
Minuta 66′ – Sërsh zëvëndësim për Shqipërinë, largohet Ajeti në vënd të tij Odise Roshi
Minuta 75′ – Gol! Shënon Sokol Cikalleshi, 2-0 për kuqezinjtë
Minuta 78′ – Bombardohet porta e Luksenburgut por pa u gjetur goli i tretë, vijon dominimi i Shqipërisë
Përfundon gjithçka me rezultatin 2-0 për Shqipërinë që mund në miqësore Luksenburgun. Golat u shënuan nga Sadiku dhe Cikalleshi
Ne jemi ekipi me qesharak i Evropianit. Jemi edhe me amatore se Luksemburgu qe sot mezi e mundem megjithese ata luajten gjithe pjesen e dyte me 10 lojtare. Dy pasa te sakte nuk i lidhim dot njeri pas tjetrit. Mbrojtje totalisht e pasigurt.
Bravo , Bravo Skuader e shkelqyer , loje e shkelqyer , Mbrojtje dhe sulm perfekt , trajner I shkelqyer
Bravo Bravo.
Vetem se ……….. kasha nja 2 pyetje :
– Ore me ke po luanim ? – Me Luksemburgun , vendi I 145 ne renditjen e FIFA.
– Me sa vete ishte ne pjesen e dyte ? – Me 10 vete.
Me nje fjale qe ta perthejme shqip , po luanim me Bathoren me 1 lojtar mangut.
Epo ne rregull atehere , fitore me shume vlera e skuadres sone.
– Po sa do na shebeje kjo ndeshje per eleminatoret ? – Ne fakt te gjitha pjesmarreset ne eleminatore jane nga vendi I 40 e poshte ne renditjen e Fifas.
Shume na vleka atehere !
duheshin 10 amatore per tu mundur. 11 ishte shume .
ndeshjen e prishi arbitri me kartonin e kuq qe nxorri per portjerin e Luksemburgut megjithese nderhyrja e tij ishte per karton te kuq si lojtar i fundit. Edhe ne ndeshjen Gjermani – Itali, portjeri italjan beri te njejten nderhyrje brenda zones, por arbitri i ndeshjes u mjaftua vetem me penallti dhe karton te verdhe per te mos prishur ndeshjen miqsore. Per tu kthyer te kombetarja duhet pranuar se tani, per tani jemi skuadra me e dobet nga skuadrat qe do marrin pjese ne kampjonatin europjan. Nuk e di se cfare mund te ndreqi deri ne qershor Ganiu, por u pa qarte qe u desh te aktivizonte formacjonin e pare per te mundur Luksemburgun e gjymtuar me 10 lojtare. Mesfusha s’ka fantazi, por ka vetem “hamalle” qe jane te vlefshem vetem per detyrat mbrojtese. Vetem Kace mund te beje ndonje triblim dhe te jape ndonje pase te bukur vertikale, por eshte shume i pafuqishem fizikisht dhe ne fazen mbrojtese eshte i nivelit 0. Fundja s’ka shume faj Ganiu se ate brume ka dhe ate buke gatuan. Ajo qe na ngushellon eshte se edhe skuadrat e tjera te grupit tone si Zvicra dhe Rumania nuk po tregojne ndonje nivel te larte deri tani. Kombetarja ka nevoje urgjente per mbeshtetje psikologjike, sepse akoma hyjne me frike ne fushe. Ne europjan do na duhet patjeter pergatitja psikologjike per shkak te ngarkeses se madhe, por edhe per arsye te mungeses se eksperjences ne keto organizime te medha. As Ganiu nuk ka eksperjence te tille.
Takimi miqesor i kombetares tone te futbollit, me Luksemburgun,se pari, tregoi egoizmin e lojtarve tane,per te shenuar gol me gjuajtje skandaloze,te gjitha perfunduan shume larg portes !
Goli shikohet si marketing personal !
Mbrojtja se bashku me mes fushen,nuk dine te luajne ne kuadrat, me presingun e ushtruar nga nje skuader modeste si Luksemburgu,topin e pasuan tek portieri ! Cdo skuader qe i ben presing me 2-3 lojtare sulmues,mbrojtjes sone,bllokohen aksionet,topin e shikon tek portieri !
Formacioni kryesor,ne pjesen e pare,ishte ne nje eufori te pashembullt,nderimet ne pjesen e dyte i ndergjegjsuan.Panvarsisht meritave qe keta lojtare kane dhene per luajtur ne France,trajneri duhet te mos jet sentimental,por racional !
Skuadra ka nevoj per takime te tjera miqesore,me skuadra me te forta,ku takimet te luhen ne distance kohe,te barabarte me ate te ndeshjeve ne grupe.