Orhan Jegeni, 80 vjeç, inxhinier mekanik në pension, është një nga zërat kryesorë mes ish familjeve të pasura të Shqipërisë, pronat e të cilëve u sekuestruan nga komunistët pas Luftës së Dytë Botërore dhe që sot janë duke luftuar për të rifituar asetet e tyre të humbura.
Ai është një nga trashëgimtarët e fundit të familjes Frashëri, e cila nxori një numër patriotësh dhe shkrimtarësh të famshëm, përfshirë vëllezërit Abdyl, Naim e Sami Frashëri, të cilët krijuan një pjesë të lëvizjes për rilindje kombëtare në fund të shekullit të 19, lëvizje që udhëhoqi përpjekjet për pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane në vitin 1912.
Para ardhjes së komunistëve, gjyshërit e tij, Mehmet Frashëri dhe Vesime Toptani Frasheri, kishin 100 hektarë tokë në pronësi në periferi të Tiranës si dhe disa shtëpi në qytetin e Tiranës.
Orhani qe vetëm 10 vjeç kur Lufta e Dytë Botërore përfundoi dhe regjimi komunist i Enver Hoxhës mori kontrollun duke sekuestruar pasuritë e të pasurve.
“Mbaj mend dëshpërimin tonë si fëmijë kur ata sekuestruan edhe lojërat tona në oborr,” rikujton ai.
Gjatë viteve që pasuan, të gjitha pronat e familjes u sekuestruan me përjashtim të një shtëpie në Tiranë, ku ai dhe familja e tij e numërt jetoi në kushte të vështira për shumë dekada.
Në të njëjtën kohë, emrat e paraardhësve të tij iu vunë shkollave, rrugëve dhe monumenteve në të gjithë vendin.
Ata vuajtën vështirësitë e asaj kohe si të gjithë shqiptarët e tjerë, duke ëndërruar rënien e regjimit një ditë dhe duke shpresuar se do të merrnin pronat e trashëguara.
Ndryshimet politike më në fund erdhën në vitet 1990, por qeveria e re që mori pushtetin nuk e lejoi familjen Jegeni dhe gjashtë familjet e tjera trashëgimtare të merrnin pronat që dikur qenë nën pronësinë e Frashërllinjve dhe Toptanëve.
“Pata jetë të vështirë duke kërkuar pronat e familjes dhe ajo që vijon të më mbajë duke i kërkuar është thjeshtë nostalgji,” tha ai për BIRN.
“Nuk pata menduar kurrë që çështja jonë do të zvarritej në këtë mënyrë. Kjo qe përtej imagjinatës,” shtoi ai.
Familja e tij dhe shumë familje të tjera janë ende duke vuajtur në përpjekje për të rimarrë pronat e tyre, apo së paku, të marrin kompensimin financiar.
Orhani u bë një nga zërat në këtë betejë që kur ai kërkoi të drejtat ligjore për veten dhe familjen e tij në vitin 1994.
Ndërkohë, që nga fillimi i viteve 1990, dhjetëramijëra njerëz zbritën në Tiranë nga pjesa tjetër e vendit ku zaptuan toka dhe ndërtuan shtëpi pa të drejta pronësie dhe pa leje ndërtimi.
Në vitet që pasuan, qeveria miratoi ligje që mundësuan legalizimin e pronave të zaptuara dhe të shtëpive pa leje. Politikanët shpresuan se këto ligje do t’i sillnin atyre popullaritet dhe do t’i mundësonin të rizgjidheshin.
“Rreth 70 për qind e pronave tona në periferi të Tiranës tashmë janë të zëna nga të ardhurit që u sollën nga politikanë që deshën të fitonin politikisht,” tha Orhan për BIRN.
Në shtator 1996, Komisioni për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave e njohu të drejtën e tyre të pronësisë për 208,696 metra katrorë tokë.
Por deri tani familja e tij ka arritur të rimarrë efektivisht pas shumë vitesh betejash ligjore vetëm 7,452 metra katrore në periferinë e largët të Tiranës.
Pasi pritën për shumë vite për të marrë pjesën tjetër të tokës, apo kompensim financiar, në korrik 2010 familja e dërgoi çështjen e tyre në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Dy javë më parë, më 17 mars, vendimi erdhi më në fund, duke e detyruar qeverinë shqiptare të paguajë 3.3 milionë euro për trashëgimtarët e familjes Frashëri si kompensim për pjesën e mbetur prej 201,244 metrash katrorë, pronë që qe njohur nga qeveria shqiptare si e tyrja por që nuk qe kompensuar financiarisht.
Jegeni i tha BIRN se familjet janë rraskapitur nga zgjatja e proceseve gjyqësore dhe ka gjasa do ta pranojnë vendimin e Strasburgut pa e ankimuar, megjithëse disa prej tyre mendojnë se kompensimi i dhënë është tepër i ulët.
“Unë duhet të pranoj këtë shumë kundër arsyes për shkak se trashëgimtarët e tjerë janë lodhur dhe nuk duan ta apelojnë,” tha ai.
“Unë do t’ia jap shumicën e këtyre parave që do të marr nga vendimi i Strasburgut dy djemve të mi që jetojnë me familjet e tyre jashtë vendit dhe që do të bëjnë pas kësaj një jetë më të mirë,” shtoi ai.
“Por unë do të vijoj betejat e tjera për pronat e familjes, për shkak se paratë që do të marr do të më ndihmojnë të mbuloj shumë më tepër shpenzimet që kam akumuluar gjatë këtyre viteve, duke luftuar për të drejtat tona,” tha ai.
Cili eshte sistemi politik qeverises ne Republiken e Shqiperise?
Ose
Cili eshte Regjimi politik ne Shqiperi – sot?
Pergjigjia.
Rrofte Demokracia Komuniste Kapitaliste Shqiptare !?.
Nuk ka klysh thiu, ne shpine te kesaj toke , sado europian apo amerikan qofte, qe mund ta hedhe poshte thirrjen e mesipershenuar.
KETA O ZOTETRI NA TALLEN NE KETO 25 VJET SI TE MAJTE DHE TE “DHJATHTE”,U PASURUAN DUKE PLACKITUR VENDIN DHE PRONAT TONA,LEGALIZUAN ME ALUIZNIN, HAJDUTET E TYRE GJATE PUSHTETEVE,KRIJUAN KLASERN E BATAKCINJVE QE TE MBAJNE PUSHTETIN ….SOT E KESAJ DITE NE SI GEZOJME PRONAT SHEKULLORE …..ZOTI MARTE HAKE…..!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Nje 80 vjecar u kushton 3.3 miljon euro taksapaguesve shqiptar sepse katragjyshi I tij kishte toke.. I bie te kompesosh brezin e 3-4ert.. Te kompesosh zezaket se katragjyshi I tyre ishte skllav.. Te kompesoj Gjermania pas 200 vjetesh prap cifutet.. Paguan shqiptari per djemt ne emigracjon.. Nuk I ben donacjon te Shpia e Femijes por UNE UNE UNE SA TE MARR SA TE MUNDEM…BABEZI…
Ti qenke nje qytetar trap jo optimist, Gjermania sa per dijenine tende edhe sot vazhdon akoma me kompensimin e hebrenjeve. Vetem per kujdesin per te mbijetuarit e Holokaustit do paguajne 772 milion euro deri ne vitin 2017. Po keshtu eshte kur idiotet shkruajne pa ditur gje. Keta njerez nuk i gezuan kurre pronat e tyre e tyre dhe tani shteti shqiptar do ti jape 16.5 euro per m2 toke ne rrethinat e Tiranes. Me gjej nje toke deri ne Vore qe kushton me pak se 150 euro m2, po ja marrin per 2 lek token edhe ajo ca gomereve i duket si shume. Pse more si i kane blere shumica e shqiptareve ato toka, pervec disa bejlereve te medhenj qe njihen nga te tere shumica e pronareve i kane blere me para te bera ne emigracion, kane punuar si kafshe ne minierat e Amerikes dhe ne portet e Europes per te blere nje cope toke ne Shqiperi dhe me fitimet e tokes kane blere toke me shume. Sipas statisikave 3/4 e shqiptareve ishin pronare tokash …po ku i mbushet mendja budallenjeve. Vazhdoni e llapni kot.
Orhan eshte turkoshak dhe hektaret nuk i ka te blera por te dhuruara[per bithlepirje te turqeve] nga sulltani,kshq asnje kacidhe ketyre mbeturinave osmane ne shqiperi……………..
E po kjo punë o vëlla, ça kërkojnë këta ore…
Po ne që vjedhim, nuk punojmë e derdhim djersë?
Këta flasin me ligjet e paraluftës. Jo gjyshrit tane e kanë venë pasurin me djersë e ku ta di unë…
Këtyre ligjeve i ka ikur koha, tani ka ligje të tjera vëlla… duhet te jeç i shkathet, te merresh me pislleqe gomar.
Po ne vëmë kokën në rrezik derman, nuk është e lehte, mos shiko politikanët që i qarkullojnë dollarët nën dorë pa e lëvizur bythen fare. Troç vëlla po nuk u bere hajdut mbarove, ik zapto tokën e tjetrit, mos prit nga shteti se ai nuk lodhet për ty. E pse të lodhet, ça perfiton. Ne kemi qëne dhe do mbetemi shtet kaçakësh, pikë, dhe shumica ështe per këtë. Nuk duan ligje europiane, duan tyme, ku te merret fryma te ze kolla, vjell. Pastaj fillojme e shajme, ne nuk behemi kurre shtet . Po ça shteti do, shtet që vjedh dhe te le te vjedhesh. Ik o aman se mu përzie, llucë, plehra, pluhur, qelbesirllek, hajduteri, muzg, albanistan…..
Familja ime, eshte nje nga familjet, qe u eshte marre trulli, ku kishim dy shtepi dhe u ndertuan tre pallate, si demshperblim, nga 8 familje qe ishim ne ate kohe, (ne vitin 86) na dhane dy hyrje, 2+1 dhe 1+1.
Kurse te tjeret morren hyrje me ndertim vullnetar, sic ishte ne ate kohe.
Tani skemi te drejte, megjithese trulli yne, ka qene i blere.
Por te pretendojne bythlepiresit Esat Toptane, Mustafa Krujes, Shefqet Verlacet, Ahmet zogollet, Lal Kroset, qe si masha e cdo pushtuesi, qysh nga osmanet, serbet, greket e te tjere, u grabisnin pronat me te varferve, qe sishin luajale me turkun a serbin dhe sot na dalin si pronare.
Te gjithe kolaboracionisteve te pushtuesve, ne te gjithe Europen e mbas luftes, ju sekuestruan pronat dhe pasurite dhe u cuan para plumbit.
Une kam qene dhe jam nje ithtar i kthimit te pronave, por te dali nje verlac dhe te thote se gjith Elbasoni deri ne Krabe eshte e imja, kjo me con ne pyetje, ku i gjeti ai birbo pasardhes i joti gjithe ato para, apo se ishte i gatshem te jepte bythen turkut dhe turku si kompesim, ja vidhte pronen tjetrit dhe ja jepte dylberit te tij.
Orhan shko ne kurdistan, se ketu ne Gjermani po shoh shume mbiemra kurdesh, qe per ironi te fatit, i kemi neper Tirone dhe na krekosen si tironca, por qe ne te vertete, jane ish jenicere te sulltanit, qe populluan fushen, ndermjet Krujes, Dajtit, Prezes dhe Petreles, qe me vone u quajt fusha e Tiranes, per tu ngushelluar me Teheranin, qe i kishte perzene.