Diplomatët dhe ushtarët amerikanë janë urdhëruar të largohen nga Turqia Jugore për shkak të rreziqeve të paspecifikuara.
Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar personelin amerikan dhe familjet e tyre që të evakuohen nga rajoni për arsye të sigurisë, shkruan Express.co.uk.
Konsullata amerikane në Adana është në mesin e lokacioneve të përfshira në urdhrin për largim të lëshuar nga Pentagoni dhe Departamenti amerikan i Shtetit.
Edhe familjet e stacionuara në bazën ajrore Incirlik, e përdorur në luftën kundër grupit ISIS, në Izmir dhe në Mugla janë detyruar të largohen sa më parë.
Vendimi është autorizuar nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter. Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara ka thënë se urdhri për evakuim ka ardhur “për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme për sigurinë në rajon”.
Po vjen pranvera arabe edhe te vellezerit tane???
Mos na e beni kete se do ngelen imamet tane pa rroga dhe ata qe kane veshur gjithe grate e shtepise me carcafe.