"Si u ktheva që andej prej nga rrallë bën vaki..."/ Mesazhi prekës i Artan Lames pas operacionit në zemër

30 Mars 2016, 14:01Sociale TEMA

Pas operacionit të suksesshëm në zemër, kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, ka postuar një falenderim prekës për të gjithë, por në veçanti për të shoqen, Mirelën.

Lexoni më poshtë tekstin e plotë:

Në botimin e parë të romanit “Njeriu me Top”, Dritëroi fut një nga ato skenat trashendentale, që veç njerëz të pakohë si ai mund t’i çpikin. Aty, plaku Mere, një natë dimri sëmuret dhe vdes, mblidhen njerëzia fshat e krahinë, e qajnë dhe nisen ta varrosin. Pastaj udhës për në varre, plaku Mere, që edhé s’kish vdekur, por kish rënë në një biçim letargjie, u ngjall dhe filloi t’i bjerë me grushte qivurit. Njerëzia ja dhanë vrapit të tmerruar, ndërsa plaku mbeti në krah të qivurit vetëm me hoxhën që këndonte duva për këtë mrekulli të paparë të Allahut. Nejse, në fund, plaku Mere kthehet në shtëpi nëpër të ftohtë dhe skena mbaron me të pranë zjarrit, duke kontrolluar listat se kush i kish vajtur në varrim e kush jo.

Pak a shume kjo me ngjajti edhe mua. Si u ktheva që andej prej nga rrallë bën vaki të kthehet kush, kam dy ditë që lexoj, e lexoj e, s’mbarojne mesazhet e njerezve njohur e panjohur, që m’i nisnin ndërsa as vet s’e dija në isha këtej a andej. JU FALEMINDERIT TE GJITHEVE! Të njohur e të panjohur, të afërm e të largët. I faleminderit Mirelës që në dyshimin e pakorrigjueshëm nëse duhej bërë a jo ndërhyrja, vendosi gjënë e drejtë (është hera e parë në jetë që merr një vendim pa më pyetur mua). Ju faleminderit të gjithë ekipit të mjekëve të operacionit 7-orësh, mjekëve që më ndiqnin në çdo çast, ndihmësmjekeve, infermjereve, e deri tek sanitarja më e fundit. Ju faleminderit juve që erdhët e me takuat në spital, apo që erdhët deri atje dhe u mjaftuat veç të pyesni në isha mirë. Ju faleminderit të gjithë ju që më ofruat gjithë ç’mundnit, nëse do kisha nevojë.

Unë nuk e di nëse u bë burrë më i mirë a më i lik plaku Mere, kur përfundoi egzaminimin e listave të atyre që i kishin vajtur a mosvajtur në varrim. Unë për vete jam bëre më i mirë.

Thelbi i besimit qëndron tek dy gjëra, tek dhimbja dhe tek tërheqja. Dhimbja, vuajtja fizike, e bën njerinë të kuptojë kotësitë e shumicës së botës materiale. Dhe tërheqja, shkëputja nga bota, e bën të fitojë atë distancë të domosdoshme që duhet për t’u ngritur mbi tollovitë e zallamahitë e ditës. Unë i kalova të dyja, ndaj më lejoni t’u them ç’kuptova në fund.

Mos u zini kot. Ka për të gjithë. Duajeni më shumë njëri-tjetrin. Nëpër ditët kur isha hequr mënjanë botës dhe orët i kaloja veç mes dhembjesh fizike që nuk mbaronin e nuk mbaronin, kuptova pikërisht këtë gjë. Shpikim e sajojmë mes nesh kaq shumë keqdashje, zili, cmirë, urrejtje, hile, që e bëjnë m’kot edhe më të dhimbshme botën tonë, që edhe pa to është plot dhimbje. Dhe që në fakt është plot njerëz të mirë e qëllim mirë, njerëz të vojtur e të ndershëm, njerëz të mësuar me mundimin dhe vuajtjen dhe që i kalojnë ato pa shume filozofi, thjesht i kalojnë. Ishte nje surprizë e pamatë për mua të shihja vajza e djem të rinj infermiere, që kalonin 12 ore turne nate, duke u kujdesur pa prerë, si t’i kishin prinder, për njerëz që as i njohin e as do i shohin më pas një a dy ditësh.

Bota mbështet mbi hapësirën dhe kohën. Atëhere në doni ta bëni një gjë, bëjeni, pasi kur të doni, ndoshta s’do mundeni dot më. Nëse doni ta hapni nje portë, hapeni. Eshtë gjithmonë bukur.

Krishterimi e humbi luftën me botën tokësore. I hyri një beteje qindravjeçare që në fillesat e kapitalit në Republikat Italike, apo nëpër qytetet racionale të Vendeve të Ulta, s’ka rëndesi. Por pavarësisht kësaj lufte planetare të humbur, ai s’harron kurrë që të na kujtojë disa të vërteta universale, sa herë që pranojmë të kemi veshë: Kot mundohemi për vete. Në rastin më të mirë të mundshëm, prapë ato të shkreta 2 metra dhé do marrim në fund. E vetmja mënyrë për të marrë diçka më shumë, është të japim. S’ka rëndësi çfarë, panem, amor, vitam.

36 komente në ““Si u ktheva që andej prej nga rrallë bën vaki…”/ Mesazhi prekës i Artan Lames pas operacionit në zemër”

  1. ALpini says:

    Te uroj sherim te plote.
    ………………………………………
    Me ato qe thua
    Do te thuash se rilinde?!
    Po te jete ashtu doja te thoja se nuk u ktheve se
    nuk ishte shkruar qe te shkoje
    po ta leme se rilinde do ishte me mire
    te ndryshosh dhe sjellje se nje dite do shkosh
    e atehere te thone gjynah nuk ishte burre i keq.

    1. Labi says:

      Je nje antinjerëzor Alpini, apo Kënetori..Nuk ke ti asnjë dhimbje , asnjë fisnikëri, asnjë njerëzillëk. Ty të ka mbetur mendja te politika dhe kaq mjafton që të jesh i lumtur, pa e menduar aspak se një ditë mund të të bësh edhe ti një baypas ( zoti mos e dhentë). Po sikur ke lindur në xhungël o kafshë njerëore!

      1. ALpini says:

        Kush flet?!…Labi hajdut..
        Ju hajdutet e Laberise te beni me zor qe te flasesh,
        maskara njeri,hajdute te ndyre qe po shitesh ketu si human.
        Ju keni hedhur njerez ne det e nuk keni pyetur se jane femije
        apo gra,e keni bere rolin e trafikantit duke cuar motrat ne semaforet e Italise
        e ketu po hiqesh njeri i rregullt,ahhhh po ke rilindur.
        Sa per kete qe po komentonim o koqeja i kandarit
        nuk me plas fare ne se ngordhte apo shpetonte
        se ky haleja qe kemi minister shendetesie nuk desh
        tja dinte per Kristi Mazen qe e sorrollaten deri sa ju hoqen
        shpresat per sherim.Kristi duhej te shpetonte e jo ky
        qe shemb shtepijat me nje te rene te lapsit.
        Koke lash e koke mora,ky eshte motivi juaj.

        1. ja q... fene! says:

          o kar,mos ngatzrro LABET FISNIK me çamoket e leshit trap salushit! A nigjove?

        2. ODISEJA says:

          shko gamor ne valbone se sala maloke ja bere gropene!

    2. PLARENT says:

      Edhe ti Alpin dhe une dy metra vend do marrim . Pavaresisht se i perkas nje bindje komplet te kundert me kete zoteri them qe eshte nje status shum i sinqerte e vlen per te gjithe ne , Bile tani thone as dy metra jo

  2. ILIRET says:

    Te shkuara zoti Artan! Zoti te ndihmoi sepse edhe ti je njeri i mire i zotit. Mos pac kurre vuajtje ne jeten tende dhe te familjes tende.

  3. Shkrimi i vjeter says:

    Sa leter e ndjere! Shume faleminderit, te uroj nje jete te bukur te dyte, paqesore me shpirtin dhe njerezit qe do!!

  4. cun Tirone says:

    Eh o Lame, me ne fund e kuptove edhe ti, ate qe po te themi me ngulm prej vitesh …
    Me mire vone se kurre

  5. PO says:

    Shendet te gjitheve!!!!.
    Jeto per te luftuar, por u dashka me shume veshtiresi me pare per tu kuptuar!!!!.
    Ndoshta mrekullia vlen qe edhe dikush ka ardhur ne (ri)mundesine per ta shpjeguar!!!!

  6. ylli says:

    Miresenaerdhe z.Lame e qendrofsh me ne sa te jete e caktuar prej Zotit apo Natyres.Keto qe thua ,kane me shume kuptim kur i thua para nisjes….se mbas rikthimit ,nuk flisni Ju ,flet vete Jeta.Jetojeni jeten – thonte NICE -edhe ne qoftese ju vjen me te njejten menyre.Tek ju lexoja mu kujtua Heminguej ,kur dikur thonte….mos pyet per ke bien kembanat ,ato bien edhe per Ty.Respekt e vullnet per te jetuar bindshem z.Lame.

  7. Agim Taraboshi says:

    @Alpini:
    Alpin;
    Cdo gje qe shkruan nuk ka kuptim. Clidhje ka ketu Kristi Maze apo ministri i shendetesise? Artan lame me ato qe shkruan qendron mbi politiken dhe vetem sa pasqyron “biseden e tij me zotin”. Sigurisht qe ti nuk I kupton keto gjera se nuk ke koshience. Ke vetem instiktin e urejtjes. Ka mundesi qe je i ri dhe budala. Ne qofte se je i mencur(per te cilen dyshoj) do keshe kohe te kuptosh se sa mbreslenese eshte shkrimi i Lames. Kushdo qe kaon ne rrugen e vdekjes dhe shpeton, mendon njelloj si Lamja. Bile edhe Job i Aple (krijusi i androidit) ne fjalet e fundit, ne shrtatin e vdekjes thote te njejta gjera…..
    Tani edhe dicka.
    Te uresh Lebrit eshte njelloj sikur te uresh “maloket”. Ne lebrit ne shumicen me te madhe tonen e kemi prejardjen nga “maloket”. Te uresh Lebrit dhe maloket, do te thote te uresh Shqiptaret…..

    1. usa says:

      Dua te bej nje sqarim zoteri. I madhi Job jetoj mbi 10 vjet mbasi mori nje organ te huaj
      ne trupin e tij. Mbasi ky organ nuk funsionoj me Doktoret ju lutem per qe te bente nje nderhyrje te re per te vazhduar jeten . Ai nuk pranoj dhe shkoj I qete ne Boten tjeter. Dhe kush ishte ky njeri ?

  8. Gimi says:

    E thone pastaj qe Nuk ekziston zoti….Te shkuara dhe vazhdo punen njesoj ..

  9. Claus says:

    Ka shume personazhe politike te njohur qe kur kane kaluar nje faze te rende ne jete, kthehen ne ata qe nuk kane qene. Me pelqen ky ndryshim i njeriut, me pelqen ky shnderrim i shpirtit njerezor, por ne gjithe kete post-reflektim nje gje nuk kuptoj. Ate qe, “krishterimi paska humbur betejen mbi Toke. Por pavaresisht kesaj lufte planetare te humbur, ai perseri nuk harron te na kujtoje disa te verteta universale…..”, thote Lame.

    Dhe kete Lame e quhan humbje te nje beteje planetare te krishtrimit? Pak kontradiktore, por nejse.

    Kjo eshte fitorja zoti Lame, fitorja e Tij. Por nje gje me ben pershtypje: Perse ju me nje religion tjeter ose ateiste te thekur, filloni dhe “filozofoni” kur ju ndodhin kthesa te papritura ne jete duke marre per baze gjithmone Krishterimin dhe jo Allahun ose filozofine ateiste qe ju ka udhehequr ne jete dhe ku beni dhe ju pjese?
    Jam i sigurte qe pas disa javesh kur ta ndjesh veten te “forte” do ti kthehesh perseri filozofise tende te dikurshme.

    Ndersa ne aspektin njerezor te uroj shendet te mire, jete te qete dhe jo sedentare, te kuptosh dhe te lexosh sinjalet e brendshme.
    Sherim te shpejte.

  10. arian says:

    Urime per shendetin Artan.Shkrimi juaj me pelqeu shume.U ktheve ne jete per vete ne rradhe te pare per prinderit nese i ke gjalle dhe me pas per bashkeshorten dhe femijet.Te shkofte shendeti mbare dhe kerko me sa ke mundesi qe mjekesia te behet e tille per te gjithe,dhe mjeket te mos poshterohen dhe te kene personalitetin e tyre.

  11. shkodra says:

    Lame,sherim dhe reabilitim total…mbartni vlera dhe jepni vlera….
    Juve ju takoi rende por te kuptosh jeten,njeriu mjafton te shkoje deri ne varreza dhe pastaj deri tek shtrati i nje bebeje te porsalindur…
    Jeta eshte dhurate nga Zoti qe askush nga ne nuk e cmon deri diten qe behemi gati te ikim….

    Pac jete te gjate,mik,dh, ta gezosh !

    1. shkodra says:

      i nderuar moderator,
      ne respekt te gazetes tuaj te nderuar,komentuesve dhe z.Lame,ju lutem,rrjeshti i fundit lexohet :
      …..Pac jete te gjate,mik,dhe,ta gezosh !…….

      faleminderit !

  12. ZZZZZZZZZZZZZ...... says:

    MIRESEERDHE DHE MBASE KE ARDHE ME MENDE TJERA……………??????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  13. faro says:

    Nje shembull pozitiv per sh te tjere qe ecin me kembengulje ne te kundert me Z. Artan.
    Ecin me moton primitive :
    Vetem per vete dhe bej keq per te tjeret.
    Sherim te shpejt Z.Artan!

  14. Emer says:

    Ore Tani qe te hajne duart per pune, tani qe u bere me mire, a na tregon pak si e bere legalizimin e shteses pa leje te viles se Armando Dukes ne Durres me ndihmen e mikut tuaj te perbashket, inxhinierit te ndertimit dhe anetarit te kryesise se FSHF, z. Arben Dervishaj? Mos te flasim sa miliona leke i ke dhene ketij Benit dhe firmes se tij AVE Construction per raportet e vleresimeve fiktive te objekteve ne proces legalizimi. Apo nuk e marre edhe ne pune gruan e Benit te ALUIZNI. He te keqen fol, se shyqyr qe u ktheve mes nesh, vdekatareve te zakonshem. Edhe po mos fole vete, te pakten te levize prokuroria dhe t’i nxjerri fjalet qe nuk te interesojne te thuash.

  15. Lomi says:

    Mall s’pi dot me po as ne palester s’shkon dot me… Pune dreqi – mos vidh me te pakten!

  16. ire abc says:

    Fjale te thjeshta, te dala nga shpirti I dikujt qe ka prekur te pertejmen e me plot domethenie per jeten!
    Sa keq qe ka njerez si ky ALPINI-sti… por akoma me keq qe gjenden kaq pak njerez si Z.Lame…nje mesazh hyjnor qe ua drejton njerezve dhe per te cilin e falenderoj po aq sa dhe ate lart qe beri mrekulline dhe e shpetoi…Vec nje here e kam takuar Artan Lamen dhe seshte se kisha ndonje simpati…
    I Uroj me te miren ne jete! Shendet mbi te gjitha…

  17. bdf says:

    Me demek, gjithe parlamenti duhet cuar ne vdekje klinike, qe te kemi ndonje shans. Beja share kolegeve zoti Lame. Te shkuara dhe shperbleje me vepra kete mundesi te dyte.

  18. Besniku says:

    Edhe une para 5 muajesh bera operim ne zemer. Qendrova 7 ore ne operacion. Po si une ka shume e shume te tjere,midis tyre edhe zoti Lame te cilit u uroj me zemer : Te shkuara ! Po me habit fakti pse propogandohet kaq shume operimi I Lames,apo c’do Lame tjeter qe eshte publik. Ashtusi si bshkshortja e Lames ,kane vuajtur edhe bashkshortet tona,po nuk shkroi njeri e as s’ka pse te shkruaj…. Te shkuara Lame!

  19. bregdetari says:

    Sado te duam te flasim mire ,ndjeshem, pse jo te reflkektojme dhe ti bejme njerezit te dhenbshem para fatkeqesive, ata seish do flasin sipas bindjeve,po them politike, pse jo dhe fetare. Shajne kur duhet te lavderojne, flasin kur duhet te heshtin, mallkojne kur duhet te kerkojne ndjes. Sa keq!

  20. Lisaveta Gallani says:

    I dashur Tani,gezohem shume,shumeeee qe u KTHEVE…. Te prisnin pa fryme te gjithe te dashurit e tu; prindet e tu fisnike,femijet e pa rritur,Mirela qe mori vendimin dhe pergjegjesine me te madhe ne momentin me te veshtire ne jeten e saj dhe shume e shume eeee te tjere.
    Dymije e ca vjet me pare Krishti u tha apostujve: Erdha,pashe…dhe ika.Ishte koha e Pashkeve edhe atehere Ti ike,pe …dhe u KTHEVE..
    Sa bukur kishe shkruar.Ti nuk je politikan je MISIONAR,po ne Shqiperine tone, do te duhen edhe 25 vjet te tjera qe te fillojne e te kuptohen misionaret. E si misionar qe je duhet te besh ate qe berei Rugova,te pagezohesh e te kthehesh ne rrenjet e tua te krishtera.
    Te perqafoj me shume dashuri nga Kanadaja e larget
    Letja

  21. Tirana Vitet 80' says:

    Z Lame… e rendesishme eshte qe edhe ti tashme e kuptove “ATE’ qe edhe shume prej ”Nesh Te Zakonshmeve” e kemi kuptuar mot moti..!!! Te gjithe NE jemi marinare te nje barke qe sdo hedhe kurre me nje Spirance . nje barke qe sdo kthehet me ne ndonje breg. nje barke qe ska ”Shpetim”…..i gjithe problemi Yne qendron tek ”GJURMA” dhe Ti besoj se e ke kuptuar…

  22. 01 vlora says:

    Artan te urojim gjithe te mirat,sherim te shpeijt te kesh fat per vete dhe familjen tuaj.

  23. PLAKU says:

    As u nise dhe as u ktheve ,sepse askush nuk eshte i pavdekshem.
    Te shkuara i themi kujtdo per te harruar vuajtjet dhe mundimet fizike e psikologjike siç i quan edhe vete per te jetuar si kushdo mbi kete toke.Ka shume njerez qe vijne dru ne kete “jarane” dhe ikin prape dru ,nuk je nga ata ti dhe shume te tjere .
    Ai qe eshte i vuajtur j’a di hallet te vuajturit ,ata qe flasin prapa zverkut futen ne grupin e drureve .Jeta vazhdon edhe me ty edhe me mua edhe pa ne e shume te tjere ,rendesi ka te dish t’a jetosh rracionin …sa jemi gjalle
    Edhe kur te ikim sot per sot do marrim 2 m ² vend se neser do te legalizoni edhe vend-varret nga ju politikanet dhe nuk do mbetet gje per te tjeret
    Sidoqofte ka shume te tjere qe vuajne ,luftojne dhe nuk fitojne veç humbasin ,ti fitove te lumte t’a gezosh fitoren ,por nuk duhen harruar te tjeret

  24. Qazimi says:

    Te shkuara i nderuar Artan,pac shendet e lumturi ne familje.pune te mbare.

  25. Tt says:

    Ore kur je milioner te gjithe te rrine jo dymbedhjete ore por 24 te koka. Shyqyr qe si qelloi ndonje fukarai se do ishte harruar.

  26. një si ty says:

    Ky do ishte një rast i mirë që ti bëje naftën asaj pune dhe asaj agjencie që poshtëron vazhdimisht shtetin me çdo dokument pronësie që lëshon.
    Vetë ekzistenca e saj është një ofendim për shtetin dhe sensin tonë të drejtësisë.
    Mbase një reflektim dhe tërheqje do ishte mirë.
    Të shkuara

  27. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Lamja ka provuar kalimin e pragut te jetës dhe ka kuptuar se fundmi se jemi te perkoheshem !
    Nuk eshte i pari dhe as i fundit,por ka marre guximin per te përshkruar ndjenjat e tij.
    Vdekjen e kemi te gjithë ne embrion,prej saj nuk shpëton askush,as ata qe deklarojnë se do rrojnë mbi 100 vjet !
    Tu shtofshin edhe disa vite me tepër jet, o Artan Lame.

  28. Endri says:

    C`dobi do te kete njeriu nese fiton gjithe boten dhe ne fund humb shpirtin e tij. Bibla

  29. liku says:

    Ishalla te ka ardh mendja dhe i ve gishtin kokes se ke ber dhe njerez te mundohen e te vuajne, duke i shqetesuar e lene pa gjume, duke i bere dhe me zeme, nga ato vendime qe ke marre…do zoti te ka ardh mendja, po dhe po te ka ardh, sma merr mendja te rikthejne….ti vet duhet te largohesh, mos e shqeteso veten dhe mos bej mekate te tjera….DO JETE NE TE MIREN TENDE REFLEKTO…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje