15 vjeçarët shqiptar (meshkuj dhe femra) renditen të parët, duke lënë pas të gjitha shtetet e rajonit, por edhe të rinjtë në shtetet në Europë në Rusi, Ukrahinë, Poland, Estoni, Danimarkë, Gjermani dhe Itali.
Studimi më i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetit ka treguar se të rinjtë shqiptar janë ndër përdoruesit më të mëdhenj të mediave sociale.
Sipas grafikut, 15 vjeçarët shqiptar (meshkuj dhe femra) renditen të parët, duke lënë pas të gjitha shtetet e rajonit, por edhe të rinjtë në shtetet në Europë në Rusi, Ukrahinë, Poland, Estoni, Danimarkë, Gjermani dhe Itali, raporton Monitor.
Grupmosha e marrë në konsideratë është ajo e 11-15 vjeç për këtë studim.
Sipas grafikut, 25 % e adoleshentëve djem përdorin mediat sociale për të komunikuar me miqtë e tyre, kundrejt një diference të ndjeshme prej 20 % të vajzave.
Ndërsa e njëjta grupmoshë në Greqi e përdorin ato vetëm 5 % djem dhe vajza. Shteti që na ndjek me përdorshmërinë më të madhe është Maqedonia, me një diferencë prej 4 % për djemtë dhe po 4 % për vajzat e reja.
Nga ana tjetër, një gjetje e studimit të OBSH ishte fakti se djemtë i përdorin më tepër mediat sociale se sa vajzat (në përgjithësi), por hasim edhe një ndryshim në shtete si Moldavi, Luksemburg, Hollandë dhe Islandë, në të cilat raportohet se vajzat i përdorin më tepër (më rreth 5 % përdorueshmëri më shumë).
Po ai eshte zanati i tyre se gje tjeter nuk dine te bejne.
E gjithë ideja eshte kush te shesë sa më shumë pordhë….., gjë që shqiptarët vdesin po se bënë.
Gjenerate e falimentuar… Me diploma false ne xhep ..por qe nuk dine te shkruajne emrin e tyre sic duhet…
Dembele qe e kalojne kohen ne facebook.
Ja resultati i UNIVERSITETEVE si dyqene diplomash.
Bravo,
Ky eshte tregues shume interesant e shpresedhenes..tregon familjaritetin qe kane me teknologjite moderne te telekomunikacionit e informatikes, pastaj vetvetiu krijojne familjaritet edhe me anglishten..
Persa i perket asaj qe thote ky zoteria me siper me 2W, “qe nuk dine te bejne tjeter gje” do ti kujtoja qe behet fjale per 15 vjeçare, qe ne kete moshe duhet te mesojne, e qe e kane jeten profesionale perpara. Ose ndryshe te na tregoje se çbejne tjeter 15 vjecaret (11 dei 15 vjeçaret) ne Gjermani, Itali, France a gjetiu…