FOTOT/ 200 mld dollarë dëme dhe 500 mijë të vrarë: 'Fatura' e hidhur e luftës siriane

31 Mars 2016, 14:22Bota TEMA
FOTOT/ 200 mld dollarë dëme dhe 500 mijë të vrarë:

Presidenti sirian Bashar al-Asad zbulon se dëmet e shkaktuara nga lufta 5-vjeçare në Siri kapin vlerën 200 miliardë dollarë. Deklarata e presidentit sirian u bë sot në një intervistë të dhënë për median shtetërore ruse “Ria Novosti”.

Dëmet e shkaktuara nga lufta në Siri që prej fillimit të saj në vitin 2011 kanë kaluar vlerën e 200 miliardë dollarëve, deklaroi presidenti sirian, Bashar Al Asad në një intervistë për agjencinë ruse “Ria Novosti” të publikuar sot.

“Humbjet ekonomike dhe shkatërrimet infrastrukturore kanë kaluar vlerën e 200 miliardë dollarëve”, deklaroi presidenti sirian.

Ai vlerësoi se problemet ekonomike mund të rregullohen sapo të mbarojë lufta por riparimi i dëmeve infrastrukturore do të kërkojë shumë kohë.

Asad nuk përmendi në këtë intervistë humbjet e mëdha njerëzorë të shkaktuara nga lufta, në të cilën janë vrarë afro gjysmë milioni njerëz dhe janë zhvendosur 4 milionë të tjerë.

1 komente në “FOTOT/ 200 mld dollarë dëme dhe 500 mijë të vrarë: ‘Fatura’ e hidhur e luftës siriane”

  1. akili says:

    Edhe sikur Asad te rrinte edhe 100 vjet ne pushtet nuk do i kishte shkaktuar kaq deme Sirise…..Nese liria do shkaktonte qindra mijera te vdekur dhe qindra miliarda euro deme do pranoja diktaturen edhe per disa dhjetvjecare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje