Adriatik Llalla do hetohet për pasurinë e tij: Kush e ka vënë në shënjestër kryeprokurorin?

1 Prill 2016, 15:59Politika TEMA

Hallet nuk kanë fund për Ardiatik Llallën.

Pasi Ambasada amerikane në Tiranë diskreditoi udhëtimin e tij në SHBA dhe hodhi pikpyetje të mëdha për mardhëniet e saj me kryeprokurorin, tani vjen një tjetër lajm i keq për të.

ABC News raporton se ndaj Llallës dhe njerzve të tij më të afërt në institucionin e akuzës ka filluar tashmë proceduar për verifikimin e pasurisë.

“Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe konfliktit te interest, ka nisur hetimin pasuror për kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare pranë këtij institucioni, që deri pak vite më parë u drejtua nga prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla” thuhet në lajmin e ABC.

Burimet e tij i thanë këtij televizioni se hetimit të detajuar pasuror, përveç kryeprokurorit Llalla, do t’i nënshtrohen edhe 3 prokurorët që shoqërojnë atë gjatë vizitës në SHBA.

“Është urdhëruar nga kryeinspektori i përgjithshëm i ILDKPKI-së të nisë hetimi pasuror për prokruorin e përgjithshëm Adriatik Llalla, drejtoreshën e marrëdhënieve me jashtë në këtë institucion, prokruoren Rovena Gashi, drejtuesin e prokurorisë për krime të rënda Besim Hajdarmata dhe shefin e akuzës së kryeqytetit Petrit Fusha.

Të katër këta zyrtarë të prokurorisë, do t’i nënshtrohen një verifikimi të hollësishëm të pasurisë”, kanë thënë burime të këtij institucioni.

Po i njëjti burim konfirmoi faktin se verifikimit pasuror do t’i nënshtrohet edhe drejtuesi i Prokurorisë së Durrësit, Agron Gjana, për të cilin zyrtarë të ambasadës amerikane thanë se i është refuzuar viza për në SHBA, edhe pse ishte pjesë e delegacionit me kryeprokurorin Llalla.

 

 

14 komente në “Adriatik Llalla do hetohet për pasurinë e tij: Kush e ka vënë në shënjestër kryeprokurorin?”

  1. Luani usa says:

    Nese hetohet per pasurine Kryeprokurori i Pergjithshem Adriatik Llalla qe eshte edhe anetar i PD-se, atehere nuk do te takohet kryetari i PD-se ne hije Lulzim Basha me z.Edi Ramen poashtu nuk do te votojne deputetet e PD-se reformen ne drejtesi dhe Byroja Kombetare e Hetimit ne Kuvendin e Shqiperise per arsye se Kryeprokurori i Pergjithshem Adriatik Llalla eshte qe i mbron Sali Berishen,Lulzim Bashen,Fatmir Mediu,Ridvan Bode,Arben Imami,Genc Pollo,Flamur Noka,Adrian Fullani,Shkelzen Berisha,Gjin Gjoni…..,qe jane te akuzuar per krim,krim te organizuar,korrupsion…, qe jane te priviligjuar,imunitet dhe te paprekshem nga ligji..!!!

  2. Psw says:

    Ore, sa është data sot …

  3. Ajs says:

    Edhe ne amerike dhe nuk heq dore nga komunizmi. Po sa mire qe i kupton dhe komenton gallatat e meros. Gje e zgjuar.

  4. vezhgues says:

    Te luftosh per te demokratizuar nje vend ne lufte kunder korrupsionit, vjedhjes e poshteresive te tjera nuk eshte kryqezat ,por nje sherbim fisnik per t’i prure ne binar ose ne burg agjenesit e zbatimit te ligjeve ne shqiperi. I gjithe orkestrimi eshte per te luftuar korrupsionin ,mosndshkueshmerine e kultivuar nga politika simbas parimit vidh te vjedhim se njeri tjeterin nuk e fusim ne burg. Te gjitheve na kujtohet deklarata e Arben Imamit kur u akuzua per vjedhje,i cili deklaroi se Edi Rama po e shkel vijen e kuqe, pra marveshjen per te mos denuar njeri tjetrrine por thjeshte per te mashtruar turmat injorante qe bredhin mbas partive per nje cope buke apo nje these me miell

  5. hasani says:

    Po ketij Hajdutit, Petrit Fushes, si ja dhane vizen? Ato 300000 eurot qe ja dha Bamir Topit per vendin e punes, I ka lare disa here.

  6. XHA BRAHO says:

    KAK SURRATI MUT RREZULTATI

  7. Treviso says:

    Domethane se Departamenti i SHBA-se per viziten e pare thirri kriminelet politikane, ndersaviziten e dyte thirri kriminelet e prokurorise.

  8. Qaniu says:

    Hetoni dhe zarfet qe merr tek lokali i tij, BLIRI / tek Drejtoria e Sherbimit diplomatik, ne rr. e ambasadave ?

  9. gero says:

    Aq shume jane merzitur shqiptaret nga ky lajm sa nuk komentojne fare .

  10. mirel says:

    Ai duket qe ne surrat qe eshte qenie qe nuk e ka prekur evolucioni.
    Ju prisni reforme ne drejtesi

  11. Beni says:

    Sa e ulet per nje prokuror mos me pas besim SHBA se nuk do te kthehet. Poshterim . Dhe ky del dhe thote se pasuria vihet edhe ne menyra te tjera. Ate e di edhe miu, por ambasadori foli ne kuptimin qe ka korrupsion o dhalle qe edhe mendjen e ke dhalle.

  12. populli pa vule says:

    TE GJITHE JANE HAJDUTE E KRIMINELE NE BASHKEPUNIM,dmth MAFIA me kryekriminelin Sali baben me 400 hajdute: Llalla, Basha,Ruli,Shuli,kosi,”gjiza”,”penicilina”,”bisturia”,Shkerdhzeni me gopqirat,druvaret e gjithe putanat rreth vedit… Posht mafia,qe e qifte kina me liber shtepie!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje