Një pohim i shkurtër i kryeministrit Rama në studion e Ilva Tares ngjalli interes në rrethet e së majtës:
Që ish kryetari i PS Fatos Nano i kishte kthyer një mesazh konçiz, por kuptimplotë falenderimi pas ftesës publike që Rama i bëri atij në kongresin e fundit.
Burime të besueshme bëjnë me dije për Dita se shkrirja e pritshme e akujve mes Ramës dhe Nanos, në fakt është shoqëruar dhe me batutën e Nanos për Ramën, “sa më pak armiq, aq më mirë për ty dhe PS. Jo siç veprove me zotin Islami”.
Përmendja e Kastriot Islamit, aktualisht deputet i PD, rezulton të mos jetë e rastësishme. Dita ka mësuar se një kanal diskret komunikimi është hapur mes Islamit dhe dhe një deputeti të vjetër socialist, tashmë të rikthyer, që ka qenë edhe kryetar i socialistëve të Tiranës.
Negociatat tërësisht informale, kanë në fokus mundësinë e rikthimit të Islamit në PS. Edhe pse terreni është ende mjaft i brishtë, ka disa arsye pse kjo lëvizje është e mundshme dhe e besueshme.
Grupi parlamentar socialist po dobësohet pas largimeve të fundit, dhe kërkesave të vazhdueshme të opozitës për çuarjen e disa mandateve të PS në Gjykatën Kushtetuese.
Ndërkohë Kastriot Islami po e gjen gjithnjë e më pak veten në grupin demokrat, ku shihet me bezdi si prurje e sforcuar.
Islami ka shprehur kritika në mjedise të ngushta, mbi piruetat politike të kryetarit Basha, paqëndrueshmërinë e linjës së PD dhe diktatin në distancë të ish-kryeministrit Berisha, çka nuk e lejon PD të riformatohet.
Nga ana tjetër, mësohet se Rama ende i rri ftohtë idesë së rikthimit të Islamit, edhe pse një goditje grupit të PD në Kuvend atij do t’i interesonte mjaft.
Megjithatë, nuk dihet nëse kjo është një hipotezë e vërtetë, apo një lajm për 1 prillin nga ana e gazetës Dita!
Gezuar 1 Prillin!
Ktheu o zoti Kastriot Islami ne shtepine tende kyu ke lindur,je ritur dhedhe dhene per shoqerine .Duhet ta kuptosh se je ne shtepi te huaj ku ata qe te rrethojne moskujto se te kane qejf.
sot eshte data 1 prill, neser eshte 2 dita e gurave, dhe pasneser me daten 3 eshte dita e hithrave, dhe kaci i zi duhet ti dije kuptimin e ketyre datave.
Zot, ruajna Kastriot Islamin, këtë diamant të rrallë të politikës shqiptare! Dalja e tij nga politika do shoqërohej me pasoja katastrofike, më keq se shuarja e Diellit, për jetën shoqërore dhe politike në planetin tonë.
lajmi eshte i sigurt. kaçua do kthehet ne ps. kjo do te ndodhe kur gjithe socialistet do kene lene ps. dhe keshtu kaçua do rrije rehat ne gjithe ate vend te zbrazet. konfirmohet se kjo do pasohet me kthimin edhe ne ppsh. sugjerimin ja ka bere berisha. shkallet qe ngjiti tani do ti zbrese. keshtu si eshte katandisur i ziu, rrezik te kerkoje perkrahje sociale ne 2017. kush e mban akoma deputet kete. saliu apo luli, e fshine si leter higjenike e tani u duhet ta hedhin ne kosh kaço mavrine.
Kur te vine mendt
Nuk i hane as qente.
Po le ti hane
Se politike e mbare
Ndonese e vonur
Eshte kjo sjellja tende.