“Sekspërgjimi” dhe feministet e shtirura që mbrojtën Ermirën

31 Mars 2016, 14:46Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Regjistrimi audio i dy politikanëve të lartë shqiptarë në Maqedoni, ende i pavërtetuar nëse është autentik apo jo, ka nxjerrë nga strofkulla e tyre një luzmë “feministesh” tarallake dhe fallco. Me pathos qesharak, me protagonizëm pa mend në kokë, me militantizëm që ka humbur rrugës thelbin, ato janë sulur të mbrojnë deputeten shqiptare Ermira Mehmeti.

E njoh pak Mehmetin dhe kam respekt për të. I kam parë shfaqjet e saj televizive, studimet që ka kryer dhe qëndrimet politike që ka mbajtur, shpeshherë edhe në kundërshtim me vijën e forcës së saj politike (BDI) prandaj jam i bindur se ajo qëndron shumë më lart sesa bibat e çartura që u hodhën në sulm për ta mbrojtur.

Ajo nuk ka nevojë për to.

Eshtë e vërtetë se ajo u gjend viktimë e një përgjimi që dëshmonte shumë detaje intime, të cilat do ta vinin në pozicion të vështirë secilin prej nesh. Kujtdo që t’i dalin në shesh regjistrime, përgjime, foto private qoftë dhe nga momentet e tij më të pafajshme, do të gjendej në një pozicion të vështirë dhe aspak komod.

Por çështja e sekspërgjimit maqedonas nuk është aspak ajo e respektit apo denigrimit të një gruaje, e përdhosjes apo jo të një nëne, e një shoqërie që mban të ngritur kultin e dhunës ndaj të “seksit të dobët”, apo që e dënon atë.

Jo, kjo nuk ishte një fushë beteje e feministeve fallco.

Sepse, ajo që ndodhi ishte një aferë politike, që nuk u kurdis për të goditur një grua, por për të goditur dy politikanë shqiptarë.

Dhe si e tillë ajo përbënte objekt diskutimi për tjetër gjë.

Pyetja e parë që shtrohet ishte: A duhej publikuar apo jo?

Këtu idetë janë shumë të ndara. Nëse ishte thjesht për shantazh, absolutisht që jo. Duke mos qenë të sigurtë për këtë, ne të Lapsi.al, pas një diskutimi redaksional, morëm vendimin, për ta hequr nga botimi.

Por, në rast se ajo ndriçonte një situatë politike, pra në rast se tregonte se si zgjidhen, mbështeten dhe promovohen deputetët e një force politike, atëherë çështja merr interes publik dhe ajo është e botueshme. Atëherë, kjo aferë nuk ka të bëjë më me sferën private. Fakti se në atë përgjim nuk flitej vetëm për një grua dhe një burrë, por edhe për një zv/ kryeministër dhe një deputete, e komplikon situatën.

Pyetja që shtrohet është: nëse ne kemi sot një rast të ngjashëm të Edi Ramës me një deputete apo ministre të tij, a duhet ta publikojmë apo jo? Nëse do të kishim pasur dje të njëjtën situatë me Sali Berishën dhe gratë e tij të pakta politike, a duhet të kishim bërë të njejtën gjë?

A është zhvillimi i karrierës përmes seksit, dhe jo meritokracisë, një temë po aq e diskutueshme, sa edhe ngjitja në hierarki, përmes nepotizmit, korrupsionit dhe lidhjeve të tjera okulte?

Dilema e dytë që ngjall diskutim është ajo nxjerrjes së imtësive të sekspërgjimit në media, pra ajo e kufirit  tejet të hollë mes sëmundjes së vuajerizmit nga njëra anë dhe raportimit të elementëve që mbështesin një të vërtetë.

Për disa, nxjerrja e detajeve të asaj bisede me sfond të theksuar seksual, rrjedh nga dëshira për sensasion, nga çmenduria për të mbledhur klikime, nga frenezia për të shtuar leximet.

Ndërsa për të tjerë, që mendojnë krejt ndryshe, raportimi   i detajeve në këtë rast është i nevojshëm, sepse ato janë elementë të shtuar që vërtetojnë jo dëshirën për “scoop”, por konfiktin e interesit.

Kështu, si ky grupim i dytë, janë sjellë shumë nga kolegët tanë amerikanë në çështjen Monika Levinski, të cilët nuk u mjaftuan  vetëm me faktin nëse kishte gënjyer apo jo nën betim presidenti Klinton, por shkuan deri në imtësitë e seksit të tij oral.

Po, kështu janë sjellë edhe fqinjët tanë përtej Adriatikut, që nuk u mjaftuan të raportonin nëse kryeministri Berluskoni kishte shkelur apo jo ligjin, por raportonin deri në hollësi trimëritë e shtratit të tij, prej nga kalonin modele të panumërta.

Pra, kufiri prej filigrani mes “të ndershmëve” dhe “mëkatarëve” që ngjallte rasti i publikimit të sekspërgjimit të dy politikanëve shqiptarë në Maqedoni, mund të ishte temë e madhe debati dhe këtej në anët tona. Më të gjithë argumentet pro dhe kundër që ai ngërthen brenda vetes.

Por këtë mundësi e përdhosën dhunshëm një tufë feministesh injorante që, duke hyrë brutalisht në këtë butik qelqurinash, nxituan të imponojnë një debat tjetër: atë të nëpërkëmbjes së një gruaje.

Në fakt debati i tyre është idiot dhe i pavend.

Së pari, sepse në këtë aferë nuk u godit Ermira – grua, por Mehmeti – politikane.

Së dyti, sepse ajo nuk qe vetëm. Po ta shikosh ngjarjen në tërësinë e saj, Ermira aty supozohet se flet me një burrë. Ai është Musa Xhaferri. Ai është familjar, ndërsa Mehmeti beqare. Ai ka një post të lartë shtetëror dhe në parti është hierarku i deputetes. Pra nga kjo pikpamje, publikimi i kësaj ngjarjeje dëmton atë shumë më tepër. Ai rrezikon familjen si pasojë e adulterit. Ai rezikon dhe karrierën pasi veprimi i tij mund të etiketohet si shfrytëzim posti.

Pra, nëse shikohet nga ky kënvështrim, çmimi që paguan Xhaferri, zv/kryeministër dhe i martuar, është shumë më i madh se ai i Ermirës, grua e lirë dhe deputete.

Në rastin më të mire, kryqëzimi më i madh rëndon mbi të dhe në rastin më normal, ata janë të prekur në mënyrë të barabartë.

E di që këtu luzma e feministeve të çartura do të reagojë. E ndjej pas këtyre argumentave nënqeshjen e tyre dhe pyetjet që u rrjedhin lumë: Po pse njësoj është? Po a e ke parasysh mjedisin shqiptar? A e ke parasysh Çairin e Shkupit nga i cili Ermirës do t’i duhet të kalojë? A jeton këtu, apo bën enkas sikur nuk e kupton se si gjykohet gruaja në këto raste?

Natyrisht e di, që shumë nga feministet mendjelehta nisen nga kjo vorbull pikpyetjesh kur marrin shpatën për të mbrojtur raste si ky i Ermirës.

Por, pikërisht për këtë ato janë gabim.

Sepse të nisesh nga kjo premisë, është njësoj sikur të pranosh automatikisht egzistencën e seksit të dobët, të pranosh Ermirën më vulnerabël dhe më të cënueshme se “një mashkull”. Eshtë të pranosh apriori se ajo nuk qenka e barabartë dhe se ka nevojë për më shumë mbështetje sesa politikani burrë me të cilin u gjend në të njëjtin hall. Paradoksalisht ato që e mbrojnë Ermira Mehmetin, nga ky këndvështrim, e përdhosin atë dyfish, më shumë sesa ata që donin ta linçonin si politikane.

Duke e njohur pak Mehmetin, dhe duke i çmuar qëndrimet e saj publike, jam i bindur se asaj duhet t’i vijë turp nga këto lloj mbrojtësesh. Kam bindjen e thellë se po aq sa duket një grua e fortë që di të përballet me komandantët e partisë së vet, po aq mund të jetë një grua e lirë, që i ka flakur komplekset seksuale dhe që di të jetojë jetën që i pëlqen.

Ndaj ta mbrosh atë duke e trajtuar si viktimë vetëm sa e dëmton.

Ermira Mehmeti u gjend në këtë “skandal”,  të vërtetë apo të trilluar, jo për hir të seksit, por për hir të detyrës që kryen, njëlloj si Musa Xhaferri.

Prandaj dhe fallciteti i vajzave trendy të Tiranës dhe i atyre meshkujve që u shkojnë nga pas, për ta shndërruar atë në kauzë të feminizmit lokal, është qesharak. Eshtë dëshirë idiote protagonizmi dhe kacavjerrje pas një beteje të rreme.

Pikërisht për këtë, nxitimi për të mbrojtur Ermirën për rastin e gabuar, vjen erë të keqe.

Lapsi.al

15 komente në ““Sekspërgjimi” dhe feministet e shtirura që mbrojtën Ermirën”

    1. A.P.S Katharina die Große.Madona prej Sauku says:

      Andi ti je nji Hijene gazetar.
      Je byth e zgjut dhe din ti interpretosh gjanat shum bukur.
      Ermira asht pulitikane e zgjut por nje grua pul e urt qe nuk e kundershtonte dot Mus-bolemadhin.
      Dhe ti Andi je qefli,njashtu si shum gazetar dhe politikan te majte e te djathte qe mbaj nga nji sektretare te bukur si dashnore.
      Pa seks burrat do ishin ma te frikshem me te eger,dhe shembullin ma te mire e ke tek Sali Berisha te cilit Vjollca Vokshi i la puplat dhe Lirija ja jep pashakon me pikatore,ose shiko Lulush Bashen,qe e ka gruen ne Holland dhe vet asht i turbullue dhe nuk din se çka flet e çka ban.
      Ermira asht nji femen e bukur.
      Sex sell thot Madona,dhe Musai asht vetem nji klient i uritun qi nuk i pelqen ma sorra e vet qi ka ne shpi,por don zog te njom,si Ermira.
      Ata kan bo qef dhe ne vrasim trut me historin e tyne,nderko qi ne per vedi skemi as pune as nuk na e var kush se djemt e rinj kan marr kurbetin,prandaj hapni kufinin te na vij ca sirjan se asht bo Zholefina si bish ene ka me shperthy burgun per me taku demokraten e burgosun-

    2. Anim says:

      Më vjen keq që edhe pse ndaj mjaft nga ato që thotë Bushati më siper, te jem thellësisht I bezdisur nga titulli idiot dhe nenteksti I tij”dismissive” per dicka që ai qartësisht nuk merr vesh asgje – dhe duket s’e është I programuar kulturalisht për të mos mësuar kurgjë edhe në të ardhmen
      Pra që kjo “aferë” (ende e pakonfirmuar per) duket qartësisht si nje çeshtje thellesisht politike që është stër-perdorur qindra herë me parë kudo në botë- kjo nuk kerkon ndonje inteligjence të veçantë.
      Por kjo nuk mund të hedhë poshtë konotaconin dhe frymën tejet misogjiniste sesi kjo “aferë” u publikua, “analizua” e vazhdon të perflitet në median dhe publikun e gjerë mbarëshqiptar.
      Edhe në rastin më të mirë Bushati, dhe kushdo me pak mend në tru, duhet të pranojë se Zonja Mehmeti nuk u trajtua me të njëjtin “monedhë” si politikani mashkull që perflitet per këtë aferë. Per me tepër që perveç perpjekjes per ta dëmtuar Znj. Politikisht media dhe publiku shqiptar (kudo që është) e ka denuar dhe denigruar këtë grua moralisht. Dhe kjo në kontekstin e nje shoqerie patriarkale-orientale nuk perfundon as në 3 ditë të gosipeve mediatike as me karrieren politike të zonjës në fjalë por me të gjitha gjasat do ta ndjek atë dhe gjithë familjen e saj (veçanërisht femrat në ate familje) per vite e gjenerata të tjera.
      Varianti misogjinist I Bushatit është I kamufluar, “subtle”, quasi-intellectual dhe shpesh vetë individ I e sheh veten si krejtesisht të kundër me këtë e si shumë të emancipuar në çështjet e barazise së gruas në shoqëri dhe si I tillë është edhe me I rezikshém dhe me I veshtire që të zhduket.
      Per shumicën e meshkujve, ca me tepër per ata që janë lindur e ritur në shoqëri patriarkale-orientale si trojet shqiptare, të qënit misogjin është dicka naturale “by default”, dhe shoqërisht e pranueshme. Shpesh bëhet fjalë per zbutje misogjinie si në formatin e Bushatit. Shumica e meshkujve per këtë aresye nuk mund ta kuptojne menyren sesi gratë/motrat tona koleget femra perceptojnë e për më tepër përjetojne misogjinine e përditshme e aggressive në rrugë e shtëpi e pastaj ate me te kamufluar mashkullore në media……
      Këshilla ime pér çdo mashkull është që në të tilla raste te degjohen me keep jades koleget gazetare, politikane apo te te cdo fushe tjetër dhe nëse ato , siç në këtë rast, e perceptojnë këtë si qendrim maskilist/misogjin atëhere “most likely it is MISOGJIN”. Dhe ngelet pastaj në dorë te individit- si p.sh. Bushati, që të ketë guximin të pranojë kur ka gabuar.

  1. Tirana says:

    Ky nuk di çfarë flet. Ka ngatërruar 10 çështje.

  2. Anjesa says:

    KOMPLIMENTE NGA SHPIRTI PËR KËTO QËNDRIME, ABSOLUTISHT ÇDO FJALË E QËLLUAR, DHE NUK KA SE ÇFARË MË TË SHTOHET…BRAVO

  3. mama vera dhe babi bushati i mpb says:

    Jepi nipcja i Hysniut,me berbellitjet e tua perverse,per te marre ca para qe te jetosh si me pare..

  4. valdrin says:

    Eshte e drejte sot eshte dita e kur….. dhe si specie dominante duhen mbrojtur .ka te drejte ky keto duhen mbrojtur se i japin gezim shoqerise mund te jene kur… dhe na nje here dhe nena shume rralle .ky flet per moral shoqeror aty ku morali perdoret per carcaf. Parrulla eshte mos shifni mos degjoni mos gjykoni .si ka ardhur koha ecni me shpatulla mbas muri se ku i dihet.

  5. pro.... says:

    …MENDOJ SE HESHTJA DO TE ISHTE MBROJTJA ME E MIRE,POR jU NUK HESHTET..E ANALIZUAT DHE DHE MBAJTET GJALLE “STORIAN”.
    ps;.vetem te vegjlit jane pre e amoralitetit..politikanet nuk e njohin kete veprimtari ,s’kane kohe,s’pine ..,s’hane..etj..ooooiii…keshtu mos ki merak se si merr njeri seriozisht.

  6. nina says:

    ja ke futur kot se koti… ju mereni me thashetheme .. nese i ke me vidio dhe ti, pse nuk i nxjerr dhe ti per keta tanet??? po skeni asgje… ju te kishit te tilla si te Mehmetit???? do kushte ushtuar tere bota , se te tille gazetar pisa jeni, tjashe themexhinj te keqinj.. pastaj mos bej krahasim politikanet tane me te maqedonis, se une i njoh mire ne kulturen qe ata kane, dhe besoj se ato kane ndodhur , jane te verteta.. sidomos ai politani , gjoja zv, kryeministeri?? bastard njeri… ata shkojne brenda familjes e jo me kolege pune.. ata skan gjak shqiptari.. kot thon qe jane shqiptar.. ata jane arab te ndyr… prandaj ti Bushati kot ke shkruar ketu….

    1. mandi says:

      Ta paska dhi ndonje shqiptar Maqedonie ty qe flet me kaq mllef? Po shko mi kukumjacke nxirr ndonje foto ne fb e kap ndonje dashnor. Perversitet,anomali dhe korrupsion ka ne cdo kulture te botes. Aguridhet si puna jote vdesin te genjejne veten se gja vetem shqiptaret merren me pislleqe. Ishte gjithe ai Bill Clinton dhe ia nxoren aferet sheshit madje u detyrua te jepte doreheqjen. Presidentit te Frances i dolen te palarat nga ish dashnorja ndersa Berlusconi fqinj bente orgjira neper vila. Aman here tjeter kur komenton hidh ndonje sy ne wikipedia e informohu se cfare ndodh neper bote se na cate trapin me keto komplekse inferioriteti.

  7. E verteta. says:

    Mbroje Bushat se eshte e mire dhe ja vlen te merresh me te , ik ore pjerdhu me moralin qe ka ajo dhe ti bashke me te .

  8. mirel says:

    Bravo Andi. Kjo eshte te besh gazetari te vertete profesionale. Dhe jo pislleku pervert qe Tema dhe Dita mezi priten ta hidhnin ne treg, duke bere dashur pa dashur lojen e ndyre politike te maqedonasve..si sherbetore te majmuneve bullgare u sollen.
    Merre me mend Temes mund ti cpohet gazeta ndonje dite nga “tematikat” me b.the dhe gjoks me silicon. Jo nje gazete, po gjithe tirazhi.
    Me lind pyetja, a I kane permushur vete fantazike seksuale Mero me gjithe ekip?
    Sa per Lapsin, Bravo, dhe respekte

  9. Konica says:

    Ke rreshkitur o Andiii..nuk te lexon me njeri se edhe shrimet I ben te gjata dhe te sjellin bezdi..

  10. Na bashkoj kenga popullore says:

    Po normale qe Bushat kurva mundohet ta mbroj se shoku shokun mbron

  11. emigranti says:

    A pika qe s’u ra , irregulluat punet brenda Shqiperise juve e tani po rregulloni ato te Maqedonise ,thashethemexhinj me te ndyre nuk ka. Shesin moral me te pamoralshmit. Ik ore mbytuni ne nje pike shure se s’jeni gjekundi per vehten tuaj. Shkurt po kane shkelur rregullat, ta paguajne, kushdo qofshin,po mos vazhdoni bjerini legenit se i bini mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje