Kryeministri Rama ka zyrtarizuar kërkesën e tij të bërë një ditë më parë, për t’u ulur në një tryezë me Lulzim Bashën për reformën në drejtësi.
Sot ai i ka dërguar një letër Bashës.
Ai thotë se mazhoranca është gati të ulet në tryezë me opozitën, pa praninë e ndërkombëtarëve.
“Në këndvështrimin tonë, ky forum i përbashkët, nuk do të zëvendësojë apo paralelizojë asnjë instancë tjetër të komunikimit institucional, të përhershëm apo të përkohshëm, mes koalicionit qeverisës dhe opozitës.
Ky, sipas nesh, do të ishte, natyrisht nëse edhe ju do të keni të njëjtin vullnet si edhe ne për të diskutuar hapur, sy më sy, sipas axhendave e modaliteteve të dakordësuara plotësisht, një mekanizëm më shumë në komunikimin e nevojshëm mes palëve politike në Shqipëri.
Le të provojmë t’u japim qofte njerëzve tanë e qoftë partnerëve të këtij vendi provën e një vullneti të përbashkët për t’i dhënë mosdakordësisë politike mes palëve, një përmasë kaq të munguar civilizimi”, shkruan Rama.
Duke i kërkuar Bashës të shprehë vullnetin e tij nëse është dakord për një forum të tillë, Rama i lë mundësinë edhe të propozimit të formatit dhe mënyrës së funksionimit të këtij forumi.
“Ne jemi gati, po ju a jeni gati?”, mbyll Rama letrën e tij.
LUli do marri letren dhe do ja nisi Podestes dhe do e konsultoje me bab Birishen.
Kot e ke me kete Lloj opozite,atje sundon Saliu.Luli eshte nje aktor qe mbrapa Peres ri sufler,qe I dikton tekstin.
Letren Rama tja dergonte Berishes do ishte me mire,se Bashen nuk e perfill njeri ne pd-ke.Ps-te dhe Edi Rama sado qe kerkon ti afroi ata,nuk kane per tu pergjigjur pozitivisht.Gjarperinjet nuk mund ti mbash ne gji kurre,se ata gjarperinje do te ngelen githmon, e te pabese.
Mire e ka Rama,por kujt ja thote? Marrin vesh kafshet e pd-ke? Atyre u ka hyre lepuri ne bark,dhe po vdesin nga frika.
Po PERSE RAMA KA FRIGE NGA PREZENCA NDERKOMBETARE PSE PA PREZENCE NDERKOMBETARE ?