Ish-kryeministri Sali Berisha, duke e quajtur të domosdoshëm dialogun politik për ecjen e vendit drejt proceseve integruese ka theksuar se është Basha ai që duhet të vendosë për ftesën e bërë dje nga kryeministri Rama, lidhur me reformë.
Berisha ka kujtuar se ftesa e Ramës vjen pas 37 ftesave publike që vetë Basha i ka bërë kreut të qeverisë, për dialog. Sipas Berishës u desh të vijë këtu komisioneri Hahn që Rama të bëjë zbulimin e madh se vendi paska opozitë dhe se kryetari u dashka ftuar në dialog.
“Paçka se kryetari i opozitës e kishte ftuar 37 herë atë për takim e debat e dialog kreun e mafies shtetërore” tha Berisha.
Në një deklaratë jashtë Kuvendit, pyetur nga mediat nëse do të pranohet ftesa e djeshme e Ramës për dialog Berisha u përgjigj: “Mendoj se vendimin për këtë e merr zoti Basha, kjo ftesë vjen pas 36 ftesave që Basha i ka bërë , mendoj se dialogu është i domosdoshëm, pa dialog vendi nuk ecën në proceset integruese, se si do zhvillohet, kush do e ndërmjetësoje e kush do e thërrase, të mos bëjmë luftë gjelash, ai e ftoi 37 herë dhe, ky e ftoi një herë” tha ai.
Berisha theksoi se asnjë nuk i interesuar për dialogun si të tillë por për dialogun e frytshëm, raporton Panorama.
“Problemi është këtu; ne këtu të gjithë, edhe ju, dhe çdo qytetar shqiptar nuk është i interesuar për dialogun si të tillë por është i interesuar për dialogun e frutshëm dhe rëndësi ka që të kemi dialog të frutshëm atëherë ky qëndim i zotit Basha dhe ky qëndrim i zotit Rama që shprehu në prani të komisionerit Hahn le të shqyrtohen por natyrisht duhet të jetë një gjë e pregatitur dhe jo një gjë për show mediatik që nuk shërben. Pra edhe mund të ketë facilitatorë, pra lehtësues, mundet dhe më shumë se lëhtësues po e rëndësishme për vendin është që të vendoset dialogu. Se nga do shkojë kjo mazhorancë, a do shkojë pas Kushtetutës apo në lokomotivën e Vali Leskajt, për këtë shkoni pyesni ata sepse unë nuk e di” tha ai.
OPOZITARET ME TE TURPSHEM NE BOTE
ftoni per dialog Fazllicin qe te jete dakort Saliu
Ky eshte per terhequr zvarre me keq se terhoqem enverin por nese duhet te tregohemi komb qe na intereson e ardhmja kete qelbesire duhet ta zhdukim. …