Në parlament edhe sot pati zhurmë, shumë zhurmë, vetëm zhurmë.
Sërish deputetët e opozitës u çuan në këmbë dhe pushtuan foltoren dhe ca projektligje u votuan me vrap, pa asnjë diskutim.
Sërish u kërkua që Gjykata Kushtetuese të marrë në shqyrtim mandatet e deputetëve Leskaj e Suli.
Mund të ketë shumë të drejtë.
Jo në Kushtetuese, por në burgun 313 të shkojnë deputetët që e shfrytëzojnë mandatin për të marrë tendera për kompanitë e tyre, të fëmijëve, të kunetërve, baxhanakëve…
Por derisa të zgjidhet kjo punë, nuk do të bëhet asnjë punë tjetër?
Mbi të gjitha do te mbetet e bllokuar reforma në drejtësi?
Drejtësia, ajo për të cilën kemi nevojë kaq shumë ne, dhe që duket se gjithmonë ka një arsye të mos bëhet.
Nëse zgjidhet edhe kjo puna e mandateve, atëherë duket se opozita do të vërë një tjetër kusht.
Të pezullohen këndi i lojrave tek liqeni, psh. Nëse edhe kjo bëhet, atëherë mund të kërkohet që ti ndryshojë drejtimi lumit Lanë…
Bëjeni reformën sa pa u shpallur non grata në SHBA edhe vetë ministri i Drejtësisë apo presidenti i republikës, e të hyjmë në histori pastaj.
Përtej kësaj, edhe sot të njëjtat fjalime të pështirë, me kriminelë, hajdutë, akuza në të dy anët për të gjithë paudhësitë që bëhen në këtë vend. Ta paktën janë koshientë që i bëjnë vetë.
Diskutim parlamentar, deri edhe nëse e kishte me këllëf apo pa këllëf pistoletën Gent Strazimiri.
Sa neveri!
Nesë e keni ndarë mendjen të mos bëni ndonjë punë, mos na e shpifni te pakten.
Votat do ti merrni, kur të vijë dita, pasi keni para për ti blerë, por në emër të popullit mos flisni më.
As e përfaqësoni, as ju beson.
Po ca i duhet reforma ne drejtesi Hajdutat nuk duane ligje dhe reforme ne dretesi ,se te ishte pare ndonje nga populli me pistolete ishte arrestuar ndersa ketu flite ku e kishte pistoleten .
na keni bere qe te mos kemi as turp as etike .robt ku ti keni.
O Zot,fali se nuk dijn çka bajn!!
ata s’duhen të paguhen se nuk po punojnë, punë është të bllokosh e sabotosh punën? jooo duhet thënë stop kësaj maskarade, ju kujtohet zhelefina kur i bllokonte rrogën deputetëve që kundërshtonin Berishën? Gjithnjë kështu kanë bërë, vetëm opozitë nuk është, turp, turp, turp.
Fiks e the…as na perfsqesojne as I besojme….pafshin rathet e ferrit…mallkuar qofshin qe kane 25 vjet qe tallen me nje popull ..MOS VOTONI KURRE AS MAJTAS AS DJATHTAS..BOJKOTOINI
Nuk kam zakon te fyej dhe nuk duhet por ju lutem shume, me gjeni nje fjale qe ti pershkruaj keta njerez te peshtire!
Plerat
Plerat
Po si ka mundesi qe keto palo deputete plackisin dhe denjojne te cojne ne kushtetuese mamdatin. Si mundet te mos flitet per banditet dhe tutoret pimpa qe ulen ne parliament dhe bejne dhe ligje. Media nuk duhet te meket apo karshillek kundrejt ketyre plehrave. Dakord dhe opozita duhet Te beje me teper por vetem 4 protesta ka bere deri tani, jane goditur disa here Nga keta bandite sodomos strazmirin dhe paloken. Kjo nuk justifikon qe keta Te kercenuarit te mbajne revole ne brez, por gjithsesi jeta eshte e shternjte dhe si e tille duhet mbrojtur me cdo kusht kur organet ligjzbatuese kane VDEKUR