Mimoza Hafizi: Rezultatin e Kongresit do ta kishte zili edhe Enveri

1 Prill 2016, 09:38Politika TEMA

Deputetja socialiste Mimoza Hafizi thotë se do të do të punojë me të gjitha mundësitë për votën kundër referendumit të datës 9 prill. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, deputetja që ka kërkuar në mënyrë institucionale zhvillimin e zgjedhjeve për kreun e PS-së në zbatim të statutit, shprehet se referendumi i kërkuar nga Edi Rama është një proces pa fushatë e pa kandidat, që tenton të zëvendësojë procesin e zgjedhjes me alternativa përmes parimit një anëtar, një votë.

“Në këtë situatë, ne do të kërkojmë të gjitha mundësitë për të kontaktuar socialistët e bazës e për të shpjeguar se pse secili prej tyre duhet të thotë me indinjatë: Jo Referendumit të 9 Prillit! Ky referendum, ky proces pa fushatë e pa kandidat, po tenton të zëvendësojë procesin e zgjedhjes së kryetarit të Partisë Socialiste, proces që nuk do të mund të zhvillohej pa fushatë e pa kandidat. Ky referendum do të kujtohet gjatë si tentativa më e paprecedentë për t’u hequr të drejtën e votës për kryetarin e tyre dhjetëra mijë socialistëve. Ky referendum do të kujtohet gjatë si tentativa më e paprecedentë për t’u hequr të drejtën e kandidimit anëtarëve të PS-së”- tha Hafizi.

Sipas saj, përmes referendumit, po i hiqet anëtarësisë së Partisë Socialiste e drejta e zgjedhjes së kryetarit të sanksionuar në statut. Në lidhje me miratimin e statutit në Kongres vetëm në parim, deputetja Hafizi shprehet se qëllimisht ai nuk u votua nen për nen për shkak se rregullimi i fundit në favor të një kryetari të përhershëm mund të krijonte kundërshti te delegatët e Kongresit.

“Unë nuk e pranoj se në Kongres ishim pakica prej 3 vetash përkundër 1497 të tjerëve. Këtë rezultat do ta kishte pasur lakmi edhe shoku Enver. Në këtë kongres thjesht nuk u verifikua vota, e cila në demokraci kalon përmes kutisë së fshehtë. Dhe pikërisht këtë po kërkojmë prej muajsh, që të ndërtohet një proces kandidimi për kryetarin e partisë, proces me votim të fshehtë, me fushatë dhe me kandidatë alternativë. Vetëm atëherë mund të thuhet se cila është shumica dhe cila është pakica” – thotë ajo.

Ajo e cilëson votimin me 3 vota kundër në Kongres të statutit dhe 1497 pro të njëjtë si votimet në kohën e Enver Hoxhës. Ajo shprehet se do të vijojë të kërkojë zbatimin e statuti dhe demokratizimin e PS-së edhe pse mund të tentojnë ta përjashtojnë nga partia për këto qëndrime.

E pyetur nëse ajo po përgatitet për tu bërë pjesë e një partie të re është përgjigjur në latinisht me shprehjen e famshme të Galileit: “E pur si muove”!

8 komente në “Mimoza Hafizi: Rezultatin e Kongresit do ta kishte zili edhe Enveri”

  1. miredashesi says:

    Qenka e zgjuar, por vetem nje gje s’kuptoka: qe ja i tha jo referendumit, çfare fitoi ajo dhe ps? Po referendumi, moj zonje nuk eshte te zgjedhim apo mos te zgjedhim Edi Ramen kryetar, por ne rast fitore te zgjedhjeve te pergjitheshme apo lokale , kryetari qendron ne pozicionin qe eshte dhe nuk ka nevoje per zgjedhje te reja ne parti. Kjo konfirmon ate pike te statutit qe ti je kundra. Ne qoftese referendumi thote “po”, atehere nuk ka nevoje te zgjidhet, ne qoftese referendumi thote “jo” ateher kjo pike e statutit bie dhe kryetari duhet te zgjidhet pavaresisht fitores . Tani çfare ka te keqe ketu? Se kur fiton zgjedhjet, kryetarin e kane votuar edhe antaret edhe populli, del se e kane votuar me shume se çfare pretendon ti dhe ndonje tjeter, ne rast humbje, mund ta kene votuar antaret, por jo te gjthe populli. Prape ky moment qendron me larte se zgjedhjet nje antar nje vote, pra eshte me gjitheperfshires dhe me demokratik. Qendrimi yt dhe ata qe mbeshtesin ty eshte nje zhurme ne humnere, per hiç gje. Shikoni endrra naten dhe na i tregoni diten. Vendoseni pak logjiken ne vend se po u shket fare apo tani i keni zaptuar ato vende dhe s’u tund me dot njeri.

  2. PD says:

    O Moza, vetem neper rrugen e reformave te ndermarre nga Edi Rama, dhe jo me perrallat tuaja, Ben Blushit e Rexhepit, mund te rimekembet ky vend qe ka 25 vjet qe vuan nga aventurat tuaja e paraardhesve tuaj. O Moza, ndrysho kurs, perndryshe do perfundosh si Kaçi tek Sala e Luli.

    1. goni says:

      prej haleve si puna jote kemi patur 50 vjet enverin, 25 salen, dhe mund te kemi per gjithe pjesen e mbetur te jetes kete ndyrsiren qe qeveris sot. ti je specia e shtypur e ketij populli, je si ai morri i zene mes dy thonjve, gati per tu shtypur. je skandaloz.

      1. Grigor says:

        Pse, demek ti je me I zgjuar nga ai komentuesi me lart? E cfare te ben ty me te zgjuar? Apo fakti qe ofendon te tjeter prapa tastieres.
        Une nuk mund te te quaj “hale”, sepse nuk te njoh fare, por mund te te them se Saliun e mbajten ne pushtet rrugace, kriminele dhe njerezit pa pike morali.
        Nanon e mbajti ne pushtet shpresa e nje populli te vuajtur se nje njeri I shkolluar dhe nga nje familjes e edukuar, nuk do te kishte paturpesine te sillej si nje alabak 20 vjecar qe edhe gjimnazin e ka mbaruar me mik.
        Gjithashtu Ramen nuk e mban ne pushtet ai komentuesin me siper. E mban perseri nje popull I tere I zhgenjyer, dhe prape me shprese se qeveria Rama me ne fund do te beje dicka. Shpresa vdes e fundit – thone.
        Neqoftese Rama ka vendosur te luaje me shprese e popullit, atehere I takon popullit ta hedhe ne plehra ne zgjedhjet e 2017-es. Atehere Rama do bjere edhe si kryeministrin edhe si kryetari partie, dhe debati qe ben kjo torollakja Hafizi (cfare mbiemri turkoshak otoman) nuk ka vlere se bashke me zgjedhjet e pergjithshme bie kryeministrin dhe kryetari i partise jep doreheqjen, qe do te thote zgjedhje ne parti gjithashtu.
        Atehere, per cfare po lufton kjo torollacka? Eshte zemeruar se Ermelinda Meksi po fiton para ndersa ajo nuk ka asgje ne dore? Pra lufta behet per perfitimet apo Jo?
        Po qe se Rama kerkon te rrije ne pushtet me force, atehere duhetvte na mbrosh ti apo Jo? Ti je trim. A ke bythe te dalesh ne rruge dhe te besh revolution? Me Enverin nuk e bere. Me Saliun nuk e bere. Po me Ramen do ta besh? Ore, as une nuk e bera, por une nuk shes pordhe neper komente si trim. Ti po ke bythe, dil ne rruge dhe bej revolution kunder Rames, se ke edhe Saliun me vete. Po nuk pate bythe, atehere, trus bythen, sic thote kuksiani, dhe rri urte e mos na bej derr derr kur nuk ta kemi ngene.
        Eshte nje popull i tere qe ka shprese e fundit tek kjo qeveri. Po nuk bene gje edhe keta, atehere hec e gjeje per ke te vitosh ne zgjedhjet e ardhshme, sepse vetem nje tufe qurrashesh kane mbetur perbalke krimineleve.

  3. Latinisht says:

    E pur si muove:

    – Se pari nuk eshte perdorur mire apo ne kontekstin e duhur nga deputetje
    – Se dyti gazeta Tema – nuk eshte latinisht

  4. kozi says:

    Mooozaaa! Te ka zene nanoscopia lali.
    ku forma po ta ndryshone ngjyren dhe jo e kunderta.
    Te kane zene lentet pluhur Moza.
    Fshiji pak qe te shofesh ma mire…

  5. Kinezi mao says:

    3 kunder dhe 1497 pro !!!???
    dhe ti mendon se ju te tre keni te drejte !!!
    e bere si ai qe u fut ne autostraden me 5 korsi ne drejtim te kundert,dhe kur pa makinat qe po vinin perballe tij tha ; po keta budallenjte jane futur te gjithe ne drejtim te kundert …..
    nuk dua te beje te zgjuarin po 3 me 1497 nuk mund te meret ne konsiderat dhe aq me teper te quhet “zeri ndryshe” i partise socialiste, ik futini nga nje pace me benin dhe lexoni nga ndonje pralle se lexon bukur ai.

  6. ZABIT says:

    LSI
    PO NDRYSHOVE KURSE MIRE DO BEJSHE SE KTO SOCIALISTET E RILINDIES JANE SI KUKLLAT RUSE KU HAP TE MADHEN DHE DEL NJE ME E VOGEL SE KESHTU SILLEN ATO DHE DUAN DHE KARRIERE NJE KARRIER PLOT IMORALITET PADE I JAPIN MEND DHE MOZES 1 NJE PROFESORE E NDERUAR PO QE NUK KA DALE NGA BLLOKU SE ATEHERE DO ISHTE PLOTESISHTE NE GJIRIN TUAJ SE PARTIA KESHTU I RRIT KLYSHET E VET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje