Strazua nxehet: Kurrë në jetë s’kam pranuar dhurata, jo më pistoletë (a je i sigurtë?)

1 Prill 2016, 20:37Politika TEMA

Gent Strazimiri ka reaguar pas deklaratës së policisë, se arma që ai ka dorëzuar, nuk është e njëjta me atë që ka pasur në protest.

Strazmiri thotë se do e çojë këtë çështje në gjykatë, pasi ndaj tij po shpifin.

Kurrë në jetën time politike nuk kam pranuar dhuratë as të lirë e as të shtrenjtë, të çfarëdo lloji qoftë, nga askush!

Në rastin konkret e vërteta del fare thjesht:

njerëz pa pasaportë edhe gjen. Armë pa “pasaportë” jo. Madje arma e pajiset me “pasaportë” ende pa dalë nga fabrika dhe quhet “enduser certificate”. Cilido që ka mbajtur, transportuar apo dhuruar një armë, duhet të paraqesë “enduser certificate” përndryshe teknikisht ka kryer veprën penale të “trafikimit të armëve”.

Nëse arma pa “enduser certificate” ka ardhur nga jashtë Shqipërisë, klasifikohet në “trafik ndërkombëtar të armëve”. Pra cilido që kërkon të vërtetën, veçanërisht media, e nxis që të kërkojë nga cilido burim zyrtar ose jo, këtë dokument që nuk lejon askënd të gënjejë apo të fshihet!

Personalisht kam pranuar armë vetëm nga armaturat zyrtare të shtetit shqiptar, në bazë të të gjithë legjislacionit në fuqi.

“Griseldi” i çetës këtë e di mirë, madje ka edhe të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për ta provuar. Në lidhje me sa më sipër, do të ndërmarr të gjitha hapat ligjore, për të çuar para drejtësisë cilindo që deri në këto momente ka prodhuar, montuar mbajtur e shpërndarë skenare të çfarëdo lloji me qëllim dezinformimin e opinionit publik dhe denigrimin e personit tim”, shkruan Strazimiri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje