Qeveria shqiptare deklaroi sot se ka arritur një marrëveshje për të hequr klauzolën e monopolit nga kontrata koncesionare e aeroportit të Rinasit, një marrëveshje që shoqërohet me vite shtesë në kontratë, të cilat ka gjasa do t’i kushtojnë shqiptarëve disa dhjetëramilionë euro më tepër.
Nga Gjergj Erebara
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës deklaroi sot se ka arritur një marrëveshje në parim me kompaninë që disponon koncesionin monopolistik të aeroportit ndërkombëtar të Tiranës për të hequr klauzolën e ‘ekskluzivitetit’ në shkëmbim të zgjatjes së afatit të kontratës aktuale të koncesionit.
Ministri Edmond Haxhinasto deklaroi se kompania ka pranuar të heqë dorë nga monopoli me kushtin që kontrata e saj të zgjatet për dy vjet menjëherë si kompensim për uljen e mundshme të të ardhurave nga fillimi i punës në Aeroportin e Kukësit si dhe me shtimin e afatit të kontratës me 0.5 vite për çdo vit pune që do të kryejë një aeroport i ri i mundshëm në jug të Shqipërisë.
“Është ditë e rëndësishme për aviacionin shqiptar, po hapim një faqe e re të zhvillimit të infrastrukturës. Besoj që qytetarët do të përfitojnë nga kjo marrëveshje e re,” deklaroi Haxhinasto, i cili theksoi se marrëveshja nuk do të ketë “kosto shtesë për shtetin shqiptar”.
Gjithsesi, zgjatja e kontratës së koncesionit më tej nënkupton njëkohësisht zgjatjen e kostove për konsumatorët shqiptarë, kosto që në një situatë normale nuk do të ekzistonin.
Qeveria socialiste shqiptare nënshkroi një kontratë koncesioni të pakërkuar në vitin 2004 me një kompani gjermane për zhvillimin dhe menaxhimin e aeroportit të Rinasit për një afat 20 vjeçar, kontratë që u kritikua që gjatë kohës së shqyrtimit në Kuvendin e Shqipërisë si e pafavorshme për vendin, pasi i lejonte kompanisë koncesionare fitime të stërmëdha në kurriz të konsumatorëve më të varfër të Europës dhe që përcaktonte një monopol ligjor 20 vjeçar në tregun shqiptar të fluturimeve ndërkombëtare. Kontrata skadon në vitin 2025 sipas afatit aktual dhe mund të shtyhet deri pas vitit 2027 në rast se marrëveshja e arritur miratohet në Kuvendin e Shqipërisë.
Por pavarësisht kritikave, qeveria e kohës përdori shumicën që kishte në parlament për ta miratuar kontratën dhe nuk mori parasysh kritikat që thoshin se një aeroport tjetër që në atë kohë qe duke përfunduar me kosto ndërtimi mbi 12 milionë dollarë, Aeroporti i Kukësit, po dënohej me vdekje që pa lindur për shkak të klauzolës së ekskluzivitetit.
Qeveria shqiptare e kuptoi shpejt problemin dhe tentoi disa herë që nga viti 2006 e pas që të negocionte heqjen e klauzolës së ekskluzivitetit, por pa sukses. Aeroporti i Rinasit përfitoi nga rritja e shpejtë e numrit të udhëtarëve si dhe nga tarifat e majme që pati përfituar gjatë negocimit të kontratës duke realizuar fitime marramendëse në vendin më të varfër të Europës. Një investigim i mëparshëm i BIRN zbuloi se Rinasi kishte fitime neto prej 8 deri në 10 milionë euro në vit dhe normë fitimi neto mbi të ardhurat prej 20-30 për qind, norma fitimi të lakmueshme këto për çfarëdolloj biznesi. Shtyrja e afatit me dy vjet ia rrit automatikisht faturën e koncesionit qeverisë shqiptare me 16-20 milionë euro të tjera. Ndërkohë, nëse qeveria shqiptare krijon një aeroport të ri në jug të vendit, aeroport që rezulton i domosdoshëm dhe financiarisht i përballueshëm për një vend që synon të zhvillojë turizmin, shtimi i afatit të koncesionit me 0.5 vite për çdo vit ekzistence të aeroportit të ri mund të kushtojë miliona euro të tjera.
Kukësi, në vend të gabuar
Aeroporti i Kukësit u ndërtua në vitin 2004 me synimin për të shërbyer pjesërisht për tregun e Kosovës, në një kohë kur Aeroporti i Prishtinës kishte një kapacitet përpunues të ulët. Aeroporti, i cili kushtoi 12 milionë dollarë, mbeti i ngrirë për më shumë se një dekadë. Qeveri të ndryshme u përpoqën ta përdorin për reklama elektorale aeroportin e ri në prag zgjedhjesh, duke premtuar vende pune në zonën e Kukësit, rajoni më i varfër në Shqipëri. Në vitin 2009, maxhoranca e kohës menaxhoi edhe uljen e një avioni në formë prove në Kukës si pjesë e fushatës elektorale. Në zgjedhjet e fundit për pushtetin vendor në vitin 2015, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë deklaroi në Kukës se aeroporti i ri mund të “punësojë 500-700 vetë”, një deklaratë që u përqesh nga ekspertët, të cilët thanë se aeroporti i Rinasit punëson aktualisht po kaq njerëz. Ministri Haxhinasto deklaroi sot se aeroporti i ri mund të hapë “rreth 200 vende të reja pune”.
Gjithsesi, ekspertët mendojnë se ndryshimet e ndodhura përgjatë këtyre 10 vjetëve e bëjnë aeroportin e Kukësit “të ndërtuar në vend të gabuar” dhe me pak gjasa për t’u zhvilluar, pavarësisht se kostot e shërbimit për avionët mund të jenë shumë më të ulëta se sa ato të Rinasit. Që nga koha kur Kukësi është ndërtuar si aeroport, një autostradë e re lidh Tiranën me Kukësin me një udhëtim prej dy orësh, nga tetë orë që qe koha e udhëtimit në kohën kur aeroporti u ndërtua. Gjithashtu, tregu i Kosovës ka pësuar ndryshime pasi Aeroporti i Prishtinës është zhvilluar duke rritur kapacitetet.
Përgjatë viteve, ekspertë të ndryshëm kanë sugjeruar që ekskluziviteti i aeroportit të Rinasit të hiqej duke e sulmuar këtë klauzolë në kontratën e koncesionit në bazë të ligjit për konkurrencën. Në të gjitha vendet e zhvilluara, posedimi i një monopoli ligjor është i paligjshëm dhe qeveria mund të luftonte ekskluzivitetin në bazë të ligjit kundër monopoleve. Por në vend të kësaj, qeveria hyri në bisedime dhe pranoi zgjatjen e kontratës së koncesionit.
Monopoli aktual konsiderohet si shkaku i një pjese jo të vogël të çmimeve të larta të biletave të fluturimeve ajrore në Shqipëri, të cilat janë krahasimisht shumë më të larta se sa fluturimet drejt vendeve fqinje, duke u bërë një ankesë permanente e operatorëve turistikë.
Keto jane rezultatrt e concessioneve socialiste te Nanos dhe do te shohim concessionet e Rames se jane 99 vjecare.
Cdoni more ne Prishtine e ne Kukes ku ngrin nga te ftohetit dhe ka ngrica pothuaj me shume se kater pese muaj ne vit.
Beni more nje Aeroport tjeter ne Tirane ose ne Durres dhe mos i lini Shqipetaret ti rrjepin si po i vjedhin keta 25 vjet kriminelet.
Beni more nje Aeroport sa me afer Kryeqytetit dhe mos u merrni me budalleqe.
Kjo mareveshje eshte po aq KRIMINALE sa edhe vajo e Fatos Nanos!
Shqiptaret jo vetem nuk do fitojne gje,por do t’i shtyhen edhe dhjete vjet te tjera me cmime disa here me te larta se te Shkupit!
VAZHDON KRIMI NE SHQIPERI ashtu sic u hesht edhe per miellin kanceroz serb te bukes sikur flitet per nje kalli misri!
Shqiperia eshte kthyer ne nje KAMP PERQENDRIMI NAZIST ku roberve u jepet buke me miell kanceroz!
Ja edhe nje here shkrimi i dhene disa here,por askush nuk ndihet:
Vazhdon krimi. Fabrikat prodhojnë miell me drithëra serbe e ruse që duhen groposur ose përdorur si tagji për kafshët
Saktësisht 1 vit më parë, pas ndalimit prej qeverisë Kosovare të kalimit tranzit të miellit e grurit serb që destinohej për fabrikat e bukës e të blojes në Shqipëri, menjëherë u dha alarmi dhe u përhap paniku i bukës“kancerogjene”, që prodhohej me miell të skaduar, me miell me stampa false që nuk i
dihej vendi i origjinës, me miell që prodhohej nga grurë e misër importi i nxjerr jashtë
përdorimit në vendet e origjinës, me miell tagji kafshësh që importohej nga Serbia
nëpërmjet Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë. Madje disa herë edhe me anije tregtare
italiane, të pajtuara nga tregtarët serbë, duke kaluar ngarkesat, tranzit nga Italia. Edhe
pse autoritet zyrtare të Kosovës, kishin deklaruar me prova laboratorike, se drithërat
dhe mielli serb që futej në Kosovë e Shqipëri, ishte për groposje ose i përdorshëm
vetëm për tagji kafshësh e ushqim shpendësh, Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit që
atëherë drejtohej nga Genc Ruli, dha garanci publike, se gruri dhe mielli serb ishin
shumë të sigurt për konsum njerëzor. Kjo deklaratë e asaj kohe rezultoi false, mbasi analizat ishin nga pala kosovare në “Laboratorin suprem të ushqimit të BE” në Romë dhe gruri e mielli që vinte nga Serbia, rezultonte jo vetëm jashtë standardit bio-ushqimor për njeriun, por edhe i infektuar nga viruse të rrezikshëm intoksikues e vdekjeprurës për njeriun, si dhe me përbërës elementesh kancerogjenë.
Fakt/ 1 vit pas alarmit, vazhdon avazi i miellrave e drithërave kancergjenë
Sot 1 vit pas atij alarmi të drejtë, të mohuar e fshehur me deklarata e copa letrash analizash false nga autoritet zyrtare ushqimore shqiptare të asaj kohe, në Shqipëri vazhdon krimi ushqimor me bukën dhe prodhimet e brumit. Vazhdon të importet miell i infektuar me elementë “vrasës” për shëndetin e njeriut nga Serbia, Maqedonia, Rusia, Greqia, Italia e deri nga Moldavia dhe Bullgaria e Rumania. Në doganat shqiptare në veri e në lindje, vazhdojnë të futen lirshëm, natyrisht me “letra analizash e sigurie” false, drithëra serbe të prodhuar 50-60-70 vite më parë, të “dozuar” me infeksione, përbërje dhe rrezatime kancerogjene, si dhe drithëra që duhen groposur si të rrezikshme edhe për mjedisin, ose që duhen përdorur vetëm si tagji për kafshët. Këto, pas një krimi të organizuar ushqimor në të gjithë linjën zyrtare të kontrollit e ligj-zbatimit, futen në Shqipëri, bluhen në fabrikat shqiptare dhe përdoren për bukë e prodhime brumi për konsum masiv njerëzor. Specialistë e ushqimit në fabrika mielli, në furra buke, në institucionet e kontrollit, deklarojnë të frikësuar “nën zë” (u ikën puna pse jo edhe koka) se gjithçka në lidhje me sigurinë e drithërave dhe miellit, kalon heshturazi, me firma e vula kontrollesh fizike e analizash laboratorike, që “vërtetojnë siguri e rregullsi” të lëndës së parë. Unë edhe publikisht e kërkoj kontrollin e specializuar e të saktë mbi miellrat dhe ‘dozat” e dyshimta me të cilët përgatitet buka “e sigurt”, siç thonë institucionet e kontrollit shtetëror. Dhe në këtë kontekst është momenti të shtrojmë disa për “linjën” e përgatitjes së bukës që konsumojmë, që siguria e pranimit dhe përdorjes së lëndës së parë: drithërave!
Një “bos” fabrike mielli në Tiranë, la 7 orë pas porte një inspektor të AKU
Dy ditë më parë, gjatë një bisede me specialistë të kontrollit të AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit), më treguan se një inspektor kontrolli i AKU (me origjinë nga Tepelena), kishte shkurre për një kontroll në një nga fabrikat “VIP” të prodhimit të miellit në Tiranë. Do të verifikonte në terren njoftimin se në këtë fabrikë prodhohej miell me drithëra që duhen groposur ose që duhen përdorur si tagji për kafshët. Gjithashtu, dot verifikonte dhe një tregues informaliteti në lidhje me faktin që ai shërbente pa licencë edhe si fabrikë prodhimi buke e prodhimesh brumi, por edhe për faktin që ai importonte edhe miell me rrezatim nga Serbia, Maqedonia, Kosova e Italia dhe hidhte në treg si miell të markës së vet. Pasi ishte paraqitur zyrtarisht tek roja i portës, inspektori i AKU kishte pritur të hynte në fabrikë për kontroll. Por roja i bëri me dije se, “bosi” nuk pranonte që ai të bënte kontroll! Edhe pas refuzimit, inspektori në këmbëngulje për të kryer detyrën, kishte qëndruar 7 orë prapa derës së fabrikës së miellit, mbasi “bosi” i saj kishte urdhëruar të mos lejohej të futej për kontroll zyrtar në fabrikë, për shkak se në atë moment, brenda fabrikës po shkarkoheshin “me aksion” në mënyrë ilegale 4 maune me targa serbe, të futura natën në fabrikë, të mbushura me drithëra prodhim serb, të ndaluara për t’u përdorur për miell konsumi për bukë e prodhime të tjera brumi për popullatën në Serbi, në rajon e në vendet e BE-së. Edhe në Shqipëri, me vendim qeverie, fabrikave të miellit u ndalohet u ndalohet kategorikisht të furnizohen me këto drithëra kryesisht grurë e misër që janë tagji kafshësh, të importuara kryesisht nga Serbia dhe Rusia, mbasi për nga siguria ushqimore janë drithëra të rrezikshëm për jetën e njeriut dhe janë të skeduar, të përdoren vetëm për tagji për kafshët. Nuk e dimë, nëse pas 7 orësh inspektori i AKU u lejua të futej në fabrikën e miellit që nuk i hapte portën, por dimë faktin që përditë në atë fabrikë dhe në gjithë fabrikat që janë ngritur në Shqipëri, vazhdojnë “gjëmojnë” sillosët e blojes, të cilët bluajnë afro 2000 tonë drithëra të infektuar me “doza” kancoregjene që duhen groposur, ose që duhen përdorur vetëm tagji kafshësh dhe nxjerrin miell për bukë për njerëzit.
Qeveria jep “siguri”, fabrikat prodhojnë miell me drithëra kafshësh e kancerogjenë
Ne u interesuam për importet e miellit e grurit në AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit), në Ministrinë e Bujqësisë e të Ushqimit dhe në doganën e Tiranës. Kudo refuzuan të japin shpjegime. E vetmja gjë që dëgjohet është propaganda zyrtare mediatike, se gjoja në Shqipëri ka siguri të plotë për produktet ushqimore të konsumit masiv të popullatës që vijnë nga importi, sidomos të miellit e bukës masive. Ky është mashtrim publik. Kur flitet për miellin, nënkuptojmë së pari bukën masive që konsumojmë dhe prodhimet e brumit për konsum familjar, prodhime ëmbëltoresh, “Fast food”, mensa konviktesh, mensa azilesh pleqsh, jetimoresh, çerdhesh e kopshtesh fëmijësh, mensa spitalesh, restorante konsumatorë të tjerë, që punojnë me produkte e gatime mielli. Po nga vjen mielli? Afro 80% e sasisë që shet tregu dhe që përdor konsumatori vendas, prodhohet nga fabrikat e shqiptare. Po me çfarë mielli prodhojnë ato? Shqiptarët hanë bukë dhe produkte brumi të gatuara me miell që “del” prej siloseve që bluajnë drithëra të “infektuar” me “doza” kancerogjene që duhen gropozuar dhe të destinuar për përdorim si tagji kafshësh, të cilat në 90% të sasisë futen ilegalisht, ose me “letra të rregullta doganore e analizash laboratorike sigurie”. Këto futen përgjithësisht nga Serbia e Rusia, vende ku këto drithëra nuk lejohen për t’u përdorur, mbasi për nga standardi i cilësisë, “moshës” së prodhimit, kalorive dhe sigurisë janë skeduar si të papërdorshëm për konsum njerëzor. Sa për kujtesë, lidhur me importet, po citojmë të plotë këtë vendim të Ministrisë së Bujqësisë e Ushqimit: “Ndalohet importi i produkteve të cilat janë te pashoqëruara me certifikata veterinare, fitosanitare si dhe fletë analize për aflatoksinat si dhe të lejohen për konsum vetëm pasi të pajisen me fletë analize nga ISUV me përqindje aflatoksinë në zbatim të udhëzimit nr. 13 datë 29.09.2010 “Mbi vendosjen e niveleve maksimale për disa kontaminues në produkte ushqimore si dhe Urdhrit të Ministrit nr.192 datë 06.06.2011 ‘Mbi Substancat e padëshiruara ne ushqimin për kafshë”.
15 pyetje për ata që kanë detyrë të kontrollojnë
1. Me çfarë mielli, përgatitet buka dhe produktet e përditshme që konsumojmë?
2. Me çfarë gruri, misri, thekre e elbi prodhohet mielli që përdoret për bukë e produkte ushqimi?
3. Në Shqipëri prodhohen drithëra buke sa për të ushqyer 100 pula në vit, ndërsa fabrikat prodhojnë deri 100 ton miell në ditë, nga importohet kjo sasi?
4. Çfarë cilësia kanë këto drithëra importi?
5. Përse drithërat e bukës, që hyjnë e përdoren në fabrikat në Shqipëri, në vendet e origjinës quhen “skarcitete”? 6. Përse lejohen të importohen përbërës kimik që nxitin tregues artificial në prodhimin e miellit e bukës?
7. A lavazhohen teknologjikisht drithërat bukës, përpara se të përfundojnë në mullinjtë e blojes?
8. A kontrollohen realisht drithërat e importit nga inspektoratet dhe laboratorët përkatës si gjendje fizike e analiza konkrete dhe të sakta, për sigurinë dhe cilësinë në pikat hyrëse doganore shqiptare?
9. Po analiza e sigurisë dhe standardeve të drithërave, a kontrollohet direkt në fabrikë, përpara se ai të futet në prodhim mielli?
10. Po analiza e sigurisë dhe standardeve të tjera të prodhimit, a bëhet kur mielli del nga prodhimi e nga fabrika dhe niset drejt tregut?
11. Si shpjegohet që nga kontrollet e AKU dhe pikat e kontrollit ushqimor doganor, prej 1 viti pas alarmit të dhënë, janë bërë 2785 kontrolle në dogana, në tregje, në furra e fabrika buke dhe fabrika e mielli e “nuk është zbuluar” asnjë rast “shkelje” në standardet e drithërave të bukës e të miellit të importuar e të prodhuar?
12. Si është e mundur, që në 1 vit “nuk është zbuluar”, nuk është ndaluar, nuk është kthyer mbrapa ose nuk është sekuestruar asnjë maune me drithëra të skaduar e tagji kafshësh?
13 Nga dhe si hyjnë në Shqipëri, maunet me grurë importi, kur në pikat doganore të Malit të Zi e Kosovës, kontrollohet realisht?
14. A ka Shqipëria laboratorë të specializuar në dogana e në qendrat laboratorike, për të bërë analizat e drithërave të bukës e të miellit të importuar, nëse jo, mbi ç’bazë të dhënash i plotëson certifikatat e cilësisë e të sigurisë, kur çdo ditë e natë ka importe, prodhim vendas mielli e buke?
15. Kur do të kontrollohen realisht drithërat, mielli dhe përbërësit që importohen për të fshehur falsitetin e cilësisë dhe standardet e tyre të munguara?
Qeveria hesht!
SHISH-i hesht!
Shoqatat e Mbrojtjes se Konsumatorit heshtin!
Prokuroria hesht!
OJQ-te heshtin!
DHE POPULLI QE E HA KANCERIN 3 HERE NE DITE…..HESHT!
Ky eshte nje veprim i drejt na kishte marre malli per me pa dicka te ber sakte na kjo qeveri 10 milion euro nuk jane asgje me sa humbin shqiptaret na cmimet e biletave dhe mungesa e nje aeroporti tjeter ne Shqiperi. Mund te ndihmoj dhe me turistet e huaj qe munde te vine me shpesh. Gjithesesi sa te kemi ministra te paaft si ben ahmeti beqja e te tjere duhet te kenaqemi me cdo minifitore qe kjo qeveri munde te na sjelli. Me keq se keta s besoj se do ket me ne Shqiperi megjithese si dihet ne e vejm kufirin shume te ulet per ta kaluar ndoshta 4 vitet e ardhsme do ket dhe me keq :). Cdo popull meriton qeverine qe ka.
Shkruajne dhe shkruajne gazerare e pseudogazetare, kjo eshte gje e mire, se cfaredo qe shkruajne, shume here dhe shpifin, gjumin e bejne te qete ne shtepi, kjo per aq kohe, sa kritikojne vetem shtetin, se kur thone dicka per ish-at, seshte cudi qe ti vene tritolin.
Kritikojne cdo gje, vetem se eshte nje nisme qeveritare e Rilindjes, se po te ishte e salehut, dhisnin ne breke, se e dinin, qe shume shpejt do te perballeshin me tritolin, se Rilindja nuk te vret dhe meqe nuk te vret, hajde te bejme gazetarin, tani qe na u dha liria.
Por e pyes gazetarin Erebara, jep nje mendim se si mund te zgjidhet nje pune, qe ai qe te fuste tritolin e ka lidhur, ne menyre te pazgjithshme?.
Ka gazetare trima, por ata qe na dalin si gazetare trima, tani qe salehu iku, jane thjesht pseudogazetare.
23 vjet u vodh, u shkaterrua, u dogj, Shqiperia dhe tani dalin pseudot dhe na bejne kritikun, deri dje ishin tulatur mbas monitorit, sot dalin dhe tregojne pse u be kjo.
U be o derdimen gazetar pseudo, se ishte e vetmja zgjidhje e mundshme.
Po ka dhe nje zgjidhje, metoda e Enver Hoxhes, qe zgjidhi ne metoden e njeanshme, kontratat qe ishin lidhur me kompani e shtete te huaja, para ardhjes se komunizmit.
Porbesoj se kete se do zoti gazetar i fjales se lire, qe ke lirine, pa friken e tritolit te djeshem.
Po si nuk paska kosto shtese kur atyre do tu shtohen vitet e koncensionit te rinasit? Kur pavaresisht kesaj ne rinas nuk do te kete sherbim me kosto te ulet, por ndoshta ne ate te kukesit. A perben veper penale kjo marveshje ne deme te shqiptareve, e cila sigurisht qe eshte korruptive, a ka prekuror ky vend apo edhe vete prekurori eshte i korruptuar dhe per te keto veprime konsiderohen normale. A duhet te kete prekuror te pavarur, te licensuar, privat ky vend qe te ndjek penalisht edhe kryeministrin dhe kedo tjeter , qe nuk eshte ne rregull me ligjin, apo do te vazhdohet me prekuroret qe vendos partia per te ndjekur penalisht qytetaret por jo partine, jo kryetarin,jo ministerin etj.etj.
Dicka sh sh e rendesishme nuk thuhet as ne artikull as nga qeveria: Aeroporti i Kukesit eshte i paperdorshem per avione linje nga 30-40 pasagjere e siper, kjo per arsye teknike te ndertimit dhe te kodrave dhe maleve prane. I vetmi aeroport i mundshem per avione Airbus/Boeing me kapacitet 100 pasagjere e siper eshte ai i Kucoves qe mbetet aeroport ushtarak ku lodrojne lopet e kullosin dhente.
ore qeveria ka plane te miratoje ato projekte qe nuk realizohen, keshtu deshtimin e kane te sigurt, dhe leket I marrin me kollaj meqe nuk ka per tu perdorur…
Ne Kucove, tere investimet duhet te vene te aeroporti, dhe qiveria nuk ka nje plan te tille.
Plani I qiverise eshte te marre 3/4 e investimeve, po ngeli gje, do bejne ndonje piste ne Kukes, qe mos zot mos na e lene pa drita arinjte, se besoj nuk ka ngelur ndonje lope e gjalle. Jane bere dhe ato me taksa, ose I pushkatojne kuksianet si ate shqiponjen.
Me nje fjale gjergj ekspert cuperlina nuk thote as mish as peshk. Pyetja per shqitaret eshte a do kete low cost fliturime tek ne pas nenshkrimit tw kesaj marreveshje ? Dhe nese po mbeshtetur ne klauzolat e kesaj marreveshje sa mund te jene kostot shtese ne rastin e flutirimeve low cost krahasuar me vendet e tjera ? Keto jane pyetje qe kerkojne pergjigje
Aeroporti ii Kukesit do sherbeje per uljen e ngritjen e avioneve te deputeteve ?
Kukesi te shihet mos i jepet Nato-s. Ndosha per tregun e turizmit dimeror! Nese deshtim, ata qe bene dhe ata qe e miratuan, demshperblim nga xhepat dhe te qerohen nga institucionet publike.
Po or ti do prisni turistet per turizem dimeror ashtu sic vrisni shkabat. Ohu o loku sa larg jeni ndaj konceptit te turizmit te civilizum. Do zoti po te vjen aeroporti per te shku tek vllai ne itali se per gje tjeter nuk ke per t’i pa hajrin.
keto para duhet ti pagoje Fatos Nano ai eshte shkaktari I kesaj kontrate te qellimshme ne deme te interesave te qytetarve