Komediani Gjerman, Jan Bohmermann ka publikuar së fundmi videoklipin e një kënge që po bëhet virale në rrjet. Nën hashtag-un #makegermanygreatagain, një tallje ndaj sloganit të Donald Trump, kënga “Ji Gjerman” ka kaluar shifrën e një milionë klikimeve brenda 24 orëve.
Ajo që e bën interesante, veç ngjashmërisë në muzikë dhe video me stilin e grupit të njohur Gjerman, Ramstein, është e edhe teksti i këngës, që lavdëron vlerat moderne dhe liberale të Gjermanisë, ndërsa hedh tej të shkuarën e saj të errët.
Vlen të thkeskohet se kënga “Ji Gjerman! Ji i mirë!” vjen pikërisht në kohën kur Europa është duke përjetuar krizën më të madhe të refugjatëve, por edhe ngritjen e ekstremistëve të djathtë.
Videoja ka marrë kritika kryesisht pozitive, por nuk kanë munguar as komentet negative ndaj Bohmermann.