Në spitalin rajonal të Gjirokastrës punonjësit largohen nga puna me short me letër me vrimë

4 Prill 2016, 18:48Sociale TEMA

Fiks Fare tregoi sot mekanizmin e largimit nga puna të 10 punonjësve të këtij spitali, një short i organizuar nga Drejtoria e Spitalit.  Një short me leter me vrime.

Bëhet fjalë për shkurtime në administratën e këtij spitali, ku drejtuesi i këtij institucioni ka ndjekur këtë rrugë për të justifikuar largimet nga detyra.

Një ish- punonjëse e këtij spitali, e cila ka punuar si sanitare për 27 vjet në spitalin rajonal “Omer Nishani” të Gjirokastrës, Ziliha Voco, i është drejtuar redaksisë së emisionit Fiks Fare për të denoncuar mënyren e largimit të saj dhe 10 punonjësve të tjerë të spitalit nga puna.

Ajo tregon së para një jave drejtori i spitalit të Gjirokastrës, Krenar Kulla, ka mbledhur 40 punonjës, sanitare dhe punonjes magazine, dhe ka hedhur një short.

Ajo thotë se në një tavolinë u vendosën 40 letra, ku shkruhej “Qëndro” dhe “Largohu”.

Zonja që u ankua në Fiks Fare thotë se ajo tërhoqi letren ku ishte shënimi “Largohu” dhe se në atë moment u ndje shumë keq..

Tha se “nuk kishim guxim ta kundërshtonim shorteun, asnjëra nga punonjëset e pranishme nuk foli”.

Sot është në hall, pasi ishte e vetmja që sillte një rrogë në familje, ka dy djem pa punë, bashkëshortin pa pune dhe një kredi për të larë.

Vetë ish- sanitarja e spitalit të Gjirokastrës shkon në zyrën e drejtorit të spitalit, Krenar Kulla.

Në bisedë me të, drejtori e pranon se është organizuar një short dhe se ishte në hall së kishte tre muaj që e zvarriste këtë pune, se nuk dintë kë të hiqte e ke të mbante.

Kur bashkëshorti i ish- sanitares i kërkon drejtorit që t’ia shpjegojë edhe një herë si e bëri shortin, drejtori i përgjigjet se bashkëshortja e tij e di shumë mire.

Një tjetër punjonjëse e këtij spitalit gjatë bisedës me ish- sanitaren tregon se të gjithë në këtë spital e dinë për këtë short, që është një turp dhe se punonjëset që morën pjesë në këtë short të organizuar nga drejtori bënë shumë gabim që e pranuan të tërhiqnin letrat

Fiks Fare kërkoi një përgjigje nga drejtori i spitalit rajonal të Gjirokastrës, zoti Krenar Kulla

Ai nuk e pranon se ka organizuar një short të tillë për shkurtimet që ka firmosur javën e kaluar. Madje e quan të papranueshëm një gjë të tillë. Pranon gjatë bisedës me gazetaren e Fiks Fare se janë bërë 10 shkurtime dhe se këto shkurtime kanë qenë në sanitarë dhe mjekë.

Madje drejtori pranon se gjatë bisedës që ka patur me ish- punonjësen e tij, ka përmendur fjalën short.

Më pas ish- punonjësja e këtij spitali hyn në zyrë dhe i këkron drejtorit se ai e kishte organizuar shortin. Gjatë debatit me ish-sanitaren e spitalit, drejtori i këtij institucioni e mohon të ketë organizuar short, megjithëse zonja Voco këmbëngul se shorti ishte organizuar dhe ajo së bashku me disa kolegë të tjerë ishin larguar nga puna pasi kishin tërhequr letrën me shënimin “Largohu”

8 komente në “Në spitalin rajonal të Gjirokastrës punonjësit largohen nga puna me short me letër me vrimë”

  1. Anonim says:

    Po cfare faji ka drejtori, me fut shpirtin ne gjynah. Ke te heq kur te gjithe jane hallexhinj.
    Drejtor me te mire skemi pare.
    Por fatkeqsi me te madhe spaska, me fut shpirtin ne gjynah. Cfare dreq vendi jetojme

  2. Ilo says:

    Konkurset e administrates me shortin kocos dhe Lsi rrofsh o Rilindje e bere me keq se Saliu se ai te pakten te thosh je kunder meje do ikesh je me mua do punosh po jo si kjo

  3. lani says:

    Drejtori spitalit eshte nga me te miret ne detyre.Ka drejtore qe nuk dine te flasin.nuk dine te shkruajne, nuk dine asnje gje, vetem dine qe jane drejtore dhe i ka emeruar tjeter kush.Shiko drejtorin e INSIG, OSHEE etj.Vrojto sekretarin e prefektures, nendrejtorin e spitait, kryerregjistruesin e ZRPP etj.Mjere populli i Gjirokastres se nga kush do te zgjidhe hallet qe ka.Eshte turp te thuash sot se ishim me mire kur ishim me keq.

    1. Kominatsi says:

      E paske daje drejtorin. Prandaj i vjen mortja PS-se se vendosin barinj dhe fillojne e shajne njeri-tjetrin. Gjithsesi gjesti drejtorit qenka per tu lavderuar perderisa e ka hedhur me short e nuk paska kerkuar leke

      1. viva la LSI says:

        Nuk eshte i ps drejtori eshte i lsi..ka qen dhe drejtor prokurimesh ne ministrine e shendetesise ne kohen kur tavo ka qen minister.

    2. per Lsi says:

      Mos je gje me LSI-ne ti vella se te gjitha postet qe permende pak me siper jane poste qe i kan njerez te PS…ikni mor plehra se krenari eshte super hajdut..hajdutet e lsi sju vjen turp kanceri ketij vendi…meqe thua keshtu mer listen e te punesuarve plehra dhe shikoje sa jan futur nga ps ne pune ne spital dhe sa nga lsi…eshte raporti 13 me 1 per lsi..flet ti injorant i lsi.

  4. exact says:

    Drejtori e ka bere si burrat. Se po ti kishte caktuar ai emrat e atyre qe do largoheshin do thoshin qe ka bere pazare dhe ka marr pare ne dore.

  5. bib3roni says:

    Drejtori duhet të japë dorëheqjen dhe në vend të tij duhet të vendosin ndonjë fëmijë kopshti , se për intelekt qënka zero.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje