Pas arrestimit të Jurgen Kurtit dhe dajës së tij Leonard Ristani për vrasjen e Artur Kurtit (i ati i Jurgenit), policia publike detaje të reja nga ngjarja që ndodhi mbrëmë në zonën e ish Bllokut.
Burime zyrtare i thanë gazetës Panorama, se daja i Jurgenit, Leonard Ristani akuzohet për vrasjen e kunatit të tij, Artur Kurti.
Sipas uniformave blu ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë se Ristani ka marrë thikën dhe ka qëlluar për vdekje Kurtin, bashkëshortin e motrës së tij.
Ndërsa Jurgen Kurti, i biri i viktimës, akuzohet për bashkëpunim në krim, pasi ka ndihmuar dajën e tij të qëllojë për vdekje të atin.
Ngjarja ndodhi pas kërkesës për divorc që Shpresa Kurti i kishte bërë bashkëshortit.
Artur Kurti i lidhur me një 25-vjeçare, e cila ishte shtatzënë?
Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Artur Kurtit mbrëmjen e djeshme.
50-vjeçari dyshohettë ketë qenë i lidhur me një vajzë 25-vjeçare.
Madje ajo ka qenë edhe shtatzënë.
Sipas disa raportimeve, dyshohet të ketë qenë pikërisht kjo arsyeja përse bashkëshortja Shpresa Kurti i kishte kërkuar divorcin.
Por Artur Kurti e kundërshtonte divorcin dhe për këtë arsye e ka dhunuar disa herë.
Ka qenë pikërisht dhuna ndaj bashkëshortes shkaku i konfliktit të djeshëm ku Artur Kurti mbeti i vrarë.
Hallal u qofte!
Aq mire ia kane bere se e meritonte ne se ka patur lidhje me nje 25 vjecare!
Aq me treoer qe kete plkehre e ka urryer edhe i biri i tij!
undefined
Cesht kjo llogjik si u vriska baba pse shkoi me i tjeter
po pse shkruani “ka qene shtatzane”? Nuk eshte me?Apo ia fusni kot pa asnje prove apo konfirmim.
Nuk e vrau se shkollave me tjeter po se I dhunonte te emen
Kete gje sjell degjenerimi i shoqerise, krimin.
Nuk e justifikoj vrasjen, eshte nje cmenduri e vertete, por shthurja e pamase po godet psikologjikisht familjet qe po shkaterrohen si pasoje.
Na mbyten garat…….