DEBATI i sherrit në Kuvend/ “O kolerë, o ordiner…, mbylle o qen”

8 Prill 2016, 09:18Politika TEMA

Ky është debati që shkaktoi dje incidente deri fizike në Kuvend.

Deputeti Erjon Braçe ka replikuar me Berishën pas akuzave të tij ndaj kryebashkiakut të Divjakës, ndërsa më pas kanë shpërthyer fyerjet e sharrjet nga të dyja palët.

Sali Berisha: Po marrim Divjakën, ku qeveris sipas informacioneve të shumta, të paverifikuara natyrisht, një trafikant prostitucioni, njëfarë Fredi, Fredi Kokoneshi.

Alfred Peza: Kush e thotë që është e vërtetë? Ky është kryetar bashkie.

Flamur Noka: Ashtu është ashtu.

Sali Beirsha: Zotëri, ligji i dekriminalizimit do të tregojë është apo nuk është. Po ja çfarë bën Fredi, sesi e fut në xhep milionin e dollarëve. Kemi një tender, i cili është tender i hapur për asfaltimin e rrugës Mërtish-Tre Urat, merr pjesë “Alba Construction”, më kanë thënë, por nuk e di sa e vërtetë është që është kompani e të vëllait të Bashkisë së Vlorës. Ndoshta nuk është e vërtetë. Dhe kjo “Alba Construction”, që më thonë se është një kompani serioze, ka ofruar për të fituar tenderin 212 milion lekë. Tenderi i jepet kompanisë tjetër “Salillari”, me 317 milionë lekë, me 1 milion dollarë më shumë vetëm për asfaltim. Mund të çohet deputeti i Vlorës dhe të thotë që kemi mbajt me hatër, po këta s’kanë hall tjetër, vetëm hall xhepi. Salillari i ka ofruar kryebashkiakut dhe deputetit 1 milion dollarë, po kjo është “kafe”…

Erjon Braçe: A je prind ti? A ke fëmijë ti atje në shtëpi? Unë nuk e di se si ndihen ata fëmijët e tu kur më dëgjojnë mua kur të përmend vrasjet në mes të bulevardit. Atyre mbase u vjen mirë, secilit prej tyre mund t’i vijë shumë mirë se kanë një baba trim që vret mu në mes të bulevardit, që vret prindër. Nuk vrau politikanë në 21 janar, por vrau baballarë të zakonshëm shqiptarë të këtij vendi. Po ta përsëris, ata mund të ndihen mirë, por vëre veten në vendin e fëmijëve të atij tjetrit që përmende ti dhe që thua i kam të dhënat të paverifikuara, por ai ka shitur femra. Po ke turp? Turp a ke? Po si ka mundësi që s’ke lënë shqiptar në këtë vend pa përmendur këtu dhe pa përlyer, duke thënë vazhdimisht që i kam të dhënat e paverifikuara. Po kush je ti mo që paske fituar të drejtën që me gjëra të pavërteta të vish këtu të fyesh, të poshtërosh, të vrasësh, e t’u marrësh jetën familjarisht njerëzve? Kush je ti more, kush je ti? Ke 21 vjet që bën këtë gjë, e ke bërë me këta të tutë njëherë. Se po shikoj njërin që po qesh (Arben Ristani).

Arben Ristani: Po qesh se je një burrë kone…

Erjon Braçe: Po, buçe, po, buçe. Po, buçe…

Arben Ristani: Boll ti, o kone e vogël, që je sa këpuca ime.

Ilir Meta: Ju lutem, zotërinj deputetë…

Jozefina Topalli: Nxjerre përjashta atë…

Erjon Braçe: Po, buçe. Po, buçe… o buçe…

Ilir Meta: Ju lutem, ruani qetësinë, mos provokoni tension.

Erjon Braçe: Po të them edhe një herë tjetër, e ke filluar me këta të tutë. Nuk ke lënë njëri pa përfolur nga këta të tutë këtu. Nga rreshti parë deri tek i fundit. Ti, ti…

Sali Berisha: Po ke marrë 1 milion dollarë me Kokoneshin…

Erjon Braçe: Po do vish ta provosh në gjykatë…

Sali Berisha: Prandaj kërcen ti. Ke marrë 1 milion dollarë…

Erjon Braçe: O Sali, mos bëj si qen. Sali, mos bëj si qen.

Ilir Meta: Ju lutem, do të detyrohem të bëj pushim…

Sali Berisha: Prandaj e mbron ti Kokoneshin, se ke marrë 1 milion dollarë.

Erjon Braçe: Mos bëj si qen. Ulu aty se ka ik koha jote. Ulu aty se e di unë ça halli ke ti. Ulu aty.

Ilir Meta: Zoti Braçe, ju lutem…

Jozefina Topalli: Nxjerre merr jashtë atë…

Sali Berisha: Ti je një këlyshi i vogël që leh këtu, por dollarë ke marrë shumë.

Ilir Meta: Pesë minuta pushim…

Erjon Braçe: Dëgjo ti, o qeni i madh, dëgjo…

Sali Berisha: O këlysh, o kone…

(Edi Paloka shkon të largojë Braçen nga foltorja. Garda mbron deputetin e PS)

Edi Paloka kap Braçen prej krahu: Ik largohu prej këtu…

Sali Berisha: O kolere, ordiner, do t’i nxjerr të gjitha…

Erjon Braçe: Po ça ke mo? Nxirri mo të gjitha… Nxirri, o rrugaç, o rrugaç…

(Deputeti Braçe qëndroi në foltore, i mbrojtur nga garda dhe deputetët e PD që donin t’i afroheshin. Pas pushimit, rinis seanca).

Ilir Meta: Rinisim seancën, fjalën e ka zoti Braçe…

Edmond Spaho: Zoti kryetar, kërkoj fjalën për procedura.

Ilir Meta: Po ia kam zotit Braçe, e kishte ai radhën…

Debatin e plote e lexoni ne “Panorama”

4 komente në “DEBATI i sherrit në Kuvend/ “O kolerë, o ordiner…, mbylle o qen””

  1. mero i bazit te canes says:

    Duket qe i ka djegur shume Braçes ! Se eshte hedhur te 21 janari pa kuptim fare !!!!

  2. Kiu says:

    Bravo, kur deputetet flasin me kete gjuhe, gardisti vret gruan se nuk i dha karikuesin e telefonit, piloti i helikopterit ben video selfi ne “krye te detyres”, etj. etj…

    Dhe hajdarer qe votojne cuditen pse kane 25 vjet qe po perdhunohen nga politiqenet…

  3. Ilia says:

    Kafsheri ne Albanistan

  4. vaso says:

    politika e PS shprehet nga dy fshatare te rendomte,TAULANTI dhe ERIONI.Eshte e vertete qe me 21 janar nuk u vrane politikane.Ata ishin larguar duke lene turmen pa koke dhe situaten qellimisht jashte kontrollit.Shqiperia eshte nen pushtetin e inferioreve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje