I “dashur” Sali,
Të gjithë ata që kanë njohur PD-në kanë njohur edhe Ismail Mulletin. Disa me admirim e disa me zili, por e kanë njohur, pasi në fillimet e pushtetit të PD ai kishte gjithë lekët e PD. Lokalet e para të Admiralit në Tiranë i hapi PD dhe mbulesë ishte Il Mulleti siç i thoshte Ed Paloka se linte ndonjë lek aty, por ia falte ai. Me ato lek mbahej RD-ja, Tribuna Demokratike dhe ndonjë gjë brenda selisë së PD.
Pastaj erdhi Shqiponja, tregëtia e naftës me Milosheviçin, dhe Ili u bë partner 40 me 60 me Shqiponjën me urdhërin tënd dhe të Tritan Shehut. Pastaj Tritani i gjeti ca letra me vlerë dhe e bëri 60 përqind Ilin. Pastaj mes plumbave të 97′ me firmë të Genc Pollos dhe me vulë tënden, Ili u bë 100 përqind pronar i pasurisë së PD që e kishte përmes firmës Shqiponja. Bëhet fjalë për Tajvanin që e ke aq merak tani. Sa për dijeni Ili e shiti 750 mijë tek një biznesmen grek dhe iku në SHBA. Po stë ka dhënë gjë ty, pyet Pollon se atij i duheshin lek atëherë kundër teje. Për PD e di që si ka dhënë asnjë lek dhe mori në qafë dhe Albina Kamaitoron që kërkonte të drejtën dhe e detyrove të degdiset në Kanada emigrante, vetëm pse këkroi trasprencë për lidhejt e tua dhe të pollos me Il Mulletin.
Kështu iku hera e parë e pushtetit tënd, o Sali. Në fund të mandatit pronat dhe parate ia dorëzove Il Mulletit.
Por fati u përsëritka. Edhe në herën e dytë historia t’u përsërit.
Ili u kthye prapë në Shqipëri me rikthimin tënd, o Sali. Bëri ca punë me Pollon, por s’u eci mbarë me bankat në Qipro. Dhe në fund shpëtimin e gjeti tek ty. Të gjithë e dinë se pas teje ekspozimit që vajza jote e pati me studion ligjore sidomos në çështjen Ansar, gjithë klientët e saj i kaluan Tefta Zakës. Zaka bëri ARMO-n, ALBPETROL-in dhe pastaj gjithë konçesionet e tua. Zaka, Sali është gruaja e Il Mulletit, se mos nuk ta ka thënë Argita? E mori edhe këtë konçesion për këtë punë. Ridvani i cili hyn tek rraca e ministrave që dhe kundërshton, këtë herë e firmosi si një nder për ty, prandaj mos e shit tani.
Ismail Mulleti i cili po lakohet këto ditë është burri i Tefta Zakës, avokates së njohur, studioja e së cilës ka drejtuar disa nga privatizimet problematike në Shqipëri. Ajo ka qenë përfaqësuese ligjore në privatizimin e ARMO, privatizimin e dështuar të Albpetrolit dhe shumë kompanive të huaja që kanë marrë konçesione në Shqipëri në kohën e Berishës.
Një nga partneret e kësaj studio, Entela Shehaj është po ashtu aksionere me 10 përqind në një kompani të përbashkët të Ismail Mulletit dhe izraelitit Akin .
Kjo shpjegon faktin përse Ismail Mulleti u gjend në qendër të kësaj stuhie. E vërteta është se në qendër të saj është studioja ligjore e besuar e familjes Berisha gjatë tetë viteve në pushtet.
Konkluzioni është që Tefta Zaka është më e fortë se Mulleti në këtë histori. Dhe natyrisht më e fortë se është njeriu shumë i lidhur i vajzës tënde Sali. Ndaj mos u nxito të thuash e njoh nuk e njoh, e kam takuar se kam takuar. Ka gazetarë që kanë inxhizime sesi një anëtar i Gjykatës Kushtetuese thotë që nuk ia prish dot Berishës, nuk e kthej dot konçesionin. I dhimbte shumë familjes tënde kthimi i këtij konçesioni, ndaj i referohesh Gjykatës Kushtetuese. Ajo të ka shpëtuar paret, por nuk të shpëton dot nderin. Ne do ti shkojmë deri në fund. Dhe nuk ka rëndësi nëse paret i ka në Kanada apo Zvicër. Ato do ti dorëzosh në Tiranë, o Sali.
Drejtësia fillon me marrjen të pandehur të gazetarit që ka inçizime që kompromentojne një antar të gjykatés kushtetuese dhe nuk I ka çuar ne prokurori. Sala&Co janë jashtë hekurave te burgut sepse ka bastardë te tillë . Kur të ndajnë qelinë bashké atehere është bërë drejtësi në Shqipëri.
Ata bastarde jane kanceri i vertet i kesaj shoqerie, abuzojne me injorancen e te tjereve, ne vend qe ti ndihmojne.
Ore teveqel kur i paska dhimbt kaq shume pse nuk e ke prish zotrote 3 vjet. Ik ore legen se u ngopem me rrena
Atehere pse ministri aktual i financave dhe kryeministri po shtyjne qe ky koncesion kryekeput i korruptuar te aktivizohet duke u cuar letra kompanive qe preken nga ky koncesion jo me shume se nje jave me pare!!!! Ata ose duhet ta anullojne ose te denoncojne ne prokurori keto akuza dhe pastaj drejtesia te beje te veten. Kjo tregon que edhe kjo qeveri eshte e lyer deri ne gryke. Sa turp.
Mero i dashur, po deshe mos e boto, por e vërteta është se “RD”-ja e viteve të para shitej aq shumë sa nuk kishte nevojë për financim, madje ajo financonte disi edhe vetë PD-në. Zoti Balla, së paku në këtë rast, ja fut kot.
Cubi sali me ndihmen e plepave dhe gjithe zagareve dhe sahanlepiresve e futi drejtesine ne kthetrat e tij e beri si institucion privat dhe prandaj ka bere shume zullume pa patur frike nga askush. Per sa kohe drejtesia eshte inegzistente me Llallet, e ndyraq te kesaj kategorie kot qe harxhoni kohen duke lehur.Ne USA ose ne nje vend ku ligjet jane te forta vetem me nje te dhjeten e poshtersive dhe hajdutelleqeve Sali baba kishte shkuar ne karrike elektrike ose burgim per jete. Ne se doni drejtesian te filloj nga puna e rregulloni ate.Ne cdo vend tjeter me kete kusari qe eshte bere populli do ti vinte fkaken vendit por populli yne I vobekte I lodhur ku ne njeren dore kazmen dhe ne tjetren koq…t.
Sali Berisha leket i ka ne Majlazi ,Turki dhe ne vendet arabe .
Duhet te plasi ndonje skandal nderkombetar diku ne bote si kjo e kesaj “Panama Papers”qe te shkundemi dhe ne nje cike me gjithe keto skandale financiare qe ja kane marre frymen ketij populli te shume vuajtur,dhe keto vetem sa per show,se te jete per politikanet tane ,te gjithe i dine keto pislliqe dhe vetem lloqe Kavaje gjithe keto vite duke u justifikuar me korrupsionin ne drejtesi per te cilen moren dhe voten e popullit por me sa duken bathet jane larg pashket thote populli.
po zamir mane kur do kapet ? pasuria e popullit shqiptar
Do dali Berisha me i pasur se Putin