Deklasifikimi i emaileve të shkëmbyer mes Hilari Klintonit dhe këshilltarit të saj të besuar, Sid Blumenthal, ndihmon për të kuptuar arsyet për të cilat SHBA, Franca dhe Britania e Madhe nisën, në vitin 2011, luftën për të vrarë Gedafin
Groposur mes mijëra faqeve të korrespondencës së fshehtë të ish sekretares së Shtetit, Hilari Klinton, që tashmë është bërë publike nga qeveria e SHBA, gjendet një shkëmbim emailesh mes Klintonit dhe këshilltarit të saj të besuar, Sid Blumenthalit. Ka të bëjë me Gedafin dhe ndërhyrjen e koordinuar të SHBA në vitin 2011, për të rrëzuar udhëheqësin libian. Ka të bëjë me flororin, dhe një kërcënim potencialisht ekzistencial për të ardhmen e dollarit amerikan, si monedhë rezerve botërore. Ka të bëjë me planet e asaj kohe të Gedafit, për një dinar të konvertueshëm në flori për Afrikën dhe botën arabe, prodhuese e naftës.
Dy paragrafë në një mesazh të deklasifikuar së fundmi, nga serveri privat i përdorur prej klintonit gjatë luftës që përfundoi me shkatërrimin e Libisë së Gedafit në vitin 2011, zbulojnë arsyet e vërteta, që janë mbajtur tejet të fshehta, të luftës së administratës Obama kundër Gedafit, që në mënyrë cinike u pagëzua “Përgjegjësia për të mbrojtur”.
Sipas një rrëfimi të kohës të botuar në Nju Jork Tajms, që citonte burime të rëndësishëm të administratës së SHBA, Hilari Klintoni formonte (bashkë me Samatha Pouerin, asistente e lartë në atë kohë, në Këshillin e Sigurisë kombëtare dhe me Susan Rice, në atë kohë ambasadore në OKB), triadën që shtyu Obamëntë ndërhynte ushtarakisht në Libi. Klintoni, e mbështetur nga Pouer dhe Rice, arriti të dalë mbi sekretarin e Mbrojtjes të asaj kohe, Robert Gates, si dhe Tom Donilon, këshilltarin për Sigurinë kombëtare.
Tani, një pjesë e arsyeve të paktën, nisin e shfaqen prej deklasifikimit të shkëmbimit të emaileve mes Klintonit dhe Blumenthalit. Ky i fundit ka qenë avokat i Bill Klintonit në kohën e të famshmes cështje Levinski.
Për shumëkënd mbetet ende mister arsyeja përse Uashingtoni vendosi që Gedafi duhej eleminuar personalisht, dhe jo thjeshtë rrëzuar si Mubaraku. Klintoni, kur u informua për vrasjen brutale të Gedafit nga ana e terroristëve të “opozitës demokratike” të al Kaedës, deklaroi për CBS, duke përdorur një shprehje të famshme të Jul Cezarit, se “Veni, Vidi, ai vdiq”.
Sipas zbulimeve më të fundit, nuk ka qenë një vendim personal i Hilari Klintonit, ai i rrëzimit të Gedafit, por është një vendim i marrë në qarqet më të lartë të botës financiare amerikane.
Ndërhyrja kishte për qëllim që të fundoste një herë e mirë planet e Gedafit për të krijuar një monedhë afrikane dhe arabe, e cila do të zëvendësonte dollarin në tregtinë e naftës. Që kur monedha e SHBA braktisi sistemin e konvertueshmërisë me flori në vitin 1971, ajo ka humbur shumë vlerë në raport me arin. Shtetet prodhues të naftës arabë prej kohësh ankoheshin për zvogëlimin e të ardhurave nga shitja e naftës, të fiksuara me dëshirën e Uashingtonit, që nga viti 1970, me dollarë amerikanë, ndërkohë që inflacioni i dollarit është rritur me më shumë se 2000% nga 2011.
Në një email të deklasifikuar kohët e fundit, që Klintoni i dërgonte Blumenthalit, i datës 2 prill 2011, ky i fundit zbulon arsyen përse Gedafi duhej të rrëzohej. Duke thënë se citonte një burim jo të mirëidentifikuar, “sfera të larta”, Blumenthali i shkruan Klintonit: “Sipas informacioneve të ndjeshëm që zotëron ky burim, qeveria e Gedafit zotëron 143 tonë flori dhe një sasi të ngjashme në argjend… Floriri është akumuluar përpara rebelimit aktual dhe ishte i destinuar të përdorej për të krijuar një monedhë panafrikane, bazuar në dinarin-floririn libian. Bëhet fjalë për një plan të destinuar për t’u ofruar vendeve afrikanë frankofonë, një alternativë të frangës së dikurshme franceze”.
Në dekadën e parë të këtij shekulli, vendet e OPEC të Gjirit arabik, si Arabia Saudite, Katari dhe të tjerët, kishin filluar të investonin seriozisht një pjesë të rëndësishme të të ardhurave nga nafta në Fonde sovrane, të ndikuar edhe prej suksesit të madh që kishin patur Fondet e naftës në Norvegji.
Pakënaqësia në rritje për luftën e SHBA kundër terrorizmit, për luftërat në Irak dhe Afganistan, dhe në përgjithësi për politikat e SHBA në Lindjen e Mesme pas 11 shtatorit, i shtyu pjesën më të madhe të vendeve arabe që të investonin një pjesë të madhe të fitimeve në fondet e pasur të kontrolluar nga shtetet, duke mos ua besuar më duarve të bankierëve të Nju Jorkut dhe Londrës, sic ishte bërë zakon pas vitit 1970, kur cmimi i naftës u ngrit në qiell, duke i dhënë kështu jetë atyrë që Henri Kisingeri i quante “petrodollarët”.
Në vitin 2009, Gedafi, në atë kohë president i Unionit afrikan, propozoi që kontinenti në depresion ekonomik, të përshtaste “dinarin-floririn”.
Në muajt që i paraprinë vendimit të SHBA, Britanisë dhe Francës për të siguruar një rezolutë të OKB, e cila ishte motivi juridik për ndërhyrjen e NATO-s për të shkatërruar regjimin e Gedafit, udhëheqësi libian po punonte pikërisht për të realizuar një monedhë, dinarin, që do u shërbente shteteve naftëprodhuese afrikane në transaksionet e shitblerjes së naftës në tregun botëror.
Nëse ky projekt do të realizohej, në një moment kur bursa e Nju Jorkut dhe Londrës ishin zhytur në krizë financiare, atëherë ky do të kish qenë fundi i hegjemonisë financiare dhe sistemit të dollarit.
Bota.al
Kjo eshte genjeshter!
Ameriqia donte te vinte demokracine ne Libi, ja shiko sa vend demokratik edhe i paqte eshte sot Libia krahasuar me kohen kur drejtonte Kadafi.
Pyetja qe duhet ti bejme vetes eshte cfare do vertet amerika edhe cfare mesim duhet te nxjerrim nga rasti i libise ne si shqiptare?
Genjeshter???? Me falni po ku jetoni ju? Keto emaile jane bere tashme publike dhe dihet gishti I kesaj gruaje te semure ne kaosin ne lindjen e mesme e me tej.
lexoje komentin deri ne fund para se te pergjigjesh
Ok te kuptova.
Keqkuptim, te kerkoj ndjese.
Pas viteve 70-te kur Dollari u largua nga garancia e rezervave te Arit, besimi te kjo leter po shkonte ne zero dhe duhej bere dicka qe kjo te mos ndodhte. Pikerisht ne kete periudhe, lindi edhe Petrodollari. Nje historik i shkurter per Dollarin.
Pas luftes se dyte Boterore, Dollari u pranua si nje kartmonedhe shkembimi nderkombetare, me garancine e Federal Reserve ne USA, ku cdo shtet i cili dispononte Dollare, mund ti konvertonte ato ne Ar automatikisht kur te deshironte. Kjo marreveshje u shkel, kur Franca kerkoi ne vitet 70-te te konvertonte Dollaret ne aksesin e saj kundrejt vleres ne Ar metal. Franca u rrefuzua dhe SHBA-te te cilat dolen hapur kunder marreveshjes per konvertimin e Dollarit ne metal te cmuar. Ky veprim e zhyti besueshmerine ndaj Dollarit afer niveleve zero. Per te shpetuar Dollarin, Federal Reserve nepermjet qeverise Amerikane te Nixon, lidhi nje marreveshje me Arabine Saudite dhe vendet e OPEC, e cila i detyronte keto vende prodhuese qe te shisnin naften ne tregun nderkombetar vetem me Dollare, dhe ti investonin keto dollare ne borxhin publik te SHBA-se duke blere bono thesari (Treasury Bonds). Ketu lindi dhe Petrodollari. Vlera dhe besueshmeria e Dollarit, tashme u transferua nga garancia e sasive te Arit, ne garancine e tregtise se Naftes.
Ky sistem u lekund kur Sadam Husein filloi te shiste Naften e Irakut me Euro. Gjithashtu Irani refuzoi qe te shiste Nafte ne Dollare, dhe kunderpergjigjia ishte sanksione ekonomike pa fund. Libia kishte vendosur qe te fillonte dhe te shiste Nafte ne Ar. Gjithashtu edhe Siria po bente te njejten gje. Kjo do te niste nje ortek te vendet e tjera prodhuese te Naftes, te cilat do ta braktisnin Dollarin perfundimisht. Kjo do te sillte nje zhvleresim te menjehershem te kesaj kartmonedhe. Elitat Financiare private ne SHBA, te cilat prodhojne Dollarin dhe ja huazojne ate qeverise Amerikane me interesa, nuk mund qe ta pranonin kete. Qeveria Amerikane eshte thjesht nje fasade dhe kukull, e cila kontrollohet totalisht nga keto Elita te cilat veprojne ne hije. Prandaj edhe politika e Amerikes nuk perfaqeson interesat e Amerikaneve apo njerezimit, por te bankiereve te cilet kontrollojne gjithcka.
Per ata qe i quajne keto teori konspirative, doja te thoja qe te zgjohen dhe te kuptojne se cfare vertet ndodh ne Bote. Neqoftese keto jane pallavra dhe teori konspirative, atehere perse elitat financiare dhe qeverite te cilat kontrollohen nga to, bejne te pamunduren per ti baltosur, sulmuar deri edhe eliminuar ata qe kane guximin te thone te verteten. Perse tremben kaq shume nga dicka, e cila sipas tyre eshte nje genjeshter? Ne fund te fundit, perse duhet te marrim per te vertete, propaganden dhe mashtrimin qe na servirin nepermjet mediave dhe qeverive te cilat jane ne pronesi ose investohen dhe kontrollohen nga Bankieret?
Jo mo, ca floriri, cne lobet financiare hebreje!! Ata e bombarduan per demokracine, se e kane shume xhan lirine dhe te drejtat e njeriut! Cne Amerika te bombardoje per naften apo per floririn!!
Ah kta jane te dhj..fsha Enver Hoxhen !!!!!!!!!
Ky edhe eshte i tere qellimi i dokrrave te tilla konspirative. Nje i cmendur dhe perverz si Gadafi ne nje shtet te zgjebosur si Libia te permbys monedhen e sistemin monetar boteror $ qe as superfuqia ekonamike Kina se ben dot dhe ate me dinarin libian/afrikan me ndihme te 140 t0n flori….!!!!
E pse te mos e bente? Pse duhet te gjithe te marrin per baze dollarin? Te dhjefsha dollarin pra
Sa njerez u vrane vetem per te plotesuar tekat e ameriqise?????
Hillary duhet cuar ne Hage per krime kunder njerezimit
Hillary eshte nje plake e cmendur e komanduar nga lobet qe financojne ate dhe OJQ e burrit te saj.
Si grua apo si demokrate nuk ka dale nje here te vetme kunder luftrave qe gjenroi SHBA 15 vitet e fundit.
sulo bir rritu dhe kupto qe nuk ka tboj aq shum se kush esht kina …apo 140 ton ar o k..
ka tboj nafta aty esht leku
SHQIPERINE MONSTRA E KA SJELLE BUZE GREMINES TASHME
DHE E HEDH ATE BRENDA KUR TE DESHIROJE AJO DHE ASNJI SHQIPTARE
NUK MUNDET TA SHPETOJE DOT SHQIPERINE
SEPSE SHQIPTARET U TREGUAN ME PEDERA SE CDO PEDERE I VENDEVE ISLAMIKE
TE KSAJ BOTE
SHQIPERIA SOT VAZHDON TE HECE ME PATERICAT QE I KA MONTUAR MONSTRA
QE NE CDO KOHE MUNDET TA ULI NE BYTHE ATE
Po sa trapa jeni e sa komuniste idiot vazhdoni te jeni duke besuar gjithe idiotesite marksisto- majtiste antiamerikane qe botohen here pas here.O milet ,po dinari libian do rrenonte ekonomine amerikane e planet ekonomike te Gedafit per Afriken.Po blerja e naftes nga SHBA e Perendimi u tha mundesi vendeve arabe per nje kohe te shkurter te kalojne nga mesjeta ne modernitet.Po se kane zgjedhur te jene shoqerisht fanatike e obskurant nuk ka faj as SHBA e as Perendimi.Se kane zgjedhur ne vitet 2000 te zbatojne sheriatin kudo e ne cdo gje e te flasin akoma per lufte ne emer te Zotit eshte tjeter histori kjo.Vetem Demokratizimi i jetes shoqerore ne vendet arabe ,do ti shpetonte keto vende nga intoleranca mes tyre e mes vedit.Sic mposhten fashizmin ,komunizmin eshte e sigurt qe bota e qyteteruar do mposhte dhe fanatizmin.
Ore ndonjehere them me vete, shyqyr qe jemi te vegjel e skemi ndonje nafte te madhe nentoke, se do na kishin bere me keq se jemi. E se kane per turp fare keta…… nja 4 dite disinformim ne media, percarje mes popullit, i fryjne ndarjeve fetare, krahinore, e te cojne me shume ne p. te semes se sa jemi…….. (dhe pastaj organizojne konferenca ku thone se ne po ndihmojme demokracine) kane edhe humor……
Ik o Ylli, ha ca trahana akoma, se nuk je per keto pune ty.Po pse Albanistanin nuk e krijoi Amerika duke e ditur qe ne 1912 en popullsia e Albanistanit ishte gjysma Islamike dhe gjysma Orthodokse.
Plani I Amerikes ishte qe te krijohej nje shtet qe te jete bela per shtetet e kufizuara te saj Orthodokse se lufta eshte kunder Rusise dhe jo Terrorizmit.
Kjo u tregua me bashkepunimin me Talibanet kunder Rusit, kjo eshte e verteta.Kjo eshte edhe aresyeja qe Amerika donte nje Ahmet mbret dhe
Sali burre shteti dhe jo Fan Nolin.E mendoni ju nje shtet qe Arvanitasit luftuan me Greket kunder Turkut dhe 70% Islamike te ashtuquajture Shqipetare si do ishte Ballkani kunder edhe Sllaveve?
Sa per Shqipetaret e vertete Arvanitasit , Greket , nuk ju nxi menderja Amerikes, se do konflikt.Prandaj edhe mbeshtesin Turqine kunder Rusise eshte qellimi.
Kush pyet sot per Demokraci verem interesa.
Kjo qe edhe aresyeja qe Fan Nolin nuk e donin Amerikanet dhe nuk e njohen se donin nje Ahmet dhe Sali
O internet qe ke perhap budallallekun me shumice. Del nje idiot qe perkthen me gabime, pastaj del nje idiot tjeter qe nje teori rrugesh vendos ta botoje si fakt te rendesishem, pastaj del nje koqe “enter” qe vendos pikat mbi I. O perndi cke ber qe sole internetin , I ke dhene megafon e fuqi zeri cdo idiotic mbi toke.
O koqe po bej nje kerkim te shkurter ne GOOGLE perpaa se te llapesh helm. Bota ka rreth 171,000 ton ar. me 140 tonet e Kakamit te Libise do I beje presion dollarit? O perendi pak lexim e pak arithmetike duhet per te kuptuar cfare thua eshte gomarlllek me brire.
ja po ta bej une arithmetiken qe te kuptosh cfare thua eshte nje idiotesi:
1 ton ar kushton perafersisht 43 million dollar. Atehere
43 million dollar toni x 140 ton ar qe kishte Kakami = 6,020,000,000 ose 6 bilion e 20 millio dollar
43 million dollar toni x 171,000 ton ar qe gjenden ne bote = 7,353,000,000,000 ose 7 trilion e 353 milliard
kjo arithmetike eshte thjesht per te tregur qe 140 ton nuk I hyne as ne bythe nje shteti me permasat e frances e anglise jo me amerikes.
Kjo eshte pa llogaritue ekonomine, assetet, e burimet e tjera qe llogariten ne prurjen ekonomike te nje vendi.
Koqe mos merr flak si kashta- leri emocionet perdor edhe trurin ndonjehere
Bota Sot alias Pravda/Borba. Çudi si kosovaret e harruan per nje grusht rublash se ishin amerikanet e Klintonit qe larguan nga Kosova padronet e Botes.Shqiperia ka filluar dhe eshte bere interesante jo vetem per gjitonet por edhe per miqte e larget rus,